Genc Kastrati: Cikel poetik nga libri "Stinet e Tua
| Sunday, 05.08.2011, 12:03 PM |  

Genc Kastrati

 

 

FOL

 

Fol,

Pse s'flet kur jemi bashke

Ti e di qe malet flasin me drunjet

Lulet me petalet

Fushat me gjelberimet

E ti s'flet sikur goja tu muarr

Pandehi qe flet por s'degjohesh

Vetem zeri s'te bucet per veshet e mi

Zera internal te vershojne

Kembanat e zemres biejn per puthjet

Per ledhatimet,per ferkime eshtrash,

Zbuloj dic te brendshme ne ty

Te padukshme dhe aq misterioze

Projektin e shpirtit qe dashuron

Gjersa me duart e tua me shtrengon,

Fol,mendoj qe erdhi koha

Per ti thyer muret e heshtjes

Te lindin mes nesh edhe melodi zerash

Te dashuruar edhe nga botekuptime fjalesh.

 

 

KUR TI BUZEQESH

 

Kur ti buzeqeshe nga hareja

Me miresjellje me fton ne gezimin tend

Dhe posa shoh pragun e lumturise

Verbohem nga vijat e fytyres sate

Sikur lumi ka gedhendur shtratin tim

Qendisur ne pamjen tende

Dita tretet ne buzeqeshjet e tua

Rrezet te pushojne ne mollezat e faqeve

Buzeve te tua mblidhet harku i henes

Dhe si nje oaze fytyra jote eshte plot jete

Do doja te jetoja vetem ne buzeqeshjet e tua

Te shtrihem nga syte gjer tek goja jote

Faqeve te tua te endem si klandesin dashurie

Me vetuallat e tua te mbulohem si me fije bari

Do doja te me mbash ne buzeqeshjen tende

Te jetoj si nje statuje e ngrire dashurie

Vetem aty do qendroja kurre pa u merzitur

Asnjehere s'do ngopesha duke u ushqyer

Me magjine e mozaikut te buzeqeshjes sate.

 

 

DASHURIA IME

 

Ti je dashuria ime e bukur

Pagjumesia e neteve te vjedhura

Lume i shterrur ne puthje te lageshta

Qe vjen e iken si nje rreze drite e horizontit

Si ere para ndalesh dhe godet pameshire

Per mallin e zemres shendrrohesh ne flake

Shtegtone lirshem permes ndjenjes sime

Si pushtuese pa fron e kenaqesise

Per ty fluturaket ngrihen ne valle fluturimesh

Hapesires ne pershendetje dashurie i falen

Ti ulesh dhe pushon e dashuruar ne preherin tim

Ku rritesh e zgjerohesh si rrenjet e pemes

Per kraherore te gjere je lule e mbeshtjelle

Me floket si petale qe te zdirgjen trupit

Ne ty perendon dhe lind prape dashuria

Cdo here nga ti nje copez dielli dashuron

E mbire je nga kembet e bleruar gjer tek floket

Frutet e dashurise ne ty nuk kan te sosur

Je burimi dhe ushqimi i pashterrur i puthjes

Qe korresh e mbillesh ne cdo stine.

 

 

VERSHIM

 

Isha nje bote ne vete

U rezistoja stuhive te kohes

Kalitur ne fortunat e jetes

Ecja mbi ndryshkun e viteve

Se dija qe do me pushtonte

Flaka e zjarrit te ndezur

Buzeqeshja ende pa e shijuar

Sulmin e zemres qe pergatitej

Te shfaqej papritmas

I zinja muzgjet zgjuar

Lartesite i kaloja me eren

Ende nuk e hetoja tronditjen

Qe do me falje ti

Si ne dasma cdo gje ishte gati

Per suprizen e fatit

Kur u shfaqe si nje shperthim nga horizonti

Ti arrite nga askund

Dhe u hape cdo kund

Tere trupit tim

Tere mendjes sime

Vershove tere qenjen.

 

 

MA VODHE NATEN

 

Ma vodhe naten e vone

Me prezencen tende

Kur me mbulove si erresira

E dashuruar ne naten

I vodhe tingujt e mbremjes

Me ferfellimen e gjetheve

Gjersa puthjet e tua

Rriteshin ne melodi shpirti

U zhvishe si bustet

Qe dashurojne heshtur

Tek me shtrengoje frikshem

Prane deshmitarve te pagoje

Ma vodhe edhe zerin

Me kembanen e zemres

Qe per ty rrihte si tel kitareje

Me ritmin e pershpejtuar

S'na u hoc meraku i muzgut

Per te pare driten bashk

Tek vinte nga shtegu i larget

Mbi boten e pergjumur.

 

 

ME FAL

 

Desha ta kujtoj te kaluaren

Te qmallem me te

Apo te lahem ne lote

Ndoshta ta shoqeroj

Me nje buzeqeshje te thyer

Dhe nga cudia e saj

Me vjen ne kujtes ti

E tani kur ne memoaret e mia

Shfletoj faqet e saja nje nga nja

Kuptoj qe ishim bashke

Ne nje rruge

Ne nje udhetim

Ne nje kohe

Dhe pyes te kaluaren

Pse ajo qenka vetem si nje hije

E mbeshtjellur ne togun e saj

Vetem me vetveten

Dhe ne na leka jashte pas nje kohe

Si te abortuarit jetim

Kuptoj qe jeta paska gjera misterioze

Shume pyetje mbetkan pa pergjigjje

Duke lene vetem syte e perlotur

Premisava te shuara

Ku une dhe ti nje kohe shtegtonim

Te cmendur dashurishte.

 

 

TE PRES EDHE NESER

 

Te pres edhe neser

Dita e sotme ishte e shkurter

Gjithnje me shume u shkurtoka dita

Dashuria kerkoka shekujt

Stinet i fshihka ne ngjyra

Nata ardhka si mbyllje cermemonie

Dashurishte u leshokan perdet e erresires

Me rikujtesen e epilogut  te puthjeve

Kete dite nga neser e ndan nje nate

Sa large e largoka driten

E permbytka ku puthen toka dhe qielli

Shume e gjate qenka pritja

Nje minute u beka humnere shpirti

E nje ore shpirt humnere

Nata qenka vetem nje munges e jona

Nje date a pashkruar ne kalendar

Gjumi u shterroka i hateruar per ty

Gjer ne virgjerine e dites se re

Te pres edhe neser e dashur.

 

 

KERKOJ NJE VEND NE ZEMREN TENDE

 

Kerkoj nje vend ne zemren tende

S'mund te permbahen prej joshjes sate

Ndoshta po gaboj dhe do me quash lypsar

Huligan dashurie apo shpetimtar

Cilin do virtyt ti te me falesh

Do jete gradim per mua mbi cdo gjeneral

Kam zgjatur duart nga ti dhe rri i mpire

Te buzeqesh te kesh pak meshire

Pres si nje misafir rasti i paftuar

Prane nje dereje te mbyllur hermetikisht

Tere trupi yt eshte bere shtepi e imja

Ne syte e tu dua ti thyej dritaret e dashurise

Te hyje mbrenda si nje hajdut stolish

Ankthin tim e shpalos ne pritje frika

Ndjehem si i pandehur i vetes

Ulur ne banken e te akuzuarit

Ku te shikoj si nje gjyqjetare te fatit tim

Dhe lutem te me falesh per uzurpim te prones.

 

 

PO TE KISHA PRANE

 

Po te kisha prane

Do isha me ty dhe prane teje

Me fshehtesine e botes

Qe me tund ne gjoks

Per puthjen me te sinqerte

Do te puthja ne balle

Ne shenje falenderimi

Per pranine tende

Do ishe musafire e zemres

E ftuar ne shpirtin tim

Ne aren te dashurise

Do darkoje ne darken e ledhatimeve

Dhe do mbyllej solemnisht dita

Ne simfonine e ofshameve te nates

Zbuloj qe jemi large

Pertej mundesise se afrimit

Te ndare ne gjemime oqeanesh

Ku me muzgun e mengjesit

Lajme mallin per njeri tjetrin

Si te denuarit e kohes

Peng te largesise se arratisur

Po te kisha prane e dashur

Do varrosja largesine e cmendur

I shtrire tere trupit tend.

 

 

PAPRITMAS

 

Erdhe krejt papritmas

Ne muzikalitetin e shpirtit

Luajte sonatat e zemres

Me dirigjimin e puthjeve

Krejt papritmas me pushtove

Si nje tingull melodik.

 

 

S'PUSHOJ

 

S'pushoj duke te menduar

Me tere potencialin e imagjinates

Me vjen si nje uvertyre e bukur

Sikur kryej detyren e dashurise

Flet bota me mua

Une kam mendjen tek ti

Hajdute e mendjes sime

Si nje sihariq me ngerthen ne dolli

Gjer ne dehjen e shpirtit

Dhe mpihem si nje dru

Tentoj te ndjeje levizjet e trupit

Qe gjallon vetem per hire te jetes

I ndare nga mendja forcerishte

Mbahem per te si per nje shtylle

Ku ti percon rrymen e dashurise

Neper degezimet e damarve te mi.

 

 

VALLTARJA IME

 

Ti je valltarja e shpirtit tim

Ne mbrendesi te tij vallezon e vetmuar

Vetem zemren time ke tupan per trumbetim

Rreth saj ti sillesh dhe dridhesh

Si gjethe nga pema leshuar .

 

 

CILA JE TI

 

Cila je ti

Qe ke hapur portat e zemres

Dyert e parajses

Qe hapen ngadal

Dhe me fton si nje tregim i bukur

Ne madheshtine e krijimit

Kam ngelur i varur per dyer

Dhe shikoj me habi

Bukurine e pafund

Frikesohem mos jam enderr

Mos nuk shoh vetem me sy

Dhe prish shtratin e lumturise

Posa te filloje te shkel ne kopshtin

E sekretit te dashurise.

 

 

TI JE NJE PAFUNDESI

 

Ti je nje pafundesi

Ku perendojne puthjet si rrezet

Pafund ne ty lindin muzgjet

Zbardhojne ditet,dashurojne netet

Ne pafundesi per ty tretet zeri i lutjes

Si ere qe perpine tingujt ne gjirin e vet

Ti shpalos embelsine e botes

Gjersa pushoj ne gjoksin tend

Pafund cdo gje per ty falet

Kenget,lotet,trishtimi,buzeqeshjet

Si ne nje teater ku luhen rolet

Dashuria jone bene regjine

Me pafundesine je e mbeshtjellur

Si nje jorgan i ngrohte qe mbulon

Ne trupin tend pafund rrine zgjuar ethet

Gjithnje ne ty nje qime e trupit tend dashuron.

 

 

TE RRIME EDHE PAK

 

Te rrime dhe pak

Ne vendin tone

Ne truallin tone

E kemi zaptuar nga dashuria

Jemi bere sundimtar

Jeta eshte e shkurter

Iken me rrahje zemrash

S'pushojne lindjet e tjera te jeterave

Ato qe nga para dhe pas nesh

Dashurojne ne itinerarin e jetes

Ndersa une dhe ti jemi bota

Moment i ngrire ne perjetesi

Sundimi i perhershem i njohjes

Nata na u pervodh mes puthjeve

Dita na u fsheh mes buzeve

Horizontin e mbyllem ne perqafim

Te rrime dhe pak e dashur

S'paska gedhire asgje jashte.



(Votes: 2 . Average: 5/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •