Arqile Gjata: Jeta më vjen si poezi
| Monday, 05.02.2011, 09:20 PM |  

Arqile Gjata      

JETA MË VJENË SI POEZI

Tri veçori pikasen lehtë teksa lexon poezitë e A. Gjatës. Poezi që ndërtohen mes një itinerari  logjik të mendjes, gatesë elokuente të shpirtit dhe paraqitjes estetike...

Fatmir Terziu

Arqile Gjata është sot, sipas bindjes sime, modeli i rezervës poetike të pashprehur në vite, modeli i këmbënguljes për të pasuruar fjalën deri në bashkëjetesë artistike me detajin poetik, model i përpjekjes për të shpërthyer digën e moshës deri në daljen ku ndriçojnë format bashkëkohore të të shprehurit poetik.

Novruz Abilekaj

***

Në shpinë mbaj gjurmët e së shkuarës

të rënduara nga koha.

Udhëtar i përjetëshëm i genit tim

e lë veten peng të së ardhmes,

lëkundem në shtratin e shpresës.

****

Me derën e shpresës të lënë hapur

lypa pak buzëqeshje për të shkrirë varfërinë.

Në gjithë kohërat vrapova nëpër skenat e punës

të blija me djersën time

ca të qeshur dhe dashuri.

E shkuara më vjen si poezi

Nesër, në majat më të larta

U ndjeva mirë kur Arqile Gjata më besoi të jemi syri i parë në përgatitjen e këtij vëllimi me poezi që “maten sup më sup„ me më të arrirat e ditëve të sotme.

U ndjeva mirë sepse kam qenë rreshtuar në skeptikët e poezive të para, kam paragjykuar daljen e tij me vonesë në mejdanin ku beteja artistike është më e mprehtë se në çdo fushë tjetër të artit.

Tashmë, duke parë ngjitjen e suksesshme vertikale të Gjatës, po e riformuloj hap pas hapi opinionin tim. Ardhja në dorë e tufës së poezive që do të përmblidhen në këtë vëllim ishte rasti më i përshtatshëm për këtë riformulim.

Krejtësisht e paprofetizuar prej meje dhe prej miqve rrotull nesh ky vertikalitet gjatë përjetimeve të fillimit, kur dukej sikur autori sapo filloi bëlbëzimet.

Nuk ndodh asnjë çudi sikur ta shohim nesër në majat më të larta, atje ku shpatojnë vetëtimat …

Novruz Abilekaj

Përfytyrime nëpër vargje...

*  *  *

Të shikosh dëborën dhe erën

kaq afër nëpër fshat e t‘i ledhatosh me duar cung

në këto vise të veriut,

rrezikon të trembesh nga ulërima e egërsirave,

që si muzikë-Pop- bredhërijnë

nëpër shtëpitë e fshatit.

Në ish sheshin e Katundit

Grinden humburat melodi

në skamje për kufoma këngësh,

dhe shëmtitë e tyre shëtisin asfalteve

për të qenë të lumtur një çast.

*  *  *

Kishte sëmundje të keqe...

Sytë i dridheshin nën mbulesën e qerpikëve të gjatë

me bojë dyshimesh shkruar.

Dikush e ngriti në krah deri te frymëmarrja,

që i përgjigjej peshës së tij të lodhur.

Kështu, përsëri zbriti të ndiqte shtëpinë e vet që lundronte mbi lumë.

*  *  *

Duke ardhur rreth e qark vetes për të parë,

çfarë kam për të lënë peng,

si një mendim i prishur

rrjedhojë e fërkimit me jetën

m‘u tha qëllimi i vetes

të shkoj te pragu i një kasolleje,

ku jeta ecën shaluar mbi një mëz

për të gjuajtur lepuj.

*  *  *

Në kohën e divorcit, sot, kujtimet më të bukura

shkruhen në “bashkëjetesë”

Pëllumbat fluturojnë nëpër aerodromet e shpirtit të mangët,

të patejdukshme, si smog ndër sytë e ngjyrosura,

të thara nga padashuria.

Trembja Poetike

A të mjafton vetmia e trupit tënd...?

*  *  *

Ta shporrësh jashtë derës atë,

që dikush e pret me trembje.

Ai është misterioz,

struket diku thellë në mendjen tënde...

*  *  *

Përkrah mendjes misterioze

mjegulla e qullur nga dhimbjet e gjymtyrëve

vajton intuitën e milingonave

të tmerrshme.

***

Milingonat...!

Nuk i keni parë rrugëve pafund,

se si tremben nga jeta në globalizëm

edhe pse nuk fluturojnë, ato zhyten thellë

në metrotë e tokës.

*  *  *

Dhe vjen shiu litar i dhunon,

i mjeron,

i sakaton

milingonat “zuzare”.

Trembeni?!

Trembeni...?!

Të gjithë trembemi,

dhe toka rreth hijes së saj,

dhe yjet atje lart,

rëzohen në vrimën e zezë nga bukuria e hënës.

*  *  *

Tremben vargjet nga duart e ndrydhura,

trembet shiu nga barku shtatzan i lumit,

trëmbet syri nga rrezja e diellit ngjyrë ari.

*  *  *

Nga heshtja e bukurisë

po tremben vjershëtorët

me sy mbetur te fjala.

*  *  *

Në qiell po dëgjohet muzikë,

retë e bardha po luajnë balet në ajër,

nga majëmalet fluturojnë hije njerëzish të trembur,

si shpend të flamura.

Të gjithë,

në mënyrën e vetë sodisin heshtjen e bukurisë,

dridhur nga frika si lypsarë.

*  *  *

Aty, nën lëkurën tonë të trembjes,

me përbuzje

shkulim bimët e bukurisë së shkuar

për të shkruar poezi të palumtura.

*  *  *

Heshtja e bukurisë veshur me rrobat e pikturës

qesh e qan nën frikën e vetmisë

nga tallëzitjet e çmendurisë së kohës

për jetën dhe vdekjen e së ardhmes.

Dhjetor 2009, Athinë

Kali i jetës sime

Hipur mbi kalin e jetës

udhëtoj në hapsirë për të kapur vetveten.

Në shpinë mbaj gjurmët e së shkuarës

të rënduara nga koha.

Udhëtar i përjetëshëm i genit tim

e lë veten peng të së ardhmes,

lëkundem në shtratin e shpresës.

Me brishtësinë e fjalës së sotme

mendimi im jep koncert

për të shkundur këto re të ngarkuara

dhe mbushur një boshllëk

të kësaj moshe që kërkon blerim.

Në konakun e emigrimit

I lodhur...,

ulur në oxhakun e mendimit,

vendosa të rrugëtoja në tokën e kurbetit,

si udhëtar i një emri brigjeve të jetës

të shkoja mik në Konakun e tjetrit.

Me derën e shpresës të lënë hapur

lypa pak buzëqeshje për të shkrirë varfërinë.

Në gjithë kohërat vrapova nëpër skenat e punës

të blija me djersën time

ca të qeshur dhe dashuri.

Kështu,

i shpenguar me dhembshuri

përqafova rreth vetes  njeriun e kurbetit.

Ekziston diçka sot

Tek qetësohesha poshtë qiellit

gjeta një mendim të shkruar nëpër re:

-Ato që ikën s’kanë më frymë!

Ekziston sot diçka që s’e ke parë kurrë.

Afroju!

Ta prekësh krah hapur lulishten njerëzore,

parcelë njomëzake e ndarë në vuajtje

nëpër rrugë dhe kulla të zhurmshme.

Dhe era e këngëve kundërmon aromë sysh,

si motërzim shpërthimesh

nëpër autostradat e mendimeve.

Ku luhet pjesë me fëmijët

për t’i lënë lamtumirën stinëve,

e për të sulmuar kështjellën e kohës

drejt majave ku duam të arrijmë.

Si në përrallë

Dje…

Njeriu,

statuj e lashtësisë në shtegtim

të syrit tonë

… si në përrallë.

Luftëtarë të ndritur ,

nga të shenjtat eshtra rrëmbenin

shpirtërat e të vdekurve

… si në përrallë.

*  *  *

Sot…

I lajthitur,

duke përkëdhelur qenin,

njeriu hamall me flok gri

fle bashkë me njeriun lakuriq,

që ende lundron me varkë

të ndihmojë të marrët

…si në përrallë.

Mbetëm larg …

Sa keq,

që nuk lundruam së bashku në dashuri …!

Eja!

Merrëm një copë herë prej dore

të vizitojmë ato kopshte dashurie

që i kam baritur netëve pagjumë.

Do ta kërkojmë njeri-tjetrin

duke u dalluar nga shija e flokëve,

të pafuqishëm do mbahemi në kujtime,

veç sytë do puthen si dikur.

Janar 2010  Athinë

Ai...

Ai lehtësisht në dorën e majtë

mbanë dëshirën e tij

drejt ngjitjes së një kodre.

Në të djathtë diçka femërore shijon

shumë të virtytshme.

Me të dy krahët luan shpejt

pjesë argëtuese,

mishërim i shijes të ringjallur përsëri

nga jeta e tij ironike,

që ende nuk është e mrekullueshme.

Englantina

Eglantina kalon orë intime

me poezinë.

Këtë e thotë autografi im

për librin që kam në mendje.

Zgjas dorën të mbledh shkronjat,

të josh Englantinën me lotin tim,

t’i them:

-Kjo është fytyra ime...!

Fjalët e Pemëve

Në 45 vjetorin e lindjes së studiuesit dhe krijuesit Fatmir Terziu

Fjalët e pemëve më mbetën në kujtesë...

Zhytur në përfytyrimin e tyre,

Unë, njeriu, loz e qaj,

rrugëtoj në burimin e  fjalëve.

Hipur nëpër shpinat e kopshteve,

pyjeve dhe deri në pemët e vetmuara

më trazohet një dëshirë,

të dëgjoj fjalët e pemëve...

Nga goja e pemëve thithim aromë mendimesh

edhe në se u thyejmë krahët nga xhelozia,

apo i gjymtojmë sipas buzëqeshjes sonë,

përsëri erërat s’ua vjedhin dot këngët.

Fjalët e pemëve,

nën këmbët e njerëzve flijuar

hiri i tyre dhe në gjumë na viziton.

*  *  *

Nëpër qytete dhe larg tyre

shëtisin pemë me pamje fisnike

-Hajt të pimë një gotë

me lëng fjalësh nga jeta e pemëve,

dhe t’ju urojmë:

Jetë të gjatë e paqe...!

Korrik 2009  - Athinë

Njerëzia

Njerëzia ...

prej vitesh është novatore e urrejtjes,

si motra e së shkëlqyerës

dhe flakë e barutit poetik,

si përzierje sëmundjesh

ka të bardhën e syve të qytetërimit.

Njerëzia ...

dhe dje dhe sot, drejtë rrugës

së “ Perëndisë së Madhe”,

me shpirtin dhe kurmin e saj,

me veten lufton,

pleksur me përzierje identitetesh

botën sundon.

Kur vdesin  njerëzia,

nga frika

varrosen thellë,

duke mbushur thesarin e ëndërrimeve

me fytyrë të akullt.

26.7.2009

Në kopshtin e dashurisë sonë

Në kopshtin e dashurisë sonë,

po i gëzohem një luleje

të mbjellë në kohë të rinisë...

Flokët e ndritshme të kohës 60 vjeçare

feksin dashuri

nga dashuria jonë.

Ende Asaj i lëngëzojnë sytë dhe i qeshin fjalët,

prej shkëlqimit të vështrimeve

akoma kemi shumë dritë

e tingëllima e jetës na mirëpret.

Dritarja e shtëpisë buzë detit

na buzëqesh që të mblidhen brenda saj

buzët e fëmijëve...

E dashur!

Duke parë detin,

do përsërisim dëshirën tonë:

-Të jetojmë

deri sa të bien yjet e mbrëmjes së gjatë…!!

Në 60-vjetorin e lindjes së Xhenit

Vlorë 9-1-2010

Fytyra e fotografisë

Në perëndim të vitit...

i habitur vështroja fytyrën e fotografisë,

nga malli

ajo dëshironte të shkëmbente disa urime.

Kudo dëgjoheshin hapat e rrugëve,

përshëndetje sysh

dhe fytyra në rrugëtim për diku larg.

Të pambaruarat mbrëmjet vlonjate

sodisin nga deti e deri lart

duke prekur ndjeshëm fytyrën e fotografisë.

Fytyra e fotografisë fle

mbi valëvitjet e vargjeve

kundërmuar aromë dëshirash,

që sa po kanë filluar të nanurisin

nën hijen e hënës verdhuese të fillim vitit.

Nën xhamat e hollë të syve

ndizet përsëri agimi i një dite tjetër nga ku;

Shumë gjëra të vogla-a të mëdha,

të harruara-apo të shndritshme,

të fjetura-ose të vërteta

ikin dhe shpërndahen

për të lënë pas

kopshtin tonë të këngëve.

Vlorë  6-1-2010

E kuqjaraki

Dje...

Të nesërmen e darkës së madhe

djem këmishë-bardhë, mustaqe-spic

hedhur mbi sy buzëqeshjen dhuronin të kuqen raki.

Gëzohej djalëria nga rakia e kuqe

rrjedhur nga poshtë këmbëve të trëndafilta

të dashurisë virgjërore.

Sot...

në natën e lodhjes së madhe

muret e virgjërisë thërrasin përmallshëm

gjysëmburrërinë vjeshtore.

Krehur nga erërat, djemuria

mbushin enët e lashtësisë me parfum,

që frymëmarrin të dëshpëruar në qetësinë e natës.

Nesër...

Ata brenda qendrës së tyre

të shpërndarë në qiellin gri, të shkelur e me fytyrë të vetmuar,

do kujtohen të thonë:

E kuqjaraki i përket legjendës njerëzore!

Ps:Kjo poezi është frymëzuar nga një traditë e vjetër(zakonore) që djemtë e fshatrave të jugut të vendit bënin të nesërmen e dasmës së tyre.

Athinë  Dhjetor 2009

Ty Shkodër të qoftë e mbarë!

Në prehër të Bunës,

Shkodra luan me hënën të rehatojë Drinin.

Rend qyteti në rrjedhën e ujërave

për të kapur imazhin e përkujdesjes së vetvetes

nga shakatë e zërave të politikës.

Ju u shkritë, u tretët, ende nuk jeni lagur,

por mbytur deri në mes,

deri atje ku arrin këpuca e padrejtësisë.

*  *  *

Pemët e Shkodrës pse s’kuvendojnë?

Ne e dimë...

jeni miq me fisnikërinë.

Fytyrën aq të bukur me tualet humori,

pse e keni lagur...?

Ne ende e kemi nëpër sy buzëqeshjen shkodrane.

*  *  *

Ty Shkodër të qoftë e mbarë...!

Ndërtuar mes këngëve e qerpikëve të dhimbjes

në çdo kohë,

në zemër të fjalës ke qëndruar Zonjë.

Po tani Shkodër...?

Dëgjo Bunën si qanë

dhe Drinin si këlthet nëpër diga!

Kështu,

sot je velë e bardhë ujore në zemrat tona.

Janar 2010

Vendi im Kërkëllin Vajtueshëm

Vendi im, jugë e shi,

qielli prerë nga vetëtimat,

Ishull shpërndarë nëpër ujë,

i bukuri, vendi im.

Drejt tij gjithçka fluturuese

kërkëllinë vajtueshëm virgjërinë.

era dhunshëm loz.

Për gjatë ditës,

Gri, i qulltë qielli, ajri, toka.

Mbrëmjeve

vendi pikëllimë ngjyrash

si mendim në fluturim,

shpend të gjalla firuar nga uria.

Nëpër rrugë të shkara

vendi im

ecën me mushka e xhipa drejt tokave të vjetra

e nëpër det,

njeriu luan monologun e shishes

veshur me gjethe greke a romake.

I lajthitur

nëpër sheshet e fshat-qyteteve

vendi im përtyp i verbër,

ato çka i kanë mbetur nga torba e gjyshërve,

me dëshirë t’i vërë zjarrin pranverës vyshkur nëpër pyje,

ku fëmijë topbore heqin vallen

e Lek Dukagjinit.

20-2-2010         Athinë

Shkronjat e Prillit

Triptik

Në Mëngjes

Në sheshin me qiparisa

mes të vdekurve

lëkunden kryqet nga era e lehtë.

Aty nëna dhe ime mbesë

nga avllia e tyre kundrojnë kalimtarët.

Më poshtë, mes barit dhe lule

pi kafe me raki im at.

Ata ikën në të kaltërtën pjesë të qiellit

në prag të shpërthimit të sytheve.

Në orët e ditës

Lypësi i butë...

me të brendshmen e dorës fshin mermerin

e vendbanimit të tim eti.

Dhe fryma ime përpëlitet

duke admiruar fotografinë e qelqtë

mbi kokën e babait të ndjerë.

Natën

Në sheshin me qiparisa

nga hapësira e detit hynë me forcë era,

të strehohet, të dremisë

bashkë me të vdekurit nën gurë

a mermer ngjyrë çokollate...

për tu larguar në orët më të vona.

11-4-2010

Për Kohën

Ata flasin për Kohën...

Nga mënyra e rrëfimit

e kapërcejnë monotoninë e kthjelltësisë.

E tërheqin me litar

deri te vendi i ngujimit,

tek një shtëpi publike.

Pështjellur nga brishtësia,

digjet Koha e virgjërisë

në të ndritshmin ngushëllim

me shirit të zi në gjoks dhe në krah.

Njeriu si qenie

Për njeriun,

si pasuri e mjaftueshme janë varret

e ka dhuratë engjëllore

pak tokë, pak pluhur kujtese.

Pa moshë të caktuar,

njeriu hipotekon veten

në qilarin e historisë.

Të majmur nga trishtimi

njeriun e largon koha

si divorc i pabesueshmërisë.

Nëna

Në 99 vjetorin e lindjes

Kur shkoj në Vlorë,

diçka e shndritshme

dhe një ëndërr magjepsëse

ma ringjallin dashurinë e nënës.

Pres e qaj unë,

të fle pështjellur

me aromën e nënës,

ta puth...

të marr dritë.

Nëpër ëndrra nëna ime

flet me heshtjen,

ende s’më ka harruar.

Nëna ime

u lut pranverës ta merrte,

se kishte punë atje lart,

të mblidhte lulet...

Sa shumë u vonua!

Nëna ime!

Kur të takohemi përsëri...

ballin tim rrudhashumë

do ta mbështes në gjoksin tënd,

të ndjej lumturinë e munguar.

11 mars 20010

Letër shoqes

Nga i largëti kontinenti juaj

kam dëshirë,

në këtë ditë vjeshte të përshëndes

dhe të vizatoj konturet e shpirtit tënd.

Nga goja e bukur e krijimeve të tua

po nisem,

të zaptoj ngjyrën larushe

të syve,

lakuriq si në oqean...

Kënga e thatë e Saharës thërret vajtueshëm

jetën e Uoris Dir

Uoris Dir është një vajzë pesëvjeçare, që për të mbijetuar dhe fituar lirinë jetoi gjashtë ditë e net nëpër shkretëtirën e Saharës… Sipas statistikave të OKB-së, 8000 fëmijë (vajza të moshë 5-10vjeçe) në ditë i nënshtrohen ritit çnjerzor të gjymtimit gjenetik

Unë

i pabanueshëm në kohë,

lindur tani vonë

përball pranverës që nuk bëzanë,

tragjiken Somalezen Uoris

dua të përqafoj!

Gjaku i verdhë i Saharës

jeton në kujtesën e Uorisit

dhe ndjej frymëmarrjen torturuese

të një riti barbar

ndërtuar në primitivizëm dhe në ditët tona.

Kënga e thatë e Saharës

thërret vajtueshëm jetën e Uoris Diri

mbushur me klithma të zeza,

që nuk i njohim.

Loti i saj tretur në degën e një peme

si një foto kohe vrapon…

të zhduk gjytimin gjenetik

Kur mbusha 2000 vjet

Kur mbusha 2000 vjet

Dikushi më tha:

“Ke marrë këngët e mia”,

i them buzëqeshur:

-Ato ishin dhimbjet e frymës sime.

Sa herë e kujtoj atë çast,

aq herë mendohem...

I pasur në varfërinë time

i ri të mbetem dua!

Kur mbusha 2000 e një vite,

i kënaqur i thashë vetes:

“Ia vlen të pranverosh

dëshirëmendimet e tua...”

Poezitë e Majit

Ngjyrat e Majit

Kam veshur kujtimet e saj të bardha...

dhe si Ezopi skllav,

hedh gurë në qypin e dashurisë,

etjen që kisha po ma shuan flladi i Majit.

Tani jetën e kam në pëllëmbë të dorës,

dita e re ndizet nga ngjyrat

si në kohë të kaluara.

Majit ja hoqa xhaketën,

i vesha kostum plazhi.

Nga joshja dhe dëshira e luleve,

të gjithë bëhemi gjethe

në buzët e saj,

ndërsa unë një varg më shumë.

Jeta në syrin tim

Një gjysmë pylli në syrin tim

ecën me hapin e mëngjesit

drejt pjesës së ndritshme,

ku rrëzohen drurët nga heshtja e tyre.

*

Në  pasdite shoh koka kafshësh

me bishtin ngrehur drejt kthjelltësisë

të ndonjë pike uji,

ku zogj të pa dukshëm lodrojnë

në djepin e tyre të cicërimave.

*

Nata me gjysmën e hënës lëviz

majë pemëve të përgjumura

mbushur me fole fluturuesish,

që krokasin mistershëm.

Ajo

Nata është këtu

dhe pret ta përshëndesë

skajin e saj lakuriq,

si një grua e përdalë,

që mendon të këndojë

deri sa të fshihen yjet

nga gjinjtë e saj.

Më 9 Maj

Në sheshin e madh

skeptikët e luftës thërrasin ...

Nga prehri i tokës,

të vrarët,

trembur nga madhështia e harresës

stërviten të vënë në lëvizje botën moderne

me flokë që u lëkunden nëpër re.

Është Maj.

Sot të vrarët e shekullit,

në radhë me rroba të zeza,

ngrenë kryet për të parë në sy

botën e lënë përgjysmë në vuajtje.

Në Maj

Evropa një ditë në vit

shtron tryezën e këngës së lashtësisë,

në këtë stinë vjen dashuria e tharë nga koha:

-Ta duam veten më shumë se Evropa.

Në këtë ditë zbuten  orët, e hijshme

kthehet kënga e prejardhjes,

shtegtojmë si shpendë të egra...

7-10 Maj 2010 Athinë

Poezitë e ditës

Një e “marrë”...

Një e “marrë” u hodh nga maja

e një shkëmbi...

Maja e shkëmbit ngriu, u këput.

Nga humbja e peshës u ndjen klithma.

Tej, poshtë, piktura e kufomës e përdjellur,

e qetë, normale,.., e flijuar!

Në fustanin e bardhë

u mblodhën meloditë e kukuvajkave,

ushqim për jetimët.

Qershor 2010

Koha dhe Morali

Koha përkëdhel fytyra  morali.

Ato qeshin me sy palarë,

rrugëve pa strehë...

Nga larg diçka prekin,

me barkun plot ushqejnë të porsa lindurit

nga psherëtimat e moralit,

për të recituar të tjera pëshpërima.

Sot,

përmbi ballin rebel shkëlqen dhunshëm

medaljoni i moralit modern

varur mbi shandanin e autostradës,

që si semafor kontrollon kohën e zotëve...

dhe nesër bashkëshortë të ligjit

të pabarabartë në gjatësi.

Qershor 2010

Urdhri Magjik

Në thellësi të mistershme, të dremitur,

njerëzia si kuaj ulur këmbë-kryq

u faleshin varreve...

Në ditët që ikin askush s’ka pyetur;

-Me ngashërim, pse qajnë për të vdekurit?...

Një ndjenjë e kohës,

pështjellur ndër dhuratat e ditë-lindjeve

frymëzon një mesazh magjik.

“Koha e gjatë e varreve skadoi”!

Kështu,

“Urdhri Magjik” varret e kohës sfidoi.

Skalitur në katër cepat e syve,

ai fletë  për kohën e re të amshimit

njollosur si lesbike.

-Një varr i vetëm mjafton për të gjithë...

Qershor 2010

Ku shkoni, o të plakur...?

Çapiten nëpër ajër të kohës,

kukurisin me pak zë grumbuj të moshuarish.

-Ku shkoni, o të plakur,

nëpër mjegullën e bardhë?

Jeni hallexhinj

deri në shpirt të thinjur.

* *  *

Tani nuk ka lojëra për ata,

veç fjalës që ua dhurojmë

a belbëzimin e një foshnje...

Mbetur me veten,

qeshin me fytyrën plakushe të tyre

dhe ëndërrojnë kujtimet e së djeshmes

varur në kopshtin e lodrave.

Në gramë të shpirtit

ndihen pëshpërima buzësh

që dikur puthën...

Të ecin duan, diçka më tutje, ashtu,

me gjysmë fryme, ecin...

Në qytetin ku unë jetoj

Në një ishull, ku unë jetoj

dielli ecën njësoj si këmbësori

dhe tërheq ngadalë gjithë të gjallët.

Në këtë qytet

ndriçojnë eshtrat e fiseve,

të bardha, të ngrira

veshur me këmishën e lavdisë.

I lodhur nga kënga dhe pabesia

qyteti mban emrin e fiseve antike.

Monumentet shpërndarë si kufoma

flasin gjuhën e dashurisë

dhe sot, askush nuk e di,

veç muret e muzeut në qendër të sheshit,

pse ende belbëzojnë si papagall madhështinë...

e tretur nën gurë.

Unë i moshuari

I mbajtur në kërrabën e kohës

ngjisë shkallët e jetës...

Jetën e kam timen, askujt s’ia fal.

Dhe pse i thinjur lojërat më pëlqejnë,

“Valët e Danubit” me elegancë e vallëzoj...

Në këto ditë të jetës time

frymon palosur me fjalën:

-Bukuria dhe loti pikojnë në shpirtin tim!

Poezi të ditës

Bisedë me Migjenin

Migjeni!...

I kanë ngelur veç kockat...

e shpirtit krenar.

* * *

Akoma është dimër...

Ai pareshtur përpëlitet i vetëm, i uritur

mbetur në këngët e rinisë.

Opingat e Lulit të vocërr

i hodhi në makinën larëse të padrejtësisë,

për t’i falur pak dashuri mjerimit

mbështjellë me shpërgënjtë e buzëqeshjes

si fëmija me kukulla

në varrin e porsahapur ku gurgullojnë

idetë rebele të së ardhmes veshur me maska.

Nga duart e Migjenit e kemi urimin:

“Zoti të dhashtë!”

Në stinën e verës

Tani,

në verë

ishuj të futur në rrobat e pushuesve,

lakuriq,

shkrihen e bëhen një pikë ujë

dhe mbrëmjeve ngrihen pezull

mbi dallgë.

Pushues të gllabëruar si një tufë epileptikësh

kërkojnë të ndryshojnë mendimet,

të gjejnë një shteg në bregun e largët,

atje ku bashkohet qielli me ujin

të provojnë ndjesi

sikur kanë humbur gravitetin.

29 Qershor 2010

Zemërdhuruesi

Kushtuar Mjekut kardiolog Dhimitër Maxuratos

Një ditë vere qava nga gëzimi për kohën...

që mjeku mblidhte për të dhuruar,

shpirtin ndarë si shegë.

Nga sytë e tij zbulova gjurmët e një peme

rënduar nga cicërimat e zogjve

që hedhin hapat e dijes.

Ai noton i qetë, si rreze drite,

të mbledh piktura me motive shprese

për të sëmurët.

Në  intimitetin e tij kalojnë rrugët e shpëtimit.

Si një statuje i falen pacientët

duke tërhequr ngadalë secili jetën e tyre

bleruar nga Zemërdhuruesi Dh. Maxoratos.

Korrik 2010

Me sy nga vendlindja

***

Një natë,

ulur mbi një shkëmb të thinjur,

me sy nga vendlindja një burrë,

i heshtur bisedonte me hallet.

Nën qiellin e natës,

në tymin e cigares

ngrohte duart e mardhura.

Deti i trazuar bridhte

dallgëshumë,

në breg ai dëgjonte frymëmarrjen e rëndë

të peshqve,

që flenë deri në agim kur mblidhen rrjetat

e pulëbardhat bien mbi valë.

Nga kënga e tyre,

ai qante si fëmija

e dalëngadalë shkrihej si mjegulla e bardhë

buzë kaltërsisë,

mbi një shkëmb gri me sy nga vendlindja.

Dëshira ime

Kur dua të shkruaj poezi

vete të puthë disamuajshen Melita,

mbesën e vogël qumështore.

Më pas shkoj e fle me ëndrrat,

në mëngjes puthjen e diellit

mbi shpatulla hedh.

Dëshirë të madhe kam

të thinjem mbi një varg,

të mbetem një gjethe në pemën e ullirit.

24-27 Korrik 2010

Ma këngëzoni fotografinë...!

Fotografia e saj gjak nuk ka,

veç një hark buzëqeshjesh

brenda së cilës gurgullojnë fjalë...

Me profil gruaje,

ajo  ngjan si këngë djepi

përkundur  nëpër jetë.

Në trajtën e një engjëlli

të gjithë

duan ta puthin.

Fotografia udhëheq funeralin e dasmës

me fustanin e bardhë vendosur mbi një kurorë,

që mbanë erë trëndelinë.

Gjatë gjithë rrugës me pemë

disa zogj të heshtur çuçurijnë,

këngëzojnë fotografinë

që shkoi e u tretë...

1-3 Gusht 2010

Nën tingujt e jetës

Jetoj në tingujt e jetës

zgjuar, gjithmonë i uritur

në ato tinguj e shuaj etjen.

Tingujt e jetës shkëndi të ndezura

stolisin ballin e ditëve të mia

e fijet e shpresës i bëj gërshetë.

I shkundur nëpër ëndrra

dhe ngjyrat e detit në tinguj shkrirë

me qiellin loz si bajzat.

Në djepin e urimeve të mia,

mes përshëndetjeve

thinjosh siç jam, dua...

Të jetoj me tingujt e së ardhmes

në qytetin tim, atje larg...

14 Gusht 2010 Athinë

Sytë e Kohës po flasin

Nënë hijen e ambicies,

të qullura sytë e kohës

kuturisin sa andej-këndej.

*  *  *

Nëpër ajrin e kohës

nga poshtërimi i të mundurve

kufomat lëvizin nga vendi

t’u bëjnë vend të porsaardhurave

e kështu me radhë, palë-palë.

Të gjitha janë në përgjumje

buzë vyshkura për një pikë ujë.

Me zemrën copë-copë

kërkojnë të ngrihen, të ecin,

të ecin në oklokracinë * e kohës.

* në qeverisjen e llumit.

Gusht 2010

Dita dhe Nata

Dita në të perënduar jep shpirt ...

Mëngjesi e gjen nuse të virgjër,

që e përdhunojnë të gjithë

të mençur e të çmendur...

Andaj e dua natën,

se njerëzia janë të fjetur,

të pushtuar prej ëndrrave,

nga dashuria për njerëzit.

Njeriu...

Njeriut,

nga avullimi i ecjes pas dritës

i sëmurë nga vetmia,

çmenduria

iu përngjit në kokë të vetë.

Mendje prishur nga dashuria

dorën zgjati drejtë hënës

ia rrëmbeu bukurinë.

Shtigjeve pa shteg rrëshqet njeriu,

si bredharak nëpër degët e pemëve

lë gjurmë

nëpër shtratin e tokës

veshur me trimëri të akullt

fushave të mashtrimit.

Athinë 20 Gusht 2010

Të mbledh këngë poetësh

Nëpër fund të dheut

po mbledh këngë  poetësh...

Jo si fantazmë

fantazinë e tyre dua ta përkëdhel.

Këto këngë të mbyllura nëpër dru

kanë formën e të gjallave kujtime

e krijesave që ndjenja kanë krijuar.

Ato janë në moshë të re,

në lulëzim,

qajnë mungesën e qeshjeve nëpër viset poetike.

Mbledh vargje poetësh...

t’i kem me vete,

në një çantë qelqi

e t’i mbjell në kopshtin e syve

më të bukura.

T’ia dhuroj me bujari ditës së nesërme

që do gdhihet.

Ps: Kjo poezi është ndërtuar mbi motivin e poezisë  “Këtu shiten kocka poetësh” të poetit Myslim Maska.

Ajo kodër ka një emër

Ka vite që ajo kodër merr frymë...

Me diell, ujë e qiell jeton përditë,

nata i jep ngjyrën e ëndrrës,

mëngjesi e gjen djersitur, llërëpërveshur.

Në atë kodër flenë shpirtra

të porsa lindura

me fytyrë, sy e flokë,

prej andej dalin në fluturim.

Ajo kodër ka një emër.

Shtator 2010

Familja në ëndërrime

Dita dhe nata rendin të sfilitura

të zgjidhin çështjen në kolaps

të familjes në univers.

E pa zgjidhur loja prind-fëmijë

si materie e re.

*  *  *

Në ëndërrime,

familja pret rilindjen,

melodi fëmijësh të flakura

qëndisur me akte bashkëjetese.

*  *  *

Pyjet po firojnë, dru nuk ka

të ndezin zjarrin...

Burra e gra figura të ftohta

nuk dinë ku i çojnë këmbët,

fikin vështrimet në kujtimet e tyre.

*  *  *

Nata dhe dita pyesin:

-Do ketë akoma frymë familja...?

Athinë, 12.09.2010

Pulëbardhat

Pulëbardhat,

përjetësisht e shijojnë lirinë,

pa pasaporta e viza lundrojnë brigjeve

në thellësi të zbrazëtive, shkëlqimtare

dëgjojnë  këngët e kohëve...

stampuar në hartat e vjetra detare.

Sytë e tyre foto-teka e jetës lundërtare

mbushur me horizonte, të malluara

për stuhi dhe të mbytur.

Ato,

si shpezë detare të pakufishme

mbi valët e serta i thurin meloditë

e dhimbjes njerëzore.

20- Shtator 20101

Ku jam...?!

I pash gjithë ëndrrat e së shkuarës...

Regjistrin e klasës së parë,

Mësueses Krisanthi dorën i putha.

Kundrova dëftesën e të shtatës klasë,

shpërndava mjegullën ngelur mbi dëftesë...

Paskam dhe unë një emër në shkollën e Skelës!

Ku janë ndjeshmëria dhe koha e viteve...?

Në librin e gjendjes civile,

jetojmë të gjithë bashkë me familjen,

këqyrur nga heshtja, zgjohem prej pickimeve të punonjëses

kur shkruan mbi fytyrën time.

Unë jetoj në ambiente inerte,

me dëshira,

të gjithë kanë harruar të luajnë me mua

tek rrugicat e vegjëlisë.

Pyes veten, ku jam...?!

Diku aty,

në kujtime të lodhura e buzëqeshje të humbura,

dhimbje të pa mbledhura nëpër dyer.

Gjithçka tretur në humnerën e jetës.

Athinë 21-9-2010

Pisha Flamur

Lart, mbi Llogora

jeton e thinjur Pisha Flamur...

Mbi të ngjiten e zbresin shikimet

dhe më pas vetëtimat.

Atje është pylli i reve,

zogj kuvendues të erërave

thërrasin mjegullën, kaltërsinë.

E virgjër gjelbëron,

me rrënjë në gurë Pisha Flamur...

E kërkojnë, e duan ëndrrat e gabuara,

që shpërthejnë në delir.

Ti

Ti dashuron një vetmi…

Unë e urrej,

e përkund në gjumë,

të bëj pak dashuri.

Atje,

mbyllur nëpër dorëshkrime.

Duke pritur miqtë

Meshkuj e femra rrinin të ulur cepave të trapezave

në kafe “Evropa”.

Nëpër rrugë makinat u binin borive

aq sa të mërzisnin dhe ato pak çaste

dashurie që mund të bëje.

Disa metra përtej rrugës sodisja hijet

e atyre njerëzve që janë brenda historisë

(Monumentin e Partizanit të panjohur)

rreth e qark njerëzit më dukeshin të mirë

dhe unë prisja një zonjë të tillë,

ndoshta shumë të bukur.

Pas disa çasteve pashë një fustan elegant,

qepur bukur pas trupit.

i them vetes:

Kjo është Majlinda...!

Unë

Unë shkruaj poezi

por ...

Megjithatë, dhe unë dhe poezitë

hapojmë në rrafshnalta,

nuk ngjitemi dot drejt qiellit.

Librat

Në një dhomë me libra

ndihem i dehur.

.

Ato grinden për gjithçka,

u ngjajnë krijuesve

pijanecë e kokëkrisur.

Librat flasin gjuhën e tyre

dhe kanë një mënyrë të fjeturi të veçantë,

prej gojës shpërndajnë tinguj të çuditshëm

nga xhelozia për kohën,

të dehura, librat kalërojnë kuajt e kokëkrisurve...

Poetët

Poetë të malluar,

si zogj prilli ardhur nga qiej të largët,

shihen sy më sy në folenë e tyre.

Duke u mbajtur e lozur me veten,

flasin me përgjërime për poezinë,

nga dekolteja e gjerë e shpirtit

derdhet shtrati i urimeve.

Veshur me lëkurën tonë,

si shkëmbinj nëndetarë jetojmë ne

të munduarit e poezisë

që nesër do të na mbjellin anës rrugës

në vend të shelgjeve vajtues

nga ku do ndihen trokamat e shpirtrave tanë.

Vlerësime

mbi Krijimtarinë

Poetike

të  bëra nga kritikë dhe krijues

2009-2010

Tredimesionaliteti i poezisë së A.Gjatës

... Me këto vargje:

” Të shikosh dëborën

dhe erën kaq afër nëpër fshat e t’i ledhatosh me duar cung”

Je në atë lartësi që prek Majat e Poezisë Shqiptare.

*

Gjata është një poet i fjalës së natyrshme. Një poet që meriton, respekt, përkushtim dhe impenjim për ta lexuar.

Ai është jo thjesht një zë poetik. ËSHTË një POET i MIRËFORMUAR.

*

Tri veçori pikasen lehtë teksa lexon poezitë e A. Gjatës. Poezi që ndërtohen mes një itinerari  logjik të mendjes, gatesë elokuente të shpirtit dhe paraqitjes estetike...

Gjata pa dyshim është një poet i mirëfilltë, një mjeshtër vargu, një prurës i këndshëm e merakli i fjalës së bukur artistike.

...Të tre veçoritë në poezinë e A.Gjatës, nuk janë rastësi, apo një krijimtari e ngjeshur dhe e rëndomtë, por një logjikë tredimensionale që duhet vënë në interes të vëmendjes kritike. Duhet respektuar si poezi me vlerat e saja në rritje.

Fatmir Terziu

Alush Avduli

.Poezia e Arqilesë është si melodia e bukur që na vjen para natës së thellë. Poezia e tij - fllad përkëdhelës që shfleton ditarin e zemrës e cila trokon drejt artit

Fatime Kulli

“Të shikosh dëborën dhe erën kaq afër nëpër fshat e ti ledhatosh me duar cung

Në këto vise të veriut rrezikon të trembesh nga ulërima e egërsirave që si muzikë pop

bredhërijnë nëpër fshat.”

Mjafton të analizosh këto vargje dhe gjen të gjithë elementët e një poezie të mirë,

e një poezie metaforike e filozofike.

22-12-2009

Prof.Dr Zeqir Kadria (Shkup)

Z.Arqile !

Janë të rallë ata njerëz që unë i çmoj!

Por njëri nga atë je ti. Këtë nuk ta them që të bëj qejfin, po ti e meriton.

Nga ato që pash e lexova.

Je i mrekullueshëm!::

Cikli i fundit...(cikli poetik i Nëntorit) më bëri të mendoj e të gjykoj se e ardhmja yte do jetë me perspektivë.

Petraq Kote

Je në qiell i dashur Arqile,

Je dhe diell i dashur Arqile.

Dhe erë,

Je dhe pyll,

Je dhe pemë e vetmuar,

Je dhe fjalë e hidhur!

30 Nëtor 2010

Beatriçe Balliu

E lexova librin tënd me poezi Arqile dhe ishte një suprizë e bukur për mua, të gjej në vargje aq shumë dëshira njerëzore e gati rinore, që më bëjnë të mendoj, se poezia për ty është diçka shumë e rëndësishme. Të krijohet përshtypja se je në miqësi të vjetër me të dhe komunikon lirshëm e me sinqeritet. Në një poezi shkruan se ‘’lëkundesh në shtratin e shpresës, por unë mendoj se ti më tepër’’sulmon kështellën e kohës drejt majave, ku do arrish’’

Nëntor 2010 -Elbasan

Iliriana Sulkuqi

Librin tuaj (të A. Gjatës) e lexova me një frymë... shumë nga poezitë i kisha lexuar ... dhe më kishin lënë mbresa për gjetjet dhe stilin tuaj të veçantë ... Kam hedhur diçka në letër që e kam titulluar “Ah, sikur të isha gruaja e poetit ...!

Koço Mërtiri (Kosta)

... në qoftë se në poezi ka Ben Xhohsi e Karl Luis, Arqile Gjata në mes të rrugës realizon një sprint të fuqishëm, iu afrohet atyre që udhëheqin garën.

28 Mars 2010

Luan Xhuli

...”Dikush, e ngriti në krah deri te frymëmarrja që i përgjigjej peshës së tij të lodhur...”

Një poetizim sa metaforik, aq meditativ dhe filozofik... një frymëmarrje.

Poeti, që di të zgjedh ozonin poetik mes atmosferës krijuese.

... Arqilea, di të magazinojë të tilla frymëzime!

27-12-2009

Odise Goro

A. Gjata ndihet poet i ditëve të sotme dhe si i tillë, ai nuk pranon të mbetet në kohërat e shkuara poetike. Veten e mbanë rob të ndryshimeve të vazhdueshme...

Gazeta “Tribuna” Janar 2010

Raimonda Moisiu

Te poezia “Gratë e poetëve ... poeti Gjata ka dhënë gjithë esencën e një krijimi, i cili përmban në brendësi cilësinë e të gjitha krahasimeve dhe shoqërimet, që krijojnë botën e poetëve, që sjellin frymëzimet e tyre

Shtator 2009 (Fjala e Lirë)

Roland Gjoza

I uroj sukses të mëtejshme mikut tonë (Arqile Gjatës) për poezitë e veçanta që shkruan, për atë vështrim metaforik të botës, për  vështrimet meditativo-lirike me një ngjyrim të spikatur ....

Spiro Xhavara

... në krijimtarinë e Arqile Gjatës impulsivi i talentit pas akumulimit të gjatë ndër vite është i dukshëm.

... ka një këndvështrim të vetin në ambientin krijues apo vizual që e rrethon.

02-04-2010

Thanas Boçi

Vëllimi poetik”Gratë e poetëve” i Arqile Gjatës përshkohet nga metafora e kujtesës që konverton në një entusiazëm tepër rinor e romantik që burojnë nga dallgët e shpirtit dhe bjerrin fuqinë e tyre deri sa shuhen ngadalë-ngadalë

si puhiza të lehta.

Dhjetor 2009 “Fjala e Lirë”

Thodhori Baba

Autori (A. Gjata) di të përdorë figuracionin letrar. Ai di njëkohësisht të gërshetoj vargun metrik, me atë të lirë, apo ta thyej pa humbur muzikalitetin...

Gazeta “Tribuna” 26 Shtator 2008

Gëzim Uruçi

I nderuar Arqile!

Ju lexova me shumë endje i dashtun mik!

Keni bërë goxha punë të arrirë, që më kënaqën.

...gjeta shpirtin tuaj elokuent dhe plotë figura e fantazi poetike të cilat po i jetoj dhe tek libri juaj që më dhuruat ‘’Gratë e Poetëve’’, jeni realist, emocionues e plotë energji, si tek ‘’Valsi i Diellit’’

Vullnet Mato

... Në vargjet e tu ndjenjat pleksen bukur me element të natyrës dhe detaje të gjetura me kujdes, të cilat shprehin nëntekstin e tyre në harmoni me fjalën e fuqishme poetike

... Je një poet i pjekur, që e kërkon të bukurën gjithandej dhe e stolis mirë brenda vargjeve.

13-3-2010

Novruz Abilekaj <abilekajn@yahoo.gr>

Mon, Oct 11, 2010 at 5:56 AM

To: leagjata@gmail.com

Arqile Gjata

Arqile Gjata

Oktabit

User

[jETA MË VJENË SI poezi]

[Πληκτρολογήστε το απόσπασμα του εγγράφου εδώ. Το απόσπασμα είναι συνήθως μια σύντομη σύνοψη των περιεχομένων του εγγράφου. Πληκτρολογήστε το απόσπασμα του εγγράφου εδώ. Το απόσπασμα είναι συνήθως μια σύντομη σύνοψη των περιεχομένων του εγγράφου.]

(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •