Dhimitër Pango
| Thursday, 12.15.2011, 07:37 PM |  

Dhimitër PANGO lindi më 21 nëntor 1941 në fshatin Topovë të Gjirokastrës në Shqipëri në një familje intelektualesh e latifondistësh e cila jetonte mes Dhramës së Greqisë ku ndodheshin pronat e saj dhe krahinës së Zagories në Shqipëri, vendi i origjinës së saj. I ati, Harilla PANGO, kishte mbaruar Universitetin për ekonomi në Greqi, vend nga i cili u ekstradua për shkak të pikëpamjeve të tij politike, patriotike, dhe socio-ekonomike. Gjatë luftës së dytë botërore Harilla PANGO ishte Sekretari i Komunës së Tetovës në Maqedoni ku u arrestua nga Gestapo për tu deportuar në kampet gjermane të shfarosjes për shkak të ndihmesës së madhe dhe kontributin e tij në luftën antifashiste. Në bashkëpunim me patriotë të tjetrë antinazistë mundi të arratiset dhe të gjejë strehim në fshatin e tij të lindjes, në Topovë. Pas çlirimit Harilla PANGO u emërua Drejtor i Ministrisë së Tregëtisë së Shqipërisë.

 

Dhimitër PANGO ndoqi filloren në qytetin e Përmetit dhe shtatëvjeçaren në kryeqytet. Më pas vazhdoi Politeknikumin « 7  Nëntori » ku u njoh me Bertrand KOSTURIN  (nipi i disidentes Drita KOSTURI).

 

Në 1954-ën i ati përjashtohet nga partia komuniste (Partia e Punës së Shqipërisë) për pikëpamjet e tij liberale kryesisht në fushën e ekonomise, financës dhe tregëtisë.

 

Dhimitër PANGO, i ndikuar nga idetë e të atit dhe nga informacionet mbi Partinë  e Punës sidhe naturën e vërtetë të udhëheqësve komunistë, informacione të dhëna nga familja KOSTURI, arratiset nga Shqipëria sëbashku me Bertrand KOSTURIN në prill të 1956-ës. Për pak kohë u detyrua të qëndrojë në kampin e rrefugjatëve politikë në Llavrio të Greqisë dhe mëpas emigroi në Francë ku iu dha menjëherë strehim politik.

 

Dhimitër PANGO frekuentoi në fillim kurset e Aleances franceze ne Paris dhe mëpas ndoqi kurset e Fakultetit të letrave dhe arteve gjithashtu në Paris. Kontaktet me kombësi dhe kultura të ndryshme i futën në shpirt, përveç pasionit të tij për artin dhe letërsinë  edhe dëshirën për mësimin e gjuhëve te ndryshme europiane duke e kthyer në një njohës të mirë të gjuhëve : frënge, angleze, gjermane, italiane, serbo-kroate, greke, ruse dhe hollandeze.

 

Agjentë të sigurimit shqipëtar dhe vetë Ambasadori shqipëtar në Paris, Dhimitër LAMANI e vunë para alternativës së intenimit e zhdukjes së familjes se tij ose kthimit të tij në Shqipëri. I vënë përpara kësaj alternative ai u detyrua të kthehet në verë të 1960-ës në Shqipëri ku arrestohet me akuzën për spiunazh dhe përfundimisht dënohet me 20 vjet heqje lirie për tentative arratisje dhe nxitje grupesh të rijsh për veprime anti-pushtet ose arratisje.

 

Dhimitër PANGO kaloi 18 muaj në qelitë e degës së punëve të brendshme dhe ato të burgut të vjetër të Tiranës ku iu nënshtrua torturave nga më çnjerëzoret. Si i burgosur iu desh të përballonte më pas punën e detyruar në kampin e ndërtimit të kombinatit të mishit e pastaj me radhë atë të autotraktorëve, të banesave në kryeqytet, të uzinës së superfosfatit në Laç, të fabrikës së pasurimit të bakrrit në Rreps të Mirditës, në minierën e Spaçit e përfundimisht të uzinës petrokimike të Ballshit.

 

Dhimitër PANGO u lirua pas pak më shumë se 16 vjetësh. Liria nuk e ndryshoi aspak profilin e punës së tij, pasi u detyrua të punojë në guroren e Linzës e më pas në minierëtën e qymyrit të Mëzezit pranë Kryeqytetit.

 

Dashuria për letërsinë dhe artin e shtyu të shkruante tregime, novela dhe drama të cilat jo vetëm nuk u pranuan për botim nga lidhja e shkrimtarëve dhe revista Nëntori për shkak të përmbajtjes së tyre jo konform frymës së letërsisë së realizmit socialist dhe ideologjisë sunduese, por u kthyen në një rrezik të vërtetë i cili mund t’i kushtonte vite të tjera burgimi. Për të evituar persekutimin dhe internimin e bashkëshortes së tij, Zana SELMANI (e internuar që fëmijë në kampin e Tepelenës si bija e Kolonel Hysen Bej SELMANIT, Komandant i Gardës Mbretërore dhe më pas Ministër i Oborrit Mbretëror) dhe të së bijës, Irida PANGO, ai u detyrua të djegë pjesën më të madhe të shkrimeve të tij dhe vetëm pak shkrime shpëtuan falë së shoqes.

 

Pas vdekjes së diktatorit Enver HOXHA në 1985-ën ai filloi të përhapte kulturën perëndimore nëpërmjet mësimdhënies në anglisht, frengjisht dhe gjermanisht.

 

Në 1992-shin hapi Bibliotekën “Wolfgang Klotz” në bashkëpunim me, dhe, për nder të mikut të tij gazetar i Palais Yaltës së Frankfurtit me afërsisht 20.000 vëllime të cilat i vuri falas në dispozicion të bashkëqytetarëve të tij.

 

Në 1993-shin u emërua Zv. President i Dhomës së tregëtisë së Shqipërisë nga ku dha dorëheqjen pasi denoncoi korrupsionin që konstatoi në atë Institucion dhe në shumë hallka të pushtetit të ri.

 

Po në 1993-shin u bë anëtar i Shoqatës së ish të burgosurve politikë shqipëtarë.

 

Në gusht të 1994 Kryesia e Shoqatës së ish të burgosurve politikë e ngarkon me detyrën e organizimit të grevës së përgjithshme të urisë. Veprimtaria e tij në organizimin e grevës dhe denoncimi i politikës demagogjike të qeverisë shqipëtare u bënë shkak i një përndjekjeje të re nga pushteti.

 

Në shtator të 1994-ës ai u detyrua të largohet sërish nga Shqipëria dhe kërkoi njohjen e statusit të rrefugjatit politik në Belgjikë i cili iu akordua.

 

Sot ai jeton në Belgjikë.

 

Vepra letrare:

 

Amuleta fatale, Roman & tregime, Shtëpia botuese "Naim Frashëri", Tiranë, 1995

Enigma Otranto 97, Tregime dhe novela, Shtëpia botuese "Globus R.", Tiranë, 2002

Shpirt i trazuar, Tregime, Shtëpia botuese "Albin", Tiranë, 2006

Vajtimi i kukuvajkës, Tregime, Shtëpia botuese "Albin", Tiranë, 2007

Shpresë në skëterrë, Dramë në katër akte, Shtëpia botuese "Drita 2000", Tiranë, 2008



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •