Ramiz Bojaj
| Tuesday, 09.13.2011, 04:05 PM |  

Ramiz Bojaj, u lind me 20 nëntor të vitit 1974 në Kërrnicë të Klinës. Shkollën fillore dhe të mesme i mbaroi në vendlindje dhe në Klinë, fakultetin e filologjisë e mbaroi në UP, dega “Letërsi dhe gjuhë shqipe”. Me shkrime letrare merret që nga mosha e re. Ramiz Bojaj, për gjashtë vjet ishte redaktor dhe kolumnist në të përditshmen “Bota sot”. Aktualisht është analist politik në të përditshme “Kosova sot”, dhe bashkëpunëtor me të përditshmet shqiptare, “Koha jonë”, “Gazeta-55”, “Koha”, Shkup dhe me redaksinë elektronike “ZemraShqiptare”. Aktualisht është drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Studime dhe Analiza të Politikave Ekonomike në Prishtinë. Autori është anëtar i Federatës Botërore të Gazetarisë IFJ dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Për punën dhe angazhimet në lëmin profesional ka marrë një mori çmimesh për letërsi dhe gazetari, si poet i vitit, gazetar i dalluar etj. Shkrimet e autorit janë botuar edhe në mediat e huaja, si në BBC, VOA, EVL etj. Autori jeton dhe vepron në Prishtinë dhe në Phoenix-Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ka të botuara përmbledhjet me poezi “Lot mbi muranë” dhe “Heshtja e muzave” si dhe bashkautor në shumë vepra studimore dhe hulumtuese.



(Votes: 2 . Average: 5/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •