Anila Dahriu: Fishkellimi i nje nate shterpe
| Saturday, 09.24.2011, 08:07 PM |  

Tregim

 

ANILA DAHRIU

 

Fishkellimi i nje nate shterpe.

 

Nata sapo mbuloi me petkun e zi catite e shtepive ne kete qytetez me drita te pakta. Stina e nxehte e veres shtrengonte pas vetes ankthe te ndrydhura,te perziera me nje pellge ndienjash te zhubrosura ne fund te gjuheve te flakta te saja.Ata ishin shtrire perbri njeri-tjetrit, ku perleshja e hormoneve here ngjiste deshiren dhe kacafytjen e tyre,here here rreshqisnin te zhgenjuer ne marshin e coroditur te peshtjellimit te humbur, ne nje labirint therres dhe te paqarte.

Ajo, mes errresires ndiente vetmi, dhe e gelltiste ate si nje mushk i kalbur dhe njekosishte te mberthyer pas nje shkembi ku tretej avash avash ne nje grope,qe i pergjante nje agonie e pandalshme, dhe, perfundimisht behej pjese e saj.Nuk ngutej te shtrengonte ngurtesine e tij te paket, sepse ,nje lengezim brenda vetes e shkundete nga prania e nje qenie e padukshme qe kishte muaj qe shqyente shqisat e veta tashme te kthyer, ne kthetra, qe gjakosnin muret e shpirtit.

Ai,nuk flinte,e ndiente afer vetes si nje perde te akullte,te larget, dhe, mendja e tij e mberthyer ne nje kurth pyetjesh, kerkonte nje pergjigje mohuse te te kundertes te asaj qe ndiente,e kishte kuptuar muajt e fundit.

Me vone, u degjuan ritmet e zakonshme te mbremjes ,qe klithte te zgjonte ndopak kete monotoni mjerane me pak kercitjesh takash bulevardeve qe rendnin pas hijeve te burrave me hap te rende.Nje kenge napolitane, qe kendohej gati cdo mbremje ne hotelin prane tyre,e trishtuar ,ku shtonte me shume ankthin dhe germimin e gropes se hapur.Nje lehje qeni,i leshuar nga te zotet te kryente nevojat e tij ,dhe te vagabonte tere mbremjen ne kerkim te nje mike bastarde ku te shfrynte epshin e cmendur te tij, si qen.

RRuget te kesaj qyteze ne kete fund vere dukeshin me te pasterta nga heret e tjera,ndoshta ishte nje vegim i mendjes se tij,ku nuk veshtronte asgje,po vetem mbikqyrte nje pjese te percaktuar e te zhveshur nga boshti i jetes,"Gruan e vet".U kthya rishtaz, perseri perball saj.Ajo nuk flinte,mermeriti disa fjale te coptuara si nje ere e shpejte ku mberthente rete duke i degdisur neper qiej te fshehte per te mos zbuluar kurre renien e loteve, si nje bresheri rrebeshi,te nje faji qe ndiente.Ai,nuk guxonte ta prekte..por me vone, nje mjagullim macesh ne kulmin e kenaqsise i zgjoi instiktin kersheror te mashkullit.Buzet e trasha ,ndienin nje terbim, si nje lehje te shkeputur nga kapricua e castit.Ne ballin me pak rrudha, djerset rridhnin curil.Mendonte kete perzierje te pashmangshme,ndoshta e sillte dhe vapa e padurushme,po ndiente qe perleshja ishte e pashmangshme.

Cfare po ndodhte pyeste veten??

Nder krahe kishte vetem nje statuje, qe heshte dhe mbiqyrte veshtrimin e vet ne nje hapesire tjeter.

Nata e kerrusur degdiste akoma mllefin e reve,ndiej shterp.Ngahere luftonte me disa pika te bardhe, qe shfaqeshin aty ketu,dukeshin si xixellonja te vonuara duke thene."Vegimi nuk humbet ngjyren e nje te vertete, eksiston akoma nje kasete ku e kaluara kerkon nje tendosje dhe zhvendosje te prezences ,qe shfaqet papritur ne sendukun e nje endrre"".

Ajo renkoi, nga zhvendosja e duarve te tij rreth kofsheve te mbushura,ishte nje renkim i castit,i verber,si ato orgazma te lehta qe here here vine pa u kuptuar duke lene gjurme te pakta dhe ikin pa asnje shije te prezences.

Ai, ndieu nje ngulc qe i pergjante nje kafshe te plagosur nga nje dore keqdashese qe po i shtrengonte shpirtin pa pushim.Syte u capeliten ne nje rrjete te thellshme,e te dendur merimange,nuk kishte dalje po vetem ngushtim.

U tkurr i teri ne nje guaske, sikur donte te mbrohej nga ky akull i papritur nga kjo dendje myshku qe nuk i pergjigjej rifleseve te tija.U zhyt thelle ne detin e tyre pa kthim ndoshta.....

Ajo u kthye rishtaz,e veshtroi vuajtjen e tij te binjakezuar me deshperimin.Nuk e percmoj.U ngrit,hodhi nje bluz te holle kraheve,keputi veshtrimin ne qoshen e dhomes,ku krijesa e tyre flinte e qete.U afrua prane komodines duke ndezur ambazhurin.Aty gjendej nje shishe me uje qe zakonishte e mbante per te bijen gjate nates kur zgjohej dhe kishte etje.E mbushi goten plot e perplot me uje.Piu nje gllek duke veshtruar perseri te shoqin.Pastaj pauze dhe nxorri keto fjale nga senduku i shpirtit te saj.PO me perpara u ndal, perballe fotos se Anamarise me te birin e gjakosur ne preher.

"Po fluturoj ne nje hapesire,ku krahet nuk ndiejne lodhjen e te kaluares..Ndoshta ne kete fluturim do te bie dhe krahet e mi do te kthehen ne spektera pa shprese,ku do te shuhen ne vijezime te dyanshme te horizonteve,ku sensi i te kuptuarit mbulohet me logjiken estreme te nje realiteti ndoshta mbijetesor ose ,ose......."

Ai perples,i shperqendruar nuk u pergjigje"Fluturimi tashme nuk ndalej,kjo nate i pergjante nje gruaje shterpe,ku llomotiste gjate e shtruar,ku lendonte carcafet qe tashme kishin pamjen e perkryer te paprekshmes.

Vjeshta kishte mberritur,po petku i saj ishte akoma gjysem i blerte.Gjethet dridheshin akoma nen mbikqyrjen e vales se ngrohte te ajrit qe pervidhej si nje kamzhik fishkellues mbi kurmet e tyre te brishta,edhe, pse ato ,e dinin fundin e tyre.Ishin ne pritje te nje agu gertheshem te te papritures.NJe renkim i thellshem cau kraharorin e tij perseri.U kthye permbys, dhe nen vete shtrengoj jastekun e bute,nen belbetitjesh e klithma te mbytyra, qe shkeputeshin si shkulme te bardha dallgesh te forta nga gjiri i nje shkembi ku nuk tregonte me krahet e veta te pritjes....



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •