Dibran Demaku: Sytë
| Sunday, 07.31.2011, 10:38 PM |  

Dibran Demaku 

 

S Y T Ë

 

Tregim

 

Kur po hyja në atë dhomë të vogël ku do të bëhej gjykimi im,gjëja e parë që bëra ishte shikimi i drejtëpërdrejtë në sytë e dy tre personave që ndodheshin aty.Një dridhje e ftohtë ma përshkoi krejt trupin kur takova në sytë e përsonit që më vonë e mësova se ai ishte përkthyesi.Ata sy të tij më tronditën.Nuk dija të përcaktoja se cilës kategori i takonin ata sy,por që në fillim e vërejta se tek ata sy dominonte ligësia.Ai kishte ca sy depërtues të cilët që në takimin e parë me ta tek unë u krijua përshtypja se me ata sy po më shponte të tërin.Nga frika e atyre syve i ika shikimit të drejtëpërdrejtë me të. E ula shikimin poshtë si të isha fajtor për diçka që nuk e kisha bërë.Ndërkaq tjetri po më maste me shikimin e tij.Ai po më shikonte që nga këmbët gjer tek koka.Shikimin e tij të drejtëpërdrejtë  ndaj përsonit tim unë po e vëreja me bisht të syrit.Duke vërejtur se tjetri po më shponte me atë shikim të tij vendosa që të ngrija kokën, që pak më parë e kisha ulur si të isha fajtor.Sytë tanë u takuan sërish dhe në shikimin e tij unë e vërejta një lloj urrejtjeje të habitshme.Një aso urrejtje që lind në moment dhe që nuk dihet arsyeja e asaj lindjeje të befasishme.Apo një ndjenjë e tillë po më shkaktohej ngaqë ne e shikonim njëri tjetrin pa thënë asnjë fjalë.Duke u shikuar ashtu drejtëpërdrejt tek unë u krijua përshtypja se ata sy i njihja.Apo se i kisha parë edhe herë të tjera.E dallova ngjyrën blu të hapët të ayre syve.Bluja e tyre ngjante me blunë e qiellit.Vetëm nuk ishte aq shkëlqyese si ngjyra e qiellit.Në blunë e atyre syve sikur kishte një turbullirë që e zhdukte shkëlqimin e tyre.-„O zot sa ngjajnë këta sy me sytë e ish hetuesit , që kohë më parë më kishte arrestuar sa isha në vendin tim!“-dëgjova një zë që vinte nga thellësia ime.Nga tronditja që ndjeva në atë moment tjetri i tëri dhe i bëri m`u shndërrua në ish hetuesin tim.Në atë ish hetues që e kisha takuar kohë më parë dhe që ishte aq i egër,aq i egër!Dhe i cili më kishte torturuar shpirtërisht dhe fizikisht!Para syve të mendjes më doli edhe momenti kur i isha lutur zotit që të mos më takonte kurrë më me të…Dhe në ato çastre sikur po dëgjoja sërish zërin e tij që po më thonte:-„Për ca kohë do të jeshë i lirë, derisa unë t`i vërtetoj disa të dhëna që kanë të bëjnë me ty dhe me veprimtarinë tënde armiqësore ndaj shtetit! Por, mos u gëzo se ajo kohë nuk do të jetë shumë e gjatë!Ti sërish do të gjendesh në dorën time dhe nën grushtin tim!“-po më ushtonin në vesh fjalët e ish hetuesit  edhe tash kur isha larg me kilometra dhe dora e tij nuk mund të më zinte dot!

Nga këto kujtime të trishta,që më kshin pushtuar të tërin më zgjoi zëri i përsonit zyrtar i cili seç po më thoshte në gjuhën e tij që unë nuk po e kuptoja asnjë fjalë.Në atë moment përkthyesi që kisha përballë dhe që më sytë e tij më ngjante në ish hetuesin  m`u drejtua:-Gjykatësi po ju fton që të uleni!

-Pse gjykatës është ky?!-ia ktheva unë i habitur tej mase dhe vazhdova:-Për çfarë po më gjykoni kur unë nuk kam bërë asgjë!Unë që të mos gjykohem kam ikur nga vendi im!...

-Si nuk paskeni bërë asgjë?!-ma ktheu me një zë të rreptë përkthyesi.-Keni kaluar ilegalisht kufirin dhe po ilegalisht keni hyrë në shtetin në të vilin ndodheni!Pak të duket kjo?!A e di ti se hyrja ilegale në një shtet është e dënueshme?!

Çfarë të thoja? Përsoni që kisha përballë dhe që nga sytë po më ngjante tmerrësisht me ish hetuesin tim po më fliste si të isha në bankën e të akuzuarit për një vepër të rëndë!

Meqë unë nuk po flisja fare,personi zyrtar seç i tha diçka përkthyesit.Ai ashtu si edhe më parë duke më shikuar me inat m`u drejtua:-Gjykatësi po kërkon nga ti që të tregosh gjithçka për vetën dhe për familjen tënde. Duhet që të tregosh në hollësi gjithçka që ka të bëjë me ty dhe me familjen tënde!Pastaj duhet të tregosh për shkaqet dhe arsyet që ke lënë vendin tëmd dhe ke ardhë këtu!...

…Unë e fillova rrëfimin tim.Duke folur e shikoja drejt në sy personin që përkthyesi e quante gjykatës.Ndërkaq me bisht të syrit i vëreja reagimet e përkthyesit.Ai duke përkthyer ato që thoja unë më shikonte si me përçmim.Në një moment derisa ai përkthente në mendje më erdhi një pyetje:-„Pse vallë ky njeri po më trajton kështu me përçmim? Ai as më njeh e as më ka takuar ndonjëherë!Dhe as që i kam ndonjë borxh pa i paguar! Andaj.përse më shikon kështu sikur të më kishte armik?!“

Derisa unë po mendoja dhe po i bëja vetës pyetje ,tjetri kishte mbaruar me përkthimin e fjalëve të mia dhe po priste që unë të vazhdoja…

Unë i skuqur në fytyrë si të kisha bërë ndonjë faj vazhdova me rrëfimin tim…

Kur në një moment fare befasisht përkthyesi më ndërpreu:-Pse gënjen?!Si nuk të vie turp që gënjen?!Apo mos po mendon që me këto pallavra që po thua,gjykatësi do lejoi qëndrimin tënd në këtë shtet?!-dhe po më shikonte disi si me përbuzje…

Pyetjet e papritura të tij sikur më goditën në kokë dhe më rrënuan përdhe!Ishin aq të papritura saqë thënë të drejtën sikur më ndalën frymën.Nuk po dija se çfarë të thoja dhe si të reagoja.Personi zyrtar po sillej mjaft njerëzishëm me mua dhe po më fliste i qetë,ndërkaq përkthyesi që i takonte kombit tim po më sulmonte pa pikë mëshire.Bile edhe më keq.Ai po më quante edhe gënjeshtar!Dhe as më njihte,as e njihja!...

Pasi që e mora vetën nga tronditja që kisha marrë pak më parë nga fjalët fyese të tij,ia ktheva:-Këto akuza që m`i drejtove pak më parë,i tha ky personi zyrtar apo i drejtove ti krye në vete?!

-T`i thash unë sepse nuk po mund t`i duroj gënjeshtrat tua! Si nuk ke turp që gënjen kaq shumë?!

-Si nuk të vjen turp ty,që më sulmon me pa të drejtë duke më quajtur edhe gënjeshtar?!Dhe as më njeh e as më ke parë ndonjëherë!Apo të kanë paguar këta që sillesh në këtë mënyrë me mua?!Sepse nuk thonë kot që:Qeni ku han edhe lehë!

Fjalët e fundit nuk doja t`i thoja,por se si më dolën nga goja pa pritë e pa kujtuar!...

Pas këtyre fjalëve të mia tjetri u bë derr,por nuk po nxirrte fjalë nga goja.Siç duket reagimi im i ashpër atë e kishte lënë pa fjalë!Ndërkaq unë nga inati isha skuqur i tëri.Në qetësinë që mbretëroi për ca çaste,pas furtunës që kishte ngjarë,ndërhyri personi zyrtar.Ai seç i tha përkthyesit që unë nuk e kuptova,por se nga reagimet e tij që i vëreheshin në fytyrë,munda të kuptoj se ai po e qortonte atë për sjelljet e pahijshme që po bënte ndaj meje.Mbase nuk ishte e tëra siç po mendoja unë,por unë në ato momente po arsyetoja në këtë mënyrë.

Përkthyesi i bërë i tëri derr,tash edhe nga vërejtjet e personit zyrtar,m`u drejtua:-Gjykatësi po të pyet se përse e ke zgjedhur pikërisht këtë vend për strehim?!Pyetjen që ma drejtoi e bëri duke shikuar nga ana tjetër e sallës.Kjo do të thonte se ai nuk po më shihte dot më!E bënte këtë me ndonjë qëllim të caktuar apo jo unë nuk e dija,vetëm unë disi fillova ta ndjeja vetën më të lirë.Rifillova rrëfimin dhe në ato momente po flisja disi më i qetë…

Përkthyesi po i përkthente fjalët e mia pa më shikuar fare.Kisha përshtypjen se përkthyesi vetëm tash po i përkthente fjalët e mia në mënyrë korrekte.Këto përshtypje dhe bindje po i fitoja derisa personi zyrtar pas fjalëve të përkthyesit po i miratonte ato fjalë me lëvizje koke dhe me një fytyrë më të çelur.

Fytyra e çelur e personit zyrtar mua po më jipte forcë e zemër që të vazhdoja tutje.Unë po flisja e po flisja.Edhe vetë po çuditesha se nga më vinin tërë ato fjalë.Ngase e tërë kjo po ngjante ngase përkthyesi me sy si prej hetuesi nuk po shikonte më në drejtim timin.Ai po shikonte diku në largësi dhe unë isha larg nga shikimet e tij shpuese…

Për një moment ndalova.Nuk po dija se çfarë të thoja tjetër.Pasi përkthyesi i kishte përkthyer fjalitë e mia të fundit dhe unë nuk po vazhdoja rrëfimin tim,ai duke e kthyer shikimin nga unë m`u drejtua:

-T`u ngatërrua kaseta apo si e ke hallin?!Vazhdo të flasësh!Gjykatësi po pret!

Shikimi i tij gjithë inat,si edhe më parë,këtë herë m`u duk edhe më i urryer.Nuk po dija se çfarë të thoja.Tjetri vetëm po më shikonte edhe më me ngulm.

Njëherë desha ta shaja me fjalët më të rënda.Por,fill pastaj e binda vetën që mos të thoja diçka të tillë.Jo për tjetër,por nuk doja që të lija përshtypje të keqe tek personi zyrtar,i cili edhe përkundër grindjeve të mia të herë pas herëshme me përkthyesin,ishte treguar shumë i sjellshëm.

-A do të shtosh edhe ndonjë gjë?-ndjeva pyetjen që më bëri përkthyesi.Pyetja e tij më tingëlloi në vesh shumë e qetë dhe normale.Dhe të them të drejtën u habita.Unë po prisja nga ai një pyetje krejt në formë tjetër.Por siç dukej heshtja ime, pas provokimit të hapët që më kishte bërë dhe mos reagimi im,atë e kishte qetësuar.

-Jo,unë nuk kam tjetër se çfarë të shtoj!-ia ktheva përkthyesit me një indiferencë të theksuar,të cilën e kuptoi edhe ai.Ai i përktheu fjalët e mia të fundit.Personi zyrtar duke u ngritur nga karrigja u përshëndet me mua duke më dhënë dorën…

Ika nga ajo sallë duke lënë prapa personin zyrtar dhe përkthyesin me sytë si prej hetuesi.Në korridor takova time shoqe Dafinën dhe tre fëmijët që po më prisnin.

-Hë, Visar si kalova në këtë ballafaqim?!Dhe a ka shpresë për diçka të mirë?-më bombardoi me fjalë ime shoqe.Në fytyrë ia vërejta interesimin për përgjigjen që do t`i jepja…

-Të shpresojmë,Dafa ime e dashur!-ia ktheva duke ia lëmuar flokët.Im bir(i vogli)m`u afrua dhe më kërkoi që ta ngrisja lartë.E mora me të dy duart dhe e ngrita lart.Duke shikuar tim bir aty lart seq më ra një rreze e diellit në sy e reflektuar nga bora qe shkëlqente në kurorat e alpeve.Ajo rreze e diellit sikur më shtoi forcë dhe shpresë se do të bëhej mirë.Edhepse sytë e përkthyesit si prej hetuesi po më përcillnin edhe.Nuk po më linin të qetë.

-T`i hajë djalli ata sy!-dëgjova zërin që doli diku nga thellësit e shpirtit tim.Ime shoqe më pa me habi,por nuk tha asgjë.Ndërkaq unë po shikoja edhe më tutje tim bir të ngritur lart e që po më ngjante me një flutur.Rrezet e diellit i binin në faqe dhe ato merrnin një shkëlqim dhe një ngjyrë mahnitëse…



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •