Cikël poetik nga Albana Subashi
| Saturday, 11.19.2011, 10:29 AM |  

Albana Subashi

 

 

Plogeshti...

 

Ajri i lagesht ..sundon...ndjehet i plotfuqishem

me shi boren ka bere ...projekte

ndjej,vakuum frymemarrjen,jam vetedijshem

ndoshta kjo plogeshti,eshte art me vete

Grimca mjegulle,te zgerlaqura nga lageshtia

gelojne ne atmosfere ,si balerine te rendomte

e gjithe kjo,per te mos u mbytur nga vetmia

ndajne trishtimin ,me te pandreqshmen bote!

 

 

Afsh perendimi....

 

Perendimi morri jete perflakur

nga dielli madherisht perenduar

Horizonti u skuq duke puthur..

perjetesisht me diellin dashuruar!

U perflak edhe liqeni fytyrerrudhur

nga cmenduria e puthjes se ameshuar

liqeni i qete gerhet bute, dallgezon

perplas bregut,afshin e shkumezuar

xhelozo tani ,o diell xhelozo....

une me bregun,ti me henen jemi dashuruar!!

 

 

Platonizem...

 

Cfare i bere zemres,qe u cmend keshtu..

dashuri e mbrapshte,capkenia dashuri.....

pervidhem,rrekem te te largoj,ti tutje-tehu...

bej te largohem,por me vrap vij tek ti!

Ti je endrra,realiteti.....ti je vdekja....

je vullkani qe zjen e terbohet befasisht..

Kupid,shigjetoi vrullshem,pershkoi dy zemra,

ato qe vuajne ....dhe duhen marrezisht!

Ato nuk flasin,vec heshtin.....si statuja

denuar me heshtje cfilitese,te pafjala...

Ah,sikur ti bente nje Zot te flisnin te dyja..

do eklipsohej dielli....po ashtu edhe hena!

 

 

Stoli...

 

Parku ka mbetur i shkrete,i vetmuar..

nuk degjon me zera te heshtur dashnoresh..

stoli ku ne rrinim symbyllur,buzebashkuar..

eshte atje,si viktime meteoresh...!!

Me syte e mendjes, shkoj e ulem nga pak..

kujtoj me mall,me zjarr e dritherrime..

ka nje bote ,nje jete brenda ky park..

kam lene atje shpirtin ,te qenesishmen,dashurine!!!

 

 

Sonate

 

Rreshqet,zvarritesh e kurre nuk ngrihesh..

shpirt sakatosur rrepirrave te muzgut....

cohu,nates se sketershme, mund ti pervidhesh..

caj shtigje,kerko, ne lume ngazellimi mbytu...!

Shkrepetima,shprishi floket e bardhe te reve

me lotet e henes e diellit mbingarkuar...

qajne me lot malli,ata qe shume u deshen..

fatnxiret,qe asnjehere nuk u takuan....!

Vrapon dielli shekujve shpresehumbur...

te kape henen mistike e te pameshirshme...

hena tylhedhur fytyres ,ne muzg perhumbur

luan me zjarrvullkanin e diellit,enderr e paaritshme!!!!

 

 

Dite nata

 

...Nata,zvargur vjen,si me pertese..

tulatur nga perendimi i plogesht i diellit.

rrenjet ka shtrire thelle ne harrese...

ky muzg i prape, zvetenuesi i qiellit.

Mantelin e zi, kraheve nata hodhi..

si vampir i etur per gjak virgjereshe...

kur e pyeten, ajo kete version zgjodhi...

erresirre dhe heshtje,jo jete hyjneshe!

Hyjnesha,vdekje pesoi nje nate me pare..

kur dielli,i dashuri i saj dha jete....

ajo pret ,perlyer me vegim-ar lare

e vdese e te ngjallet,me vdekje te mos kete!

U ngjall ajo..jo nga puthja e tij..

shkruar ne jete te jeteve eshte mostakimi ...

ajo mori jete nga vdekja e muzgut te zi..

per aq kohe....,sa i saji te jete agimi!

 

 

'Flirt''

 

Qielli kollitet me ofshama bubullimash

si një sfinks i ndërkryer ndjenjash

retë ,si nje shtatzënë e ndrojtur

lëvizin përtueshem e verbërisht

përplasin njera-tjetrën sfidueshëm.

 

Një shigjetë e zjarrtë ,vertik

penetron epshëm e thellë

retë nën ekstazë ,qanë përmallueshëm.

 

Kulloi i pastër,kristalshëm....rrëmbyeshëm

ky burim mëkatesh,ngjizur...

qiejve të ndezur prush nga flirti ...!!

 

 

Jam...

 

Jam ketu ku me le mbreme...

ne gjethe pemesh gjysem te zhveshura

qe hiret e tyre tregojne paturpesisht....

 

Jam me ty ..trotuareve shpenguar ku shkel

me timbrin e njohur te zerit te brendshem

qe gerthet heshtur,nen hapin tend...

 

Isha me ty ne cdo cep te universit

tek kerkoje tjeter galaktike yjore

tek gjeneroje veset e perversit....

 

Jam ketu ,qete e paqesisht me veten time

tek pres boren e bardhe te mbuloje gjithcka

e jeta te gjalloje serish me vrullshem...!

 

Jam ketu ne vjeshte-dimrin e paqte

per vete ...ty...e gjithesine tone...!

 

 

Stine shpirti

 

Te ndjej mes endrrash,ato s'i merr kush

te ndjej permes yjesh,bukur shkelqen

te ndjej si muze ,poezine bere prush

te ndjej gjithkund,te ndjej....te ndjej..!

 

Vjen si fllad pranveror,largohesh si vjeshte

endrrat lehte m'i perkund,dimrin larg e mban

vera floket ia kreh,shkume deti i ve lehte

diell mbi shpirtin tim,sa bukur ngjan...!

 

 

"Mall"

 

Zemra e ora jane bere njesh ne trokitje

malli gerryen,edhe ato pak mure te brishte

koha nuk mundi te te shihte ne ikje

o dashuri,e bukura ime e fildishte...!!

 

Atje mbeti ,edhe imazhi yt,i turbullt shume

atje lame ,edhe kujtimet,shkrumb e hi

ulerin e qan dhimbshem,ndjenja tek une

per te madhen e te vetmen,dashuri..!!!



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •