Cikël poetik nga Dritan Dollapi
| Thursday, 05.12.2011, 07:02 PM |  

Dritan Dollapi

 

 

BOTA ESHTE E TE GJITHEVE

 

Thonë  është e vogël bota

Thonë se është aq  e madhe

Dikë e zë trishtimi

Dikë e pushton gëzimi

 

Dikush i varfër endet rrugëve

Dikush zingjin e pasanik

Por bota është aq e madhe

Ku ka vend për të gjithë

 

Çdo kush në këtë botë

Një vend do te ketë patjetër

I pasur apo i varfër

Njësoj do ta presë vdekjen…

 

 

NJERIU RILIND PËRSËRI

 

I shtrirë mbi shtrat

Mbi shtratin e vdekjes

Ku lotët e nënës

Si lum në mua derdhen

 

Çdo çast në trupin tim

E ndjej dorën e saj

Duke ju lutur zotit

Qe unë të jetoj prapë.

 

Pa pritur u shfaq

Fuqia  e zotit

Që nënës së dashur

Djalin nuk ja mori

 

Faleminderit o zot

Që prap më rilinde

Të dashurës nënë

Si veshe rroba zie

 

Askush në këtë botë

Më shumë se unë se di

Edhe pse ke vdekur

Rilind përsëri…

 

 

FALJE

 

Të lutem të më falësh

Për dhimbjet që ti shkaktova

Dhe pse shumë të desha

Zemrën ta lëndova

 

Të lutem të më falësh

Për lotët që ke derdhur

Për dashurinë  tonë

Që tashmë ka tretur.

 

Në qoftë se zemra jote

Do mi falë gabimet

Drejt kujtimit tënd shkoj

Pa brenga, pa dhimbje.

E mbaj thellë zemrës

Si medaljon te vyer

Ku një këmbanë pareshtur

Pandalshëm bie…

 

 

DITËLINDJA E FUNDIT

 

Me një tufë me lule

U nisa për tek ti

Ti sillja për ditëlindje

Ashtu si çdo vit

 

U nisa për tek ti

Së bashku për të festuar

Por pa pritur vura re

Se ti kishe ndryshuar

 

I shtangur përballe teje

Me lule ne dorë

Prisja përqafimet

  të mi dhurosh

 

Me sytë e tu të përlotur

Një  gjë kuptova

Ishte ditëlindja e fundit

që me ty po kaloja…

 

 

DASHURI QË SE SHPREHA KURRË

 

Sa shumë vite kanë kaluar

Që unë shumë të dashuroj

Fajtor tjetër s’ka veç meje

Dashurinë  s’ta shpreha dot

 

Ti se di sa shumë të dua

S’ke se si ta marrësh vesh

Rri e mbyllur brenda meje

Pret e pret dhe vetëm hesht

 

Sa herë rrugëve të shikoj

Zemra ime fort më dhemb

Kokën kthej që ty të shoh

E në gjoks ngulet nje gjemb.

Ndoshta vjen një ditë pranvere

Zemrës sime ti jap shpresë

Që drejt teje të vrapoj

Them te dua e ndoshta vdes…

 

 

MESHIRA  DHE PERÇMIMI

 

Mëshira dhe përçmimi

dy gjëra në këtë jetë

Të ndryshme  sa më s’ka

Gënjeshtër dhe e vërtetë.

 

Mëshira dhe përçmimi

Nuk të shpien askund

Përveç se ndëshkimit

kurrë s’i japin fund.

 

Mëshira dhe përçmimi

Të neverisin ndonjëherë

Kur përballë njera tjetrës

Luajnë për të tjerë…

 

 

EMËR QË SE THIRRA KURRË

 

Emër që se thirra kurrë

Gjithë jetën më mungoi

Me mijëra herë e pëshpërita

Por kurrë se thirra dot

 

Emër që se thirra kurrë

e di që diku jeton

por ironia e fatit

kurrë  s’na bashkoi dot.

 

Sa do doja njëherë

Emrin tënd fort ta thërras

Të mbështetem në gjoksin tënd

Vetëm për një cast.

 

Kur dëgjoj të tjerët

Të përmendin emrin tënd

Zemra më ther fort

Se kurrë s’të thirra dot

 

Shpresoj që një ditë

Sa të jemi gjallë

Emrin e njëri tjetrit

Ta thërrasim me zë të lartë.

 

 

KUJTIMET E MIA

 

Kujtimet na shfaqen

Kudo që jemi

Si rrjedha e lumit

Që s’ka të shterrur.

 

Se në zemrat tona

Thellë janë te mbjella

Asgje nuk i shkul

Përveç se vdekja

 

Edhe pse i mbyllur

Brenda në shpirt

Ato ne na shfaqen

Çdo natë e çdo ditë.

 

 

J  E  T  A

 

Jeta . . . ëndërr e përgjysmuar

Sakrificë dhe pushtet

Dhe ëndërr që larg të tret

 

Jeta . . . hap i shpejtë për të lumturit

Dhe i ngadaltë  për të vuajturit

 

Jeta . . . humbje

Dhe rilindje përsëri

 

Jeta . . . e vështirë

Por e bukur në pafundësi…

 

 

POEZI   VJESHTE

 

Seç ra dëborë mbi flokët e tua

E ti u drodhe krejt papritur

Ndjeve akull mbi buzët e tua

të brishta, te kuqe, të selitur.

 

E vjeshta iku, iku larg

Mbi pentagrame gjethesh mbeten

Nje dashuri e jona ish

Ku humbi bashke me vjeshten

 

Do ta pres, do ta pres vjeshten i heshtur

Se vjeshtë më për mua nuk kishte ngelur…

 

PRILL 2011



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •