Agim Mato
| Sunday, 11.06.2011, 04:46 PM |  

Agim Mato, u lind në Sarandë më 09.03.1947. Ka kryer shkollën e Mesme të përgjithëshme “Hoxha Tahsini”  1963 – 1966 po në Sarandë. Iu mohua e drejta e studimit në shkollën e lartë  për shkak të arrestimit dhe të dënimit politik të të atit, Remzi Mato, si pjestar i një grupi “armiqësor” intelektualësh,  dhe fillon punën si punëtor ndërtimi. Në vitin 1969 boton vëllimin e parë me poezi  “Jug” dhe në vitin 1974  vëllimin “Në pragun e shtëpive tona”  Këto libra u pritën shumë mirë nga kritika e kohës, gjë që ra në ay të organeve të partisë të rrethit të Sarandës dhe me propozim të këtij komiteti, i hiqet e drejta e botimit e i kthehen librat në karton, me një qarkore nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, e drejtë kjo, që ju dha vetëm në prag të shëmbjes së regjimit totalitar, kur boton edhe vëllimin e tretë “Buka e fjalëve”.  Pas vitit 1990 iu kushtua tërësisht punës për ngritjen e një shypshkronje dhe të shtëpisë botuese “Milosao”. Është administrator i televisionit “Riviera” që ka një shtrirje Vlorë – Sarandë. Ka rinisur pas kaq vjetësh debutimin në poezi dhe ka gati për shyp vëllimin “Gjaku i luleve” e një përmbledhje më të gjerë të të gjithë krijimtarisë së tij.

 

Botime - Poezi:

 

“Jug” 1969, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”- Tiranë

“Në pragun e shtëpive tona” 1974, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”- Tiranë

“Buka e fjalëve” 1986, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”- Tiranë



(Votes: 2 . Average: 1.5/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30