Krijime nga Erjola Kola
| Sunday, 11.20.2011, 08:00 PM |  

Erjola Kola

 

 

Të uroj!

 

''Si mund të falenderosh dikë që të rri afër, të mbështet, të fal buzëqeshje, të kupton në

ajër, të lexon mendimet.

Pse a mund ta falenderosh mjaftueshëm dikë që të dhuron miqësinë e tij, dikë që të

vlerëson për atë që je për gjithçka që bën, dikë që qesh me çdo çmenduri tënden që e

pëlqen çdo çmenduri tënden dhe shpeshherë bëhet dashur pa dashur pjesë e saj.

Pastaj sa fjalë e vogel është vetëm ''Faleminderit'' për dikë që bën kaq shumë për ty...?!

Si mund t'i peshosh sa vlejnë gjithë buzëqeshjet që ke marrë dhe ato që të janë dhuruar

dhe të thuash vetëm një ''Faleminderit'' që je këtu, është shumë pak,për të vlerësuar siç

duhet atë që më ke dhuruar?

Të uroj vetëm që dielli im t'i ndriçojë ditët e tua dhe ti t'i buzëqeshesh me ëmbëlsi çdo

rrezeje.

Të uroj që hëna jote t'i japi shkëlqim dhe qetësi, çdo mbrëmje tëndes.

Të uroj që yjet e Lasgushit,të bëhen shigjeta të tregojnë rrugën e duhur përherë kur të

duash ta kërkosh atë.

Të uroj që qetësia e një dite vjeshte të shoqëroje çdo ditë tënden, që ecja jote mbi gjethet

në rrugë, të jetë përherë drejtë një rruge më të mirë, drejtë një drite më të mirë, drejtë

lumturisë tënde.

Të uroj që shiu,të shplajë,çdo mendim negativ që mund të lindi në mendje dhe çdo pikë

shiu,të jetë vullnet për ty për të vazhduar te ecësh më tej edhe nëse nuk ke çadër.

Të uroj që çdo ditë e jotja, të jetë një buzëqeshje e madhe me të gjitha dhëmbët, me

gjithë forcën e shpirtit.

Dhe më e rëndësishmja të kujtoj që: ''Mos harro të buzëqeshësh'' asnjëherë.

 

 (09.11.2010)

 

5...4...3...2...1

 

5 gishta të mbajnë fort të kanë kapur dorën,

një grusht pesëgishtësh shtrënguar pas dorës tënde...

4 gishta ende të mbajnë...

3 gishta nuk të lëshojnë...

2 gishta ende qëndrojnë...

Gishti i vetëm dhe i fundit,i ndjerë vetëm...avash shkeputët dhe të lëshon...

Dora nuk shtrëngon më dorën/zemrën...dora të la...dora ka ikur vetëm nga shtrëngimi i

dorës dhe zemrës tënde,unë jam ende ketu..

Dora udhëton,mbështetet në shpatull...dora do jetë forca jote,mbrojtja jote,ëngjelli yt

personal...do të japi shtysën kur të mos ecësh më,kur të jesh në dyshim do të të shtyje

apo mbaje më forcë të mos shkosh...do të mbaje të mos rrëzohesh asnjëhere...do të

ndihmoje të ngrihesh nëse ndodh që je penguar diku...do të jetë aty,gjithmonë edhe kur

të tjerët ndoshta s'do jenë..ajo nuk do të braktisi kurrë...do të bëj të qeshësh edhe kur i

ke varur buzët...do të mbaje fort në ditët e erës së fuqishmë..do të ndihmojë mos të

humbësh drejtimin...

Do të jetë më ty,një copëz e imja...gjithmonë...

1...2...3...4...5...Larg...

 

Mos thuaj lamtumirë...!

 

Edhe kur më të mos jem...unë prapë aty do të jem.

Do të jem në çdo rreze dielli që qerpikëve meëgjeseve përdridhen.

Do të jem në ajrin që mbush dhomën sa herë do të hapësh dritaren.

Në çdo grimcë qe me ajrin fluturon të zërë vend diku...në tavolinën tënde...në jastëkun

tënd...në ballin tënd...

Do të jem drita që retë larg do t'i largojë...

Do të jem në aromën e kafes së mëngjesit...

Do të më ndjesh në ëmbëlsinë e çokollatave...

Do të jem në erën që fryn dhe pallton tënde me vete e merr.

Do të jem me shiun në ditët kur çadrën të kesh harruar.

Do të jem në lule,në ngjyrat e tyre,në aromën e tyre...

Do të jem me pranverën,me verën,vjeshtën e artë dhe dimrin e acartë...

Do të jem në mëngjes.

Do të jem në mbrëmje.

Do të jem netëve.

Do të jem në ëndrra.

Do të jem në zgjime.

Më kërko...! Jo ... Mos thuaj Lamtumirë...!

Më kërko gjithandej...

Më kërko në detaje, aty do të jem fshehur unë.

Ngrije kokën drejt qiellit, nëse dielli shkëlqen...unë po të buzëqesh...

Ngrije kokën sërish...nëse shi po bie...janë thjeshtë përqafimet që po të nis së largu...jo

lot..asnjëherë lot...

E ndjen erën...janë duart e zgjatura që të mbërthejnë pas vetes...

E ndjen fëshfërimën e erës ndër gjethe...kujtohu të ngjan me buzëqeshjen time...

Në notat e këngës së preferuar zërin tim do të dëgjosh...

Në vargjet e poezisë së preferuar,fjalët e mia do të gjesh...

Ne filmin e preferuar ne syte e aktoreve,imazhin tim do te shohesh.

Mos thuaj Lamtumirë...!

Do të gjej sërish...do të më gjesh sërish...!

Askush nuk humbet rrugëve të jetës...Gjendesh një ditë...!

Mos thuaj Lamtumirë...!

Ps. Lamtumirat nuk ekzistojnë...rrugët e jetës janë te ngaterruara aq bukur,sa një ditë apo

tjetër...kryqëzohen..prapë!

 

Më fal një buzëqeshje.

 

Lëre shiun të bjerë... ai do të pushojë një ditë.

Mos u mërzit se re të zeza e mbuluan ditën tënde. Një erë e lehtë do t'i trembë dhe ato.

Le të jetë një ditë gri, ajo do të ndryshojë... asnjë gjë nuk zgjat përgjithmonë.

Hap dritaren dhe lejo që energjia pozitive të të pushtojë.

Një erë e re qetësie, do të rrëmbejë zemrën … dhe mendja do të ketë vend, vetëm për

mendime optimiste.

Stresin, mërzitjen, shqetësimet lëri të lira të fluturojnë jashtë dritares tënde... dhe ti fillo të

buzëqeshësh.

Ngjyrat do të pushtojnë jetën tënde.

Buzëqeshja do të jetë mbretëresha e ditëve të tua.

Çdo fillim e ka një fund.

Çdo humbje, një fitore.

Çdo rënie,një ngritje.

Çdo lot i derdhur, një buzëqeshje të shndritshme të gatshme për tu ndezur.

Një ditë e re po vjen, e ndjen? ... Buzëqeshi asaj!

Më fal një buzëqeshje!

 

Me ty

 

Afrohem...

Largohem...

Të shtrëngoj...

Të lëshoj...

Të prek...

Të shtyj...

Të buzëqesh...

Më buzëqesh...!!!

Dhe prapë aty,prapë këtu...

Si gjithmonë,jemi prapë ne të dy...!!!

E të ndjej...

Të ndjej...

Në çdo qelizë...

Në çdo frymëmarrje...

Në çdo mbyllje sysh...

Je aty..

Je ti...

Je me mua...

Për mua...

Jam me ty....

Për ty...!!!

Të kam ëndërr!!!...

Realitet,s'mund të kem...!!!

Të tërheq zvarrë nëpër mendime në ditët e mia...

Të mbart në zemër...

Gjatë netëve të mia, të shtrëngoj në ëndërr.

Të kam larg...

Të ndjej afër....

Të largoj...

Më rri pranë...

Të shtyj...

Më shtrëngon...

Ku je???...

Të kërkoj...

Ku je???...

Të thërras...

Të kam...

Nuk të kam....

Je....

Nuk je....

Të ëndërroj...

Nuk të shoh..

Nuk të kam....

Të dëgjoj...

Të flas...

Të buzëqesh...

Të përkëdhelem...

Të shijoj...

Të kam në sy

...dhe...

Perplasem me forcë në realitet...

Pa ty...!!!

Më qesh...e dëgjoj...

Më buzëqesh....nuk e shoh...

Të ndjek të largohesh....

Unë të vij nga pas....

Të shoh tek ikën...

Kap hijen tënde me këmbë...

Ndoshta të ndaloj...

Përsëri të thërras!

Ndoshta....

Ndoshta....

Do të kem...!!!

Sido që të vijë....

Sido që të jetë....ME TY DO JEM...!!!

(në një mënyrë...apo në një tjetër...!!!)

Do të kem, po timin do të kem!

 

Ajo ''nata''!

 

Zbriti nata e me pëlhurën e saj të hirtë, e mbuloi qytetin, i veshi botës mantelin e qetësisë.

Heshtja ra anë e mbanë.

Qyteti iu dorëzua tundimit mbështjellës së natës.

Qyteti i mbylli sytë në botën e ëndrrave të fillojë një udhëtim të ri.

Njerëzit frymën e ndalën e yjet përshendetën. Yjet u ndezën edhe sot, si çdo natë. Edhë

hëna doli sot për shëtitjen e saj të përnatshme në zemrat e poetëve, e pajisur me pluhurin

e saj magjepsës... e si çdo natë vargje t'reja frymëzon, për çdo ëndërr e çdo çast.

Duket kjo natë si e njëjta natë, si çdo natë,... por sot është ajo ''natë''.

Ajo natë, ku muzikës së notave, një tjetër melodi zemre vendin i ka zënë.

Emocione t'mbledhura grushtë... e dridhje të mbysin fjalët, heshtja ...ah as heshtja nuk

flet.

Sytë, po sytë flasin, gjithmonë flasin.

Ata sytë e tu llafazanë.

Zërin tënd nuk e dëgjon sot, zërin tënd e dëgjojmë ne prej kohësh.

Dëgjoje edhe ti!

Ule ulërimën e frikës, tunde dorën drejt hapsirave, largo ndjenjat e këqia, fshij kujtimet

dhe ajrin e mbrëmjes së sapolindur, duaje, shijoje, dashuroje.

Përqafoje hënën, yjet mbaji dëshmitar, heshtjes jepi fjalë, emocioneve jepu jetë.

Sot është ajo ''nata''.

Duaje dhe shkruaje.

Duaje dhe kujtoje.

Thjeshtë duaje!

Ps. Është ajo nata, lërë shpirtin të flasë!

 

Dita ime!

 

E kam grisur qiellin këtë natë.

Me të një fustan qiellor kam thurrur.

Yjet trupit m' ndriçojnë, retë krahëve pelerinë kam hedhur e flladi i mbrëmjes flokëve

vërtitet, kaçurrelave ngatërrohet

Jam veshur princeshëz, e me tingujt vjeshtuk, rrezeve të diellit këngën e ''Mirëmëngjesit

''do t'iu këndoj.

Do të kërcej valsin e lumturisë dhe ditës së re mirëseardhjen me buzëqeshje do t'i

dhurojë.

Nën këmbët e mia gjethet e arta lehtas kërcasin. Janë shtruar qilim i kuq, kanë ngelur

relike, të vetmet që të kujtojnë, që vjeshta ka ardhur, të vetmet që të shoqërojnë në

himnin mëngjesor të dashurisë për të renë ditë.

Trokitja e kepucëve mbi kalldrëm, a thua po nxitojnë mëngjesin të zënë, cicërimat e

zogjve shtegtarë... zërat e ëmbël fëminor - ansambli im i këtij mëngjesi.

Ndjehet aroma e vjeshtës.

Ndjehet ardhja e një stine të embël, plot frymëzim.

Në qiellin tim sot nuk ka re, sot ka diell...

Në qiellin tim sot ka zbardhur një ditë e re e unë krahëhapur e pres...

Në qiellin tim kjo ditë ka ngjyra të arta, aromë pranvere, bardhësi dimri, e ngrohtësi vere.

Dita ime ka veshur buzëqeshjen!

 

Vjeshta.

 

Gjethëza e vjeshtës vallzon me retë përqafuar.

Një tango ndjenjash të arta, të ngjyera me bojëra vjeshte e aromë pranvere në shpirt.

Shikime të ëmbla qiellore më dhuron, e unë me ëndje të kundroj....unë sytë nuk t'i ndaj,

gjethëz.

Melodinë ia dëgjoj. Këngën e heshtur ia ndjej.

Telat e kitarës të ç'akorduara, një piano e vjetër dhe një violinë cigane drejtojnë orkestrën

e ndjenjave sot.

Të mos ishte ky shi... me ty do të vallëzoja gjethëz.... një vallëzim të qetë, me muzikën e

shpirtit, me nota të thyera nga era e egërsuar e kësaj nate.

E ndërkohë jam ulur e të shoh ty...tek përdridhesh e rrotullohesh e lirë në krahët e flladit

të buzëmbrëmjes. E lirë... e lirë... e gatshme të ngrihesh në fluturim, sapo era të të

rrëmbejë.

Pikla shiu të ngrohta faqeve më përkëdhelen e malli shall për fyti më është mbledhur, ndaj

ftohtin e kësaj nate vjeshtuke jo më nuk e ndjej.

Do vazhdoj e ulur në karrigen time, të të ndjek në vallzimin tënd.

Sot vjeshta ka ardhur me gjithë orkestrën e ndjenjave të më sjellë simfoninë e saj përpara

syve të mi.

Vjeshta do të luajë sot melodinë e saj për mua.

Sot vjeshta është e imja.

 

Me hapat e natës.

 

E mbylli gjuetinë për sot miku im dielli.

I mblodhi shigjetat - rrezet, në baulen e tij të artë, të pushojnë, të flenë, ëndrra me re të zjarrta të shohin.

Nesër do të jetë një ditë e gjatë, duhet të falin plot dritë e gëzim dhe t'iu gëzohen çdo

buzëqeshjeje të marrë.

Natën e mirë mik, ndërkohë unë po pajtohem me hënën!

Në mbretërinë tënde, të natës, të qiellit plot yje, të kërkoj të ndriçosh sot për mua, Hënë.

Të kërkoj pak rreze, pak ngjyra dhe pak qetësi këtë natë.

Mendimet më kanë rënduar shumë këto ditë- netë.

Sot dëshiroj qetësi!

E di që nuk do me thuash jo, e di.

Ndriço sot, po të pres, të më falësh edhe mua atë qetësinë, që di të falësh veç ti.(thonë!

Hënë, u pajtuam?

 

Dua të shkruaj.

 

Më lini të shkruaj sot.

Mendimet kërkojnë të marrin jetë dhe rrahjet zemrës të flasin fjalë.

Dua të shkruaj.

Për botën time dhe përsonazhet e saj.

Dua të shkruaj.

Për ëndrrat dhe protagonistët e tyre.

Dua të shkruaj.

Të tregoj botën tuaj me sytë e mi.

Dua të shkruaj.

Ndjenjave të hështura fjalët tu vesh.

Dua të shkruaj.

Të tregoj këtë heshtje fjalëmadhe që turp ka, t'i tregoj syrin botës.

Dua të shkruaj.

Për fjalët që thuhen dhe nuk thuhen.

Dua të shkruaj.

Për qetësinë.

Dua të shkruaj.

Për zhurmën.

Dua të shkruaj.

Për ditët që më aromën e trupit tënd i vesh.

Dua të shkruaj.

Për netët ku hëna na fryn ndër sy, duke i dhenë hov ndjenjave tona.

Dua të shkruaj për ty.

Dashuri e ditës se Karnavaleve, që më puthjen tënde, më zhveshe nga lëvozhgat e frikës ku isha

fshehur.

Dua të shkruaj për ne.

Dy yje të humbur,në qiellin e largët....aq afër dhe aq larg.

Dua të shkruaj.

Për diellin që rrugicën tonë ndricoi.

Dua të shkruaj për ne.

Që vargjeve të zemrave prehje kemi gjetur.

Dua të shkruaj për dashurinë.

Forca që dorën tonë drejton dhe zemra më frikë mos të ketë...që vargjet e dashurisë t'i shkruajë.

Dua të shkruaj për sot.

Ditën kur nuk jemi bashkë.

Dua të shkruaj për nesër.

Ditën kur do jemi bashkë.

Dua të shkruaj për ne, yjet e mëngjesit,

që ndizemi nga shkendijë e shikimeve tona.

Dua të mos rresht së shkruari,

për agimin e vestë që më lahet buzëve si puthja jote.

Dua të shkruaj për ëndrrën,

më flatrat e brishta,me forcën e dashurisë në krahët e Realitetit do përjetësohet.

Dua të shkruaj.

Për cdo fjalë,cdo varg,cdo këngë,cdo melodi...që më fal.

Dua të shkruaj për ju

o pikla të shiut t'vjeshtës që fytyrën ma puthni.

Dua të shkruaj,

për ftohtësinë e dimrit,që zëri yt e ngrohu.

Dua të shkruaj,

për lulet e pranvërës,që botës i dhanë ngjyra,dhe ne na falën buzëqeshje.

Dua të shkruaj.

Për buzëqeshjen tënde që syve të mi shkelqimin iu dhuron. ....dhe të mos resht së shkruari duke

buzëqeshur për ty...diell...

 

Vetmia (e stolit).

 

E zhytyr në mendime, ecte si e dehur rrugëve.

Nuk e ndjente shiun që binte, nuk e ndjente mungesën e çadrës, nuk e ndjente që i ftohti

i paftuar i dimrit kishte pushtuar vjeshtën.

Instiktivisht mbështillet me shall, e përhumbet thellë në imazhet që vallëzonin në mendjen

e saj.

….......

Njerëz, vende, fjalë, momente, kujtime.

Po kujtime të një vjeshte të shkuar, larë me shi e mbuluar me gjethe. Një vjeshte të bukur,

të artë... një vjeshte të fortë që dimrin e mbjetoi, per t'i dhënë jetë një pranvere të

gjelbëruar, të stolisur me kurora lulesh shumë-ngjyrëshe.

Viti.... -ka pranverën e rilindjes, ka verën e nxehtë, vjeshtën e artë dhe dimrin e acartë...

Edhe jeta e saj, edhe jeta jonë, si një vit me katër stinë, me katër pamje të ndryshme...

me përjetime të ndryshme... me njerëz të ndryshëm, protagonistë në to.

Thjeshtë kujtonte, vriste mendjen kush personazh kishte ngelur pas nëpër stinët e jetës së

saj dhe nuk e kishte ndjekur dot.

Kush nuk ishte më sot?

Buzëqeshi hidhur me kujtimin e mungesës së shumë njerëzve në të tashmen e saj.

Disa të ikur me dëshirë, disa me ''duhet'', e disa që iu ishte larguar ajo vetë.

Eh ky karuzeli jetës vazhdon të rrotullohet, e në të hipin e zbresin shumë protagonistë të

rinj.

Ata që duhet janë ende aty.

Buzëqeshi e qetë me mendimin se sa dashuri dhe ëmbëlsi e rrethonte, me idene e të mos

qënurit e vetme.

I buzëqeshi qiellit, diku në një kënd tjetër të tij, dikush po buzëqeshte për atë.

Diku atje larg, atje tej, dikush mendonte për atë gjithmonë.

Ajo nuk ishte vetëm, asnjëherë!

…..........

Vendosi trëndafilin e vyshkur në stolin e braktisur(që të mos ndjehej më i vetmuar).

Pëshpëriti, do të vijë pranvera sërish. Do të gumëzhijë parku sërish plot dashuri.

Do të çelin trëndafilat prapë dhe malli përqafimeve do të shuhet.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •