Cikël poetik nga Kreshnik Ibrahimi
| Saturday, 04.23.2011, 08:51 AM |  

Kreshnik Ibrahimi

 

 

AKUAREL

 

Deliresia e diskut t'henes

buis ne syte e tu!

Bozhur,floku yt!

Hoje-hoje

rri shtruar mbi supe!

Ti je e paqete!

C'ne ti ne kete bote?

Buzeqeshja jote

ortek zjarri

e shkrire si flakerime

mbi debore!

C'ne ti zane e malit,

rrenje mberthyer mbi trup?

Nga te pa qene

ti rishtas linde,

ciken zjarret

ne nje trung!

 

 

 

MBËRTHYER NË HOJE

 

Po shplekset uji ne qiellin

e nderthurur te qepallave

dhe po grish

per riga!

Vesa

po bie mbi fjongo!

Mberthyer ne hoje,

te ndritur ne syth!

Mbi kraherore malesh,

po perderdhet,po breron!

Si ujevare!

Po zhunoj dorebardhen,

te mbeshtjellur

ne pellembezhveshuren!

Kristali

po puq gishterinjte

lemonjes,

lakuriq!

Sterngjeshur si rrenje!

Ne dore

qe po ndrit si hene!Te dua.

Mos u fsheh pas perdes

se lumit!

Ti zane ne zhufke te palmes!

Brigjeve te rerosur

po zhdavaritet era!

Po sodit ozonin,

pershkendine yjeve te zjarrit!

 

 

SYTE E TU - PRUSH

 

Ne preherin

e puhise,

te endrres se jetes

po te te perkund!

Po te skalis

nga brenda!

Thesar

qe pleksesh

si lume!

Aty,

nder shtigjet

e diellshterurit

vervullore!

Kurore

mberthej mbi te!

Shkarazi,

silueta jote!

Ne zgafelle

po lundron!

C'po zhagalon

yjeve te qiellit!

Amshueshem!

Po perkoq

prushin,

ne sy te perflakur!

Smerald te arte,

margaritare

te perndritur, syte e tu!.

 

 

TIMBRI I JETES

 

Timbrit te jetes,

ia shkoqa

kengen e pashuar

si te bilbilit.

Maleve te blerta,

rrepires se gerxheve!

Uji,

rrapellin,

shkumbon nen hije!

Jetes,

ia zgjodha

ngjyrerat e ylberit

amshueshem!

Ne te, pa gdhire,

muzgut te mengjesit!

Po zvarget dheu,

mbuluar me yje!

Aty,

po kullon!

Siper mollezave

te perskuqura,

djersa!

Ne dejet e honit

te punuar,

po firon!

Aty,

po mbjell jeten!

Qe perendia po e krijon!

 

 

TI,FLAKADAN

 

Ne logun e rrepires,

nen flegra,

po perpij djersen

e njelmet!

Qe,shiko si po viron si krua

ne pirgje kodrash

ndare me dysh!

Ne rrezgun

e diskut te diellit

te perskuqur,

flakadan!

Po gelltit

e vershellen!

Shkarazi

ne degeza ky lume,

shperdredhur mbi trup!

Ferferin,

ere e kthjellet permbi kozmos!

Mbi cati,

dore shperderdhur

me bucima kumbon!

Defrehu ti,

e bardh' e tejmalit!

Rroce syzeze!

Une po mbeltoj thesarin,

per ty!

Te perfalem Ty,

Hyji yne!

 

 

METAMORFOZE

 

Po kaperdihet dhe ky bilbil.

Nje fole zogu,

tejbrigjeve te Atlantes,

po fle ne mugetire te gjysmehenes!

Po firon nder mjergulla,

ne kete diell driteshterur!

I delire,

engjell i sapoprekur

qe boten e prek me sy!

I virgjer ne brendi!

Hurdhe shpirti,

vaj femije!

Siperthi,

rreken kristal rublash,

mbi flegra

qe lehtas riguan!

Yt vella,

s'te shkoq nga yjet!

Ti po ik,

e une shperqendrohem!

Ne zhavor nga te pa qenet,

lumi po shnderrohet ne flake

dashurie!

 

Kushtuar nipit tim Gencit qe gjendet ne Amerike

 

 

KAMUFLIM SIRENE

 

Bule mengjesi

buzeqeshja!

Zhveshur,

nen honin e dritherimave

te dhembeve te bardhe!

Po ndricojne yjet,

kemisha jote!

Rreth e perqark

zgavrat

kandil gjithesie!

Ne syth,

po rilind sirene deti!

Syte e saj

gjerdan perlash,

thengjill ndezur,

ne mugellime hyjnie!

Ajo,

po kredh valeve!

E zhukat palmes,

ne muzg gjysmeerresire!

Po perthur e pleks

mendafshin,

mbi kraherore zberhyer!

 

 

FERGELLIME QIRIRI

 

Fergellon qiriri,

ne qiellin krahehapur!

Po valeviten hojet,

gershete-gershete!

Te sperderdhur,

nder shtigje te malit!

Po rrufit,

buzendaren!

Me vershim,

te territ te nates!

Zbardhuline shtati i saj,

shkoqur ne dysh!

Ne zberthyerjen,

e kopseve te ngjeshura!

Supit te bardhe,

po ia tradheton

lakuriqesine!

Po feksen syte,

te ndare

ne pellg lumi!

Flakerimethi,

po kroloj mbi te!

Trup i sterngjeshur,

floket e shpupurisur,

flladi po ia trazon!

 

 

TI VARKE QE ME GRISH ME FLLAD

 

Vals i mbremjes

krelat e tua!

Univers

i pa fund!

Varke e mbushur

me plot vela!

Ne puhize

te qiellit,

vershon!

Perthith eren,

sodit rrezgun!

Syte e saj

meteor!

Ne muzg

te mbremjes

ato zhdehen,

vale-vale,

perflakerojne!

Valsi jetes

na perngjet!

E perpiu

si pike loti!

N'vagellim

te vajit te lumit,

yjte e ndritur

ne na mbet!



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •