Kastriot Marku
| Thursday, 03.24.2011, 04:30 PM |  

Kastriot Kol Marku  ka lindur më, 30.09.1970 në fshatin Skuraj të rrethit Kurbin. Ka kryer shkollën 8-vjeçare në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme dega Agronomi e ka kryer në Milot në vitin 1990.

 

Në vitin akademik 1995-1996 është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi". Ndërkohë vijon studimet doktorale pranë Qendrës Albanologjike me temë: Shkolla Letrare e Franceskane e Shkodrës.

         Ka bashkëpunuar me shumë organe shtypi shkencorë e letrarë si; Rilindja Demokratike, Shekulli, Gazeta shqiptare, Mësuesi, Kurbini, Kumona e së Diellës, Orana, Kuq e Zi, Revista Pedagogjike, Emathia, Kisha dhe Jeta etj., me mbi 50 artikuj të ndryshëm për letërsinë dhe kulturën shqiptare. Për disa kohë ka qenë kryeredaktor i revistës kulturore “KUQ E ZI”, e cila botohet në Bruksel (Belgjikë), ndërsa aktualisht banon në Milano dhe është kryeredaktor i revistës Miqësia/Amicizia. Prej vitit 2006 është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të rrethit Kurbin.

 

Ka botuar:

 

Poezi: Përhumbje, (poezi), Camaj-Pipa, Shkodër 2001. 84 ff. ISBN: 99927-49-51-2.

 

Studime letrare: Kritika dhe studimet letrare shqiptare në revistën “Hylli i dritës„(1913-1944), (studim), Camaj-Pipa, Shkodër, 2000. 62 ff. ISBN: 99927-41-90-2.

 

Studime historike:

 

        1. Arsimi në Gallatë, Chaminade, Lezhë, 2005. 69 ff;

2. Kishat e Kurbinit. (Kishat dhe organizimi kishtar në Kurbin), Geer, Tiranë, 2008. 418 ff. ISBN: 978-99956-22-22-0.

 

Guidë turistike: Miloti, Guidë/Guida, shqip-italiano, Milot, 2007. 40 ff. Miloti, guidë, Milot, 2008. 20 ff.

 

Librin didaktik: Libri i provimit, gjuha shqipe dhe leximi letrar” (për mësuesin dhe nxënësin), Chaminade, Lezhë, 2005. 235 ff.

 

Ka përgatitur për botim: ILLIA, Frano., Famullia e Milotit. (Famullia e Shën Nikollës (Milot), Famullia e Shna Prendes (Gallatë), Famullia e Shna Vlashit (Skuraj). Shkruar në Milot në vitet 1962 - 1967. Përgatiti, Kastriot Marku, Chaminade, Lezhë, 2006. 254 ff.

 

Është përfshirë në: Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501-2001. hartuar nga Hasan Hasani dhe botuar nga Shtëpia Botuese Faik Konica, Prishtinë, 2003. f. 292 A.

 

VELLIMI POETIK

 

MARKU, Kastriot., Përhumbje, (poezi), Camaj-Pipa, Shkodër 2001. 84 ff. ISBN: 99927-49-51-2.

 

Kam adhuruar Zotin, nënën dhe babanë tim që më sollën në jetë ditën e 11 shtatorit të vitit 1970. E kalova fëmijërinë siç mund ta kalonte një djalë fshati, pas zogjve dhe topit të futbollit. Gjyshja ime e mirë ishte lektorja e parë që më mësoi përralla, uratë dhe rrëfime nga Bibla. Fliste rrjedhshëm,  qartë e pas pushimeve të vogla me “qeraste me arra fiq të thatë e fruta të tjera në pikun e frurit”. Fillova të lexoj edhe shumë libra jashtë programit mësimor, dëshirë të cilën ma edukuan mësuesit e leximit të cilët, më rekomandonin disa prej tyre e që megjithëse me mundësi të vogla ekonomike, unë nisa të blija ndonjërin e kështu do të niste udhën e saj edhe biblioteka ime. Libri i parë që kam lexuar ishte me përralla dhe i shoqëruar me fotografi në të cilat një tufë ujqërish shqyheshin me njëri-tjetrin. Më vonë kjo skenë më është shfaqur vazhdimisht, pasi e tërë jeta jonë, një luftë e tillë kishte qënë më të vërtetë. Nisa të shkruaj hartime të lira dhe më vonë edhe ndonjë varg, por nuk kënaqesha me to dhe kështu ishte zjarri ai që i lexonte e i interpretonte mesazhin që mbartnin. Studimet universitare hapën mundësi që të kuptoj më mirë fenomenin e artit bashkë me studimin e tij. Që prej asaj kohe e që tash po bëhen 10 vjet një pjesë e poezive janë ruajtur, e që këtu po dalin prej vetvetes. E ndjej se po testoj guximin që më ka munguar gjer më tash, por që do të më jetë i tillë nëse ju të dashur lexues do të sforcoheni sado pak për të komunikuar me këto tekste në heshtje.

 

Nëse do t’ju mërzisin, unë jam këtu.

Ju faleminderit.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •