Daim Miftari: Toka e fjalës
| Sunday, 09.25.2011, 06:56 PM |  

DAIM MIFTARI

 

TOKA E FJALËS

 

Recensues: Ali Aliu

Linditë Ahmeti

 

 

E DIELA

 

e hap derën

e diela futet brenda

si macë e pangopur

 

trishtimit ia bën me sy

miqësisht

 

përjashta

si rrahuri me kamxhik

mbi asfalt shtrirë

dielli

 

Shkup, 3 prill 2011

 

 

TAKIMI ME EUTERPËN

 

një ditë i pikëlluar

nga jehona e vargut

të pashkruar

që e ndjeja thellë

në qenien time

si të shtënat e armëve

që armikun

s’e qëllojnë dot

si arrën e pambjellë

të fshatarit

më trokiti në derë

motra ime Euterpë

e përmalluar

më përqafoi

si motra

villain e një barku

dhe unë qava me lotë

si fëmijë

nga qëzimi qava

kam mundur të ndërrojë adresë

e ajo të zbardhej nga malli

duke më kërkuar

 

Shkup, 10 prill 2010

 

 

SHPRESË

 

unë mezi po pres

ti të vish

ta hapësh derën

e lënë pa çelës

si zemrën time

 

me shpresën e ngrysur

pres

si lulet

mëngjesin

 

shpresa ime

varur për muri

si pushka

e luftarit

e bërë gati

për beteja të reja

 

e paepur

shpresa ime…

 

Shkup, 25 mars 2010

 

 

GJUMI I THELLË

 

dua të fle

e pagjumësia më thotë

mëngjesi është larg

 

shpalos ëndrrën

ajo bosh

 

qyteti fle

 

përtej errësirës

flaka e pashpresës

si drurët e thatë

shpresat djeg

 

oh ç’tmerr

ç’ rrëmujë

mbi faqe të dheut

ndihet rëndë

gërhama e gjumit të thellë

 

Shkup, 3 prill 2010

 

 

ERATA KËNDON PËR TY

 

dejve të mi

si një ujëvarë

rrjedh mërzia

dhe unë ndjej

zbraztësinë e hapave

të mi

si shushuritjet e erës

natën

vonë

vonë

e fillojnë

të zgjohen kujtimet

ngjyraplot

nga gjumi i gjatë

gjumi i thellë

pluhurin e harresës

duke fshirë

nga kulmi i kënaqësisë

dhe nis e këndon

erata për ty

 

Shkup, 10 prill 2010

 

 

TOKA E FJALËS

 

herr errësirën

si barin e keq

në kopsht

dhe nis e lëvroj

tokën e fjalës

si bujqit arrën

farën e re

të mbjellë

farën e fryteve

të llojit të mirë

të qëndrueshëm

në mot të keq

dhe vështroj nga larg

sesi dielli

i tërheq me dorë retë

dhe hapet qiell

i vargut tim

 

Shkup, 9 prill 2010

 

 

DASHURIA

 

me hapa malli

që fluturojnë

shkoj drejt saj

 

si motra

e gjergj elez alisë

plagët

mërzisë ia lanë

ajo

 

pastaj unë e marr

e fus në vargje

ia ndal vajin

e ledhatoj

dhe vështroj hareshëm

si merr frymë

buzëqesh

rritet

foshnja ime

 

Shkup, 25 prill 2010

 

 

AS ËNDRRA PËR NESËR

 

plot hënë

e qiell të kaltër nata

mikloi pagjumësinë time

të gëzuar

si të fëmijës

në prag të festave

 

sapo tërhoqa nga sytë

perden ngjyrë vjollcë

maji i shqetësuar

shi e mjegulla

erdhi e u fut

në gjirin e qetësisë

së përgjumur të aurorës

 

era e fortë

trazoi aromën

e lules së blirit

e cila sapo filloi të depërtojë

në dhomën plot ëndrra

 

as ajo s’erdhi atë ditë

as ti miku im

as ëndrra për nesër

 

Shkup, 1 maj 2009

 

 

ISHTE AJO

 

ikën miqtë

unë hapa dritaren

tymin e hidhur të fjalëve

nata ta thith

 

muret e dhomës

aromë e trëndafilit t’i mbush

si përditë

 

dhe u shua qyteti

 

mbi tavolinën e punës

ndeza llambën e vogël

nën dritën e së cilës

shkruaja vargje pa kuptim

 

dhe papritmas

shpërtheu ideja

i mblodhi vargjet e shpërndara

të lodhura fletëve

gjethet e zverdhura

trotuareve

tok i bëri

më mahniti

bukuri e poezisë

e cila më mbushi ngrohtësi

ishte ajo

 

Shkup, 26 prill 2009

 

 

NJË DËSHIRË MË NDIZET YJE

 

një dëshirë më ndizet yje

qiejve të kujtimit

ku pikon shi mallëngjimi

dhe dua të ta dëgjoj

zërin

psherëtimat

të ndjej drithërimat

e trupit tënd

fluid

s’di për të satën herë

kur të ndizen

dritat e mosdurimit

pëlhurën e moralit

epshi ta gris

 

Shkup, 9 qershor 2007

 



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30