Dibran Demaku: Ikje nga incesti
| Sunday, 07.31.2011, 10:40 PM |  

Dibran Demaku

 

IKJE NGA INCESTI

 

Tregim

 

A duhej të hyja apo jo në atë shtëpi? Kisha mbetur në mes dy zjarresh: Kërshëria më shtynte përpara dhe më thonte: Hyr! Ndërkaq arsyeja në anën tjetër më frenonte.Këmbët e mia ashtu mekanikisht herë afroheshin e herë largoheshin.Por fill pas largimit,kërshëria për të parë se si dukej nga brenda ajo shtëpi misterioze,sikur e mundëte arsyen.Dhe për një moment ashtu krejt papritur vetëm kur e kam parë veten brënda.Kisha hyrë në korridorin e gjatë dhe me shumë drita të asaj shtëpie me shumë dhoma e shumë dyer.Shumë nga dyert e dhomave gjysëm të hapura e aty brënda bukuroshet gjysëm lakuriqe që të ftonin me buzëqeshjet e tyre ngashnjyese.Ishin aq shumë në numër sa nuk dije se cilës t`i afroheshe.Secila të ftonte në mënyren e vetë.Për një çast sikur më pushoi mendja.Ndërkaq të rrahurat e zemrës e shtuan ritmin. Mbase më ishte ngritë tensioni i gjakut dhe nën presionin e tij zemra kishte shtuar të rrahurat.-„O, zot më fal nëse jam duke bërë ndonjë mëkat!“-sikur dëgjova një zë që po më vinte nga brendësia ime e që nuk mund ta dalloja se a ishte zë lutës apo qortues.Krejt i turbulluar nisa të lëviz nëpër korridorin e gjatë.Në të dy anët bukuroshet e vendeve dhe të racave të ndryshme më buzëqeshnin.Ndonjëra ma bënte me dorë që të ndalja hapin dhe të hyja në dhomën e saj,por unë nuk ndalesha pasiqë kisha vendosur të kaloja krejt atë korridor të gjatë dhe të ndriquar nga drita shumëngjyrëshe.Dhe ashtu me hapa që i hidhja në mënyrë krejt mekanike,arrita në fund të korridorit.Në fund të tij ndodheshin ca shkallë në formë spiraleje që ngjiteshin lartë.Kjo do të thoshte se shtëpia kishte edhe kate të tjerë.I ngjita ato shkallë dhe tash isha në një kat më lartë.Edhe në atë kat plotë dhoma dhe plotë bukuroshe të buzëqeshura gjysëm-lakuriqe.Ndonjëra nga ato qëndronte në këmbë,ndërkaq ndonjëra e shtrirë mbi shtrat me buzëqeshje në fytyrë që shkëlqente nga dritat e neonit,të ftonte të hyje brënda.Unë po ecja pa u ndalur askund.Në fund të korridorit të kati të dytë sërish më dolën shkallët spirale që të qonin në katin tjetër.Un i ngjita edhe ato shkallë.Pastaj korridori dhe shkallët që të qonin lartë.Dhe kështu pa u ndalur unë u ngjita në katin më të lartë të asaj ndërtese.Ishte ky kati i pstë me radhë.Edhe aty shumë dhoma dhe shumë bukuroshe.Kur arrita në fund të korridorit të pestë pa pushuar fare fillovaq kthimin.Në tëmtha më sulmonte pandërprerë pyetja:Pse kisha hyrë këtu?! Dhe a duhej të të kisha këtu?! Por pasiqë tashmë hyrja ime atje tashmë ishte një akt i kryer, vendosa ta qetësoj vetën: Këtu më kishte sjellur kërshëria.Kërshëria kishte fituar për një çast mbi arsyen.Por,ja që tani po fitonte terrenin arsyeja.Fakti që unë nuk po ndalesha askund që të mëkatënoja me ndonjërën nga bukuroshet do të thonte se kishte filluar të vepronte arsyeja.

Po zbritja kate e shkallë pa u ndalur askund.Pas pak çastesh e pashë vetën në korridorin e katit të parë.Kjo do të thonte se pas pak çastesh unë do të ndodhesha jashtë asaj shtëpie.Duke ecur ashtu me mendje të turbulluar,sytë instiktivisht më shkuan në njërën nga dhomat.Aty mbi shtrat po qëndronte një bukuroshe gjysëm-lakuriqe.Kur ajo e vërejti se unë po shikoja me ngulmë në drejtim të saj,filloi të më buzëqeshte.Figura dhe buzëqeshja e saj më tronditën thellë në zemër.Nga tronditja që pësova po ndjeja ca të dridhura të forta në shtat.-„O zot,sa ngjanë kjo në motrën time!Në atë motrën time që është shumë larg nga këtu!-po mendoja me vetën time.Ndërkaq tjetra nuk m´i ndante shikimet dhe buzëqeshjet.Në një çast e ngriti dorën dhe e drejtoi nga unë.Kjo do të thonte që ajo më ftonte që të hyja brënda.Që të hyja brënda dhe të bëja dashuri me të! Me atë që aq shumë mgjante me motrën time! Kjo ngjashmëri e saj me motrën time po më trondiste!-“O zot,çfarë po ndodhë kështu me mua?!“-i thirra vetës.Ajo bukuroshja e shtrirë mbi shtrat po më ftonte sërish.Unë po e shikoja ashtu gjatë dhe me mall.Me mallin e vëllait ndaj motrës…

Të gjitha këto po i rikujtoja edhe njëherë pasiqë ish kthyer në banesë.Dhe të gjitha po më ngjanin me një ëndërr.Por,jo,jo.Të gjitha ishin të vërteta.Reale.Më kishin ndodhur mua.Por,pse pikërisht mua?!Mos,vallë,kisha bërë gabim që kisha hyrë në atë shtëpi?!Sikur mos të kisha hyrë atje,gjthçka do të ishte më mirë.Jeta ime do të ecte me ritmin e zakonshëm.Me ritmin normal.Por shkuarja ime atje ka shkatërruar gjithçka! Ka shkatërruar ritmin normal të jetës sime.

Tash mendjen e kam të turbulluar.Dhe ndërgjegjën të rënduar.Ndërgjegjën? Po pse ndërgjegjën?! Unë nuk kam bërë asgjë që tash të më rëndojë ndërgjegjja!Kam shkuar,kam parë dhe kam dalur.E kam shuar një kërshëri timen! Vetëm se kërshëria ime nuk është shuar!Ajo më është ndezur edhe më shumë!Tash kërshëria nuk më lë për asnjë çast të qetë.Më janë shtuar dilemat dhe enigmat! Më duhet ta zgjidh një enigmë!Dhe enigma që duhet zgjidhur është vajza e asaj shtëpie që përngjanë aq shumë në motrën time! Cila është ajo?! Nga ka ardhur ajo këtu?!Pse,vallë ngjanë aq shumë në motrën time?! Ngjanë aq shumë sikur të ishin dy pjesë të së njejtës mollë?! Por,si ta zgjidh këtë enigmë?!...Pastaj çfarë më duhet mua kjo?! Si ta qetësoj vetën?! Motra ime është shumë larg nga këtu! Dhe nuk ka asgjë të përbashkët me bukuroshen e këtushme! Përveq ngjashmërisë! Por ky fakt nuk do të thotë asgjë! Sa e sa njerëz ka në këtë botë që ngjajnë me njëri tjetrin dhe nuk njihen! Mbase me miliona! E pse u dashka që unë të shqetësohem pse motra ime ka ngjashmëri me këtë bukuroshen e këtushme?!...

Nuk di se si ndodhi,por unë sërish u ndodha në korridorin e gjatë të asaj shtëpie.Dhe këmbët e mia ashtu në mënyrë mekanike ishin ndalur pikërisht para dhomës së bukuroshës që ngjanë me motrën time.Ajo qëndronte e shtrirë mbi shtrat po në atë pozitë që e kisha parë ditë më parë.Sa më pa mua filloi të buzëqeshëqeshte dhe të më ftonte.Unë po ngurroja.Ajo e kuptoi ngurrimin tim dhe u ngrit nga shtrati.Erdhi deri tek unë dhe më zuri nga krahu.Më tërhoqi me forcë dhe më futi brënda.E mbylli derën dhe më tha që të shkoja me të në shtrat. Unë sërish po ngurroja.Ajo më tërhoqi me forcë. Nga tërheqja e saj e fortë unë u rrëzova dhe rashë mbi shtrat.Ajo më hypi përmbi dhe filloi të më heqte rrobat që kisha në trup.Kur më la ashtu krejt lakuriq filloi të qeshej me të madhe.Nga qeshja e saj e zhurmëshme mua më doli gjumi.Isha i tëri i mbuluar nga djersët.-„O zot,më është ngjitur si një rodhe dhe nuk më shqitet as në gjumë!“-ia bëra vetës.E unë nuk e di se cila është ajo! Nuk ia di as emrin!...

Pas tri ditësh këmbët më quan sërish atje.Nuk e di se këtë here në shkuarjen tim atje ishte përcaktuese kërshëria apo arsyeja! Apo enigma që duhej zgjidhur?!

U ngjia në katin e parë dhe pikërisht para dhomës së bukuroshës që ngjante tmerrësisht me motrën time.Me motrën time që e kasha lënë në atdhe, larg nga këtu me kilometra.

Bukuroshja e shtrirë mbi shtrat,kur e vërejti se unë ia kisha ngulur sytë pikërisht asaj,u ngrit nga shtrati dhe u nis drejt meje,nga dera gjysëm e hapur e dhomës.M`u bë se veprimi i saj po i ngjante pikërisht veprimit të ëndrres.Për një çast unë mendova se po ëndërroja sërish.Por,jo,jo.Gjithçka po ndodhte në realitet,larg nga ëndrra.Bukuroshja thua se u ngjit për derën e hapur të dhomës.Duart i mbështeti në derë dhe të krijohej përshtypja se ajo e përkëdhekte derën.Ishte ky,mbase, veprimi i saj që e bënte çdoherë kur dikush I afrohej derës së dhomës së saj.E bënte këtë veprim që në mënyrë krejt artistike ta ftonte tjetrin në dhomën e vetë.

Unë po e vështroja si i shastisur.Ngjashmëria e saj me motrën time ishte tmerrësisht e madhe.Le nga pamja e jashtme trupore,por ato ngjanin tmerrësisht me njëra tjetrën edhe nga bebzat e syve.Ajo ishte afruar aq shumë dhe unë po ia  vështroja pikërisht bebzat e syve.-“O zot,sa ngjajnë!”-ia bëra vetës.Bile njëherë mendova se kjo e tëra ishte motra ime e cila se nga kishte ardhur në këtë shtëpi.Dhe habija që më kishte përfshirë sikur më kishte shtanguar trup e zemër.Bile për një moment sa nuk e nxora zërin dhe t`I bërtisja duke e share me fjalët më të ndyra.Duke e pyetur se si kishte ardhur ajo deri këtu dhe çfarë kërkonte ajo në këtë shtëpi!...

Tjetra e kishte vërejtur turbullimin tim dhe po më vështronte disi si me habi.Pastaj me një buzëqeshje të ëmbël më ftoi të shkoja në dhomën e saj.

Kisha kaluar prakun e asaj dhome dhe isha futur brënda. Ajo e kishte mbyllur derën dhe po më priste mua. Kur e pa se unë nuk po lëvizja fare m`u drejtua:-Ke hyrë këtu që të shikosh si një buf apo për diçka tjetër?!...Zëri i saj më tronditi edhe më shumë.Ngjyra e zërit që doli nga buzët e saj ishte tmerrësisht i ngjashëm apo krejt I njëjti me zërin e motrës sime! Dallonte në këtë mes vetëm gjuha në të cilën fliste bukuroshja që kisha përpara.Unë edhe më tutje e shikoja pa ditur se çfarë t`i thoja.Pas një heshtjeje disa sekondash që mbretëroi në mes nesh ajo e theu heshtjen:-Është kjo hera e pare e jotja që hyn në një dhomë të tillë apo çfarë po ngjet me ty?!Unë nuk kam shumë kohë të mirrem me ty?! Pasi tha këto ju drejtua një pasqyreje që ndodhej në murin përballë dhe filloi të shikonte trupin e vet në pasqyrë.Unë e vëreja se si me bisht të syrit po shikonte çdo levizje timen.Të them të drejtën unë në ato momente kasha ngelur si një hu gardhi që nuk lëvizë dot.E shikova edhe njëherë profilin e saj dhe u drejtova nga dera.Pa asnjë fjalë e hapa atë derë dhe dola nga ajo dhomë që po më zinte frymën.

Dritat e neonit të rrugës si dhe një fllad i freskët I mbrëmjes që sapo kishte rënë sikur më dhanë force dhe unë I shpejtova hapat drejt banesës sime.Gjatë tërë rrugës që bëra deri në banesë dhe pas arritjes atje në mendje e gjykoja vetën time se pse kisha hyrë në atë shtëpi misterioze.Bile në një moment duke e qortuar vetën për atë veprim të pamatur timin e binda vetën se këmbët e mia kurrë më nuk do të shkelnin në atë shtëpt!

Por…

Pas dy ditësh u ndodha sërish atje.Sapo kalova prakun e korridorit këmbët vetë më drejtuan nga dhoma e bukuroshes me pamje të ngjashme me time motër.Ajo ishte e shtrirë në shtrat dhe sapo më pa u ngrit nga shtrati dhe u drejtua drejt derës.Para se ajo të arrinte tek dera unë me hapa të sigurtë tashmë kisha zënë derën.E kalova prakun dhe hyra brënda.Ajo me një qeshje të lehtë në buzë m`u drejtua:-Erdhe përseri ti! U pendove! Vetëm duhet ta dish se pagesa e asaj dite nuk vlenë më.Duhet të paguash sërish!-po fliste ajo pandërprerë.

-Erdha!-i thash,por këtë here nuk do të iki aq shpejtë.Do të qëndroj më gjatë!...Ajo duke e përdredhur trupin ma ktheu:-Ti mund të qëndrosh sa të dush vetëm duhet ta dish se sa më shumë që të qëndrosh do të pagush më shumë!-dhe filloi që ta zbulonte gjoksin e vet.

-Para së gjithash unë desha që të bisedoj diçka me ty!-ju drejtova me një shikim të përqëndruar.

-Ti ke ardhur të bisedosh me mua!  E çfarë të duhet biseda! A nuk ke ardhur për…?!...

-Jo, jo,së pari desha që të njihemi bashkë!...

-Të njihemmi bashkë?! Si të njihemi bashkë?!...

-Desha të di se si quhesh dhe si ke ardhur në këtë shtëpi?!-ia ktheva unë.

-E ç`të duhet emri im?! Apo mos je nga policia?!-dhe u qesh me të madhe.-E ke gabuar rrugën! Unë këtu jam e rregulltë dhe me dokumente të nevojshme!...

-Jo,jo nuk jam polic dhe as nuk vi nga policia! Këtu kam ardhur nga kërshëria!

-Ha,ha,ha, nga kërshëria!-qeshi me të  madhe ajo dhe vazhdoi.-Ç`do të thuash me këtë?!...

-Së pari desha që ta mësoj emrin dhe mbiemrin tënd!...

-Ti qenke vërtetë i marrë e ç`të duhen emri dhe mbiemri im?!...

-Po ja ashtu kot!

-E çfarë nëse unë nuk të tregoj emrin?!

-Një bukuroshe si ti nuk besoj se do ta fsheh emrin!...

Ajo u ndal për një çast.Siç duket komplimenti im për bukurinë e saj bëri efektin e duhur.Duke buzëqeshur dhe duke u lazdruar si të ishte një fëmijë ma ktheu:-Po mirë po ta tregoj emrin:Emri im është Ariana!

Në zemër sikur më thrri diçka.Bukuroshja me emër shqiptar! Si është e mundur?Apo mos edhe kjo është shqiptare?!...

-Emri yt ngjanë në emrin e një vajze të kombit tim!-ia ktheva unë krejt i tronditur.

-Ashtu!-u dëgjua ajo.-E çfarë pastaj.Çfarë do të thotë kjo?!...

-Kjo do të thotë se tim und të jeshë një vajzë që i takon kombit tim!...

-Kombit tënd?! E cili na qenka ky kombi yt?!...

-Para se të tregoj se cili është kombi im unë dua të di edhe mbiemrin tend!...

-E nëse unë nuk të tregoj?!...

-Ti do të më tregosh,sepse unë jam i bindur se ashtu siç je e bukur në trup je e mirë edhe në shpirt!

-Ti me siguri je nga policia! Por të  thash se unë jam në rregull,andaj mos u merr kot me mua!

-Të thash edhe më herët se nuk jam nga policia!

-Atëherë ç`të duhet mbiemri im!

-Po ja, ashtu kot!

-E nuk do të të tregoj!

-Nëse nuk do të tregoni mbiemrin, atëherë a mund të më tregoni se si dhe përse ndodheni në këtë shtëpi?! A  nuk e dini se kjo shtëpi ka një emër të keq?! Pastaj një bukuroshe e tillë të merret me një profesion të tillë?! A nuk është ky një mëkat I llojit të vet?!-se si mu zgjidh gjuha dhe nuk po dija të ndalur.

-Mos,mosni,ju lutem?! Mos më pyesni për gjëra që edhe mua më shkaktojnë plagë dhe më vrasin thellë në ndërgjegje dhe në zemër!-u dëgja ajo me një zë krejt të ndryshëm nga ai i pari.

-A nuk e dini vallë se qarja e halleve me të afërmit dhe të njohurit e lehtësojnë personin e lënduar?!

-Por,ju nuk jeni as i afërm dhe as i njohur i imi! Jeni një klient si të gjithë të tjerët!

-Po ja që dua të bëhem i njohuri yt!

-Si të bëheni I njohuri im?! Nuk po ju kuptoj!

-Po ja kështu: Ju do të më tregoni gjthçka mbi jetën tuaj dhe unë do të të tregoj gjithçka mbi jetën time!

-E ç`të duhet ty jeta ime?!

-Të thash se unë dëshiroj që ne të njihemi dhe të bëhemi miq!

-Të bëhemi miq?! Si të bëhemi miq?!

-Paj njerëzit në këtë botë bëhen miq në forma dhe në mënyra të ndryshme.Njëra nga to është edhe kur dy njerëz besedojnë bashkë për hallet dhe brengat e jetës! Pastaj kur të mësojnë për brengat e njëri tjetrit edhe e ndihmojnë njëri tjetrin! Duke e ndihmuar njëri tjetrin edhe brengat dhe hallet i kalojnë më lehtë dhe me më pak dhimbje.

-Domethënë,ju mendoni se nëse unë ju tregoj për jetën time,për brengat dhe hallet që kam pasë në jetë,atëherë do ta kem më të lehtë?!

-Gjithsesi! Do ta keni më të lehtë nëse një pjesë të atyre halleve dhe brengave i shkarkoni mbi mua!

-Si ju jeni në gjendje që një pjesë të halleve dhe brengave të mia ta merrni mbi vete!  Pse?!

-Ju thash edhe më pare se unë dua që të njihem me ty.Dhe derisa dëshiroj që të njihem me ty domosdo që edhe disa nga brengat dhe hallet tua di t`i marr mbi supet e mia.

-Sipas asaj që thoni ju unë pastaj do ta kem më të lehtë në jetë!

-Gjithësesi!

-Çfarë duhet të bëj unë që të miqësohem me ty?!

-Ju thash edhe më parë se që të miqësohemi duhet ta njohim njëri tjetrin!

-Çfarë duhet të bëj unë që ju të  më njihni mua?!

-Ju duhet të më tregoni gjthçka për jetën tuaj!

-E nga ta filloj?!

-Po patët mundësi që nga lindja!Apo që para lindjes.Të filloni me prindërit tuaj!

-Eh, more miku im që thoni ju unë që nga fillimi kam pasur një jetë të vështirë!-filloi ajo.Apo që të jem edhe më e qartë jeta ime e ka fillimin e saj nga një lidhje të parregulltë bashkëshortësie.Nëna ime ishte ndarë me burrin e saj të parë që kishte qenë vendas dhe ishte martuar me një të huaj.Ai i huaji(e që më vonë do të ishte babai im) kishte ardhur nga larg që të punonte në vendin tim.Detalet se si janë njohur nëna ime dhe babai im nuk i di.Vetëm mund të them se nga ajo lidhje e tyre unë kam ardhur në jetë.Pas lindjes sime edhe për ca kohë babai im kishte jetuar me nënën time,pastaj ishin ndarë.Pse dhe si janë ndarë unë as sot nuk e di.Vetëm e di se pastaj kam jetuar vetëm me nënën time.Babain të them të vërtetën nuk e kam njohur asnjëherë.Sepse ai kishte ikur nga nëna ime kur unë isha vetëm një vjeçe e gjysmë.Si më ka treguar nëna ime ai ishte nga një vend i jugut të Evropës.Nga ka shkuar dhe a jeton dhe ku jeton ai unë nuk e di.Siç të thash edhe më herët unë nga ai nuk kam trashëguar asgjë përveq emrit.Ai,pra babai im ma ka lënë emrin që e kam edhe sot.Pasi i mbusha pesëmbëdhjetë vjet nëna ime filloi të shoqërohej me një njeri tjetër.Ai njeri filloi të vinte në shtëpinë tonë.Unë si një e re pesëmbëdhjetë vjeçare fillova ta dua si babain tim.Por ai kishte pasur plane të tjera. Siç e kuptova më vonë ai ishte shoqëruar me nënën time vetëm e vetëm që të afrohej me mua.I ksha pëlqyer shumë,andaj e kishte përdorur atë dredhi që të më shtinte në dorë.Këtë ma tha vetë në një pasdite të kobshme.Atë pasdite nëna ime nuk ishte në shtëpi,ndërkaq unë isha në dhomën time duke mësuar.Kur ai trokiti në derë dhe e shfaqui dëshirën që të hynte dhe të bisedonte me mua.Unë natyrisht e pranova lutjen e tij sepse siç të thash e kasha si në  vend të babait.Dhe as që më shkonte mendja nga e keqja.Ai hyri në dhomën time dhe u ul aty afër meje,në shtratin tim.Në fillim biseduam për shkollën dhe gjithçka që kishte të bënte me te.Pastaj se si ra  fjala për dashurinë dhe ai më  pyeti se a kisha ndonjë të dashur.Dhe kur unë i thash se unë isha ende e re dhe të gjitha preokupimet i kisha të shkolla,ai u ngazllye dhe ma ktheu:-Kështu duhet të jetë një vajzë e menqur dhe e bukur si ti.Dhe derisa fliste me njërën dore më lëmonte flokët.Veprimin e tij unë e pranoja si një veprim të babait ndaj së bijës.Kur për një moment ai i dalldisur nga epshi m`u drejtua:-Ti je një vajzë shumë e bukur dhe unë gjithmonë të kam dashur ty! Mendoj se sot ka ardhur moment që ta tregoj këtë dashuri! Dhe pa fije turpi tentoi të më puthte.Unë e tmerruar nga veprimi I tij e largova paksa kokën,ndërkaq buzët e tij u ngjitën në qafën time.Për fatin tim të mire në ato moment u kthye nëna ime dhe unë shpëtova nga ai përbindësh.Pas kësaj ngjarjeje nuk e di se çfarë i tha ai nënës sime,vetëm se nëna ime ndërroi qëndrimin ndaj meje.Filloi që për gjithçka rreth shtëpisë të më qortonte mua.Kështuqë jeta ime u shndërrua në ferr.Dhe një ditë ika nga shtëpia.Në fillim qëndrova here tek njëra shoqe,here tek tjetra,por pastaj m`u mërzit gjithçka dhe ika nga qyteti im.Erdha në këtë qytet dhe pasiqë nuk kisha as para e as strehë ku ta futja kokën një ditë trokita në dyer të kësaj shtëpie.E di se nuk duhej ta bëja një gjë të tillë,por rrugëdalje tjetër nuk kisha…Kjo ishte jeta ime deri më sot.Ndërkaq çfarë do të ndodhë nesër unë nuk e di!-e përfundoi ajo rrefimin mbi jetën e saj.Rrëfimi i saj më kishte tronditur.Për disa çaste nuk isha në gjendje të thoja asgjë.Pastaj se si mu`zgjidh gjuha nuk e di vetëm kur e dëgjova zërin tim t`i drejtohej asaj:-Po sikur të kishe zgjidhje tjetër a do ta braktisje këtë shtëpi?!...

-Do ta braktisja dhe atë që sot!-dëgjova zërin e vendosur të saj.

-Para se të shkoj desha të di edhe diçka: A mund të më tregoni emrin e babait tuaj?!

-Si nuk u ndave njëherë nga kjo pyetje?!-ma ktheu ajo dhe vazhdoi:-E kam të vështirë ta tregoj atë emër.Atë emër që unë tërë jetën e kam quajtru baba! Megjithate po ta them!-ia tha ajo dhe e tregoi emrin e babait të vet.Mua sa nuk më ra pika.Ajo po habitej me ndryshimin tim.Unë në anën tjetër nuk po mund ta qetësoja vetën.Isha ngriur në këmbë dhe po lëvizja nëpër dhomë.Më bëhej se tavani i dhomës më kishte rënë mbi kokë.E kuptova se më ishte vështirësuar frymëmarrja.Duhej që sa më pare të dilja në ajër të pastër.

-Arianë!-i thash.Më vjen shumë keq për vuajtjen tënde! Por të premtoj se tash e tutje unë do të ndihmoj!-dhe pa u përshëndetur me Arianën ika nga ajo dhomë që po më mbyste.

Kur arrita në banesë u qetësova paksa.Dhe e binda vetën time se duhej ta ndihmoja Arianën.Arianën motrën time nga babai.Motrën time të vuajtur që e kasha gjetur në një mënyrë të pazakonshme! Në një vend dhe një shtëpi të mistershme.Dhe e falenderova zotin që më kishte frenuar dhe nuk kisha rënë në një incest shkatërrues.Kisha ikur nga incesti dhe atë fare rastësisht.Dhe tërë natën nuk më zuri gjumi.

Të nesërmen shkova sërish të takoja Arianën,motrën time,por nuk e gjeta.Kishte ikur në drejtim të panjohur.Ikja e saj më la vrragë në zemër dhe në shpirt.Edhe sot e akuzoj vetëvetën se pse në takimin e fundit nuk  tregova se cili isha.Mbase sikur ta dinte se cili isha nuk do të ikte por do të vinte me mua…



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •