Adrian Hoxha
| Monday, 01.02.2012, 03:05 PM |  

Adrian Hoxha - fenomen i rrallë i stoiçizmit e vullnetit mbinjerëzor

 

Nga Agim Mato

 

Pak veta kanë dëgjuar për poetin Adrian Hoxha, legjendën e dhimbëshme të Rusanit të Delvinës. Ai lindi në këtë fshat më 9 tetor 1972 dhe u nda nga kjo jetë më 21 mars 2009, në moshën 36 vjeçare, i drobitur plotësisht nga organizmi i tij, që e detyroi të mbërthehej në krevat për 23 vet me radhë.

 

Poeti i ndjerë Adrian Hoxha, ka lindur 100 metra larg monumentit mesjetar të Xhamisë së Gjin Aleksit në Rusan, fare gjitur me qytetin e Delvinës, një objekt bizantino-otoman, i klasit të parë për llojin e vet, ku kombinohen dy kultura dhe dy besime. Nën hijen e këtij monumenti u rrit Adriani deri në moshën 13 vjeçare, kur fati e tërhoqi mënjanë, për ta ndarë nga zhvillimi normal i moshës. Diagnoza “Artrit juvenil” që ju dha nga mjekët, pas ecejakeve nëpër zyrat e regjimit të dikurshëm për ta çuar për kurim jashtë shtetit, ja humbi shpresat për t’u kthyer tek shokët e shkollës. Shtrati i Prokustit, në një dhomë katër me tre, ishte  prova në të cilën e vendosi ai fat. Adriani, me një vullnet prej titani, për sa kohë ngeli i ngujuar, e zhndërroi atë dhomë në një tempull të madh, sa kishoxhamia përballë. Trupi i tij, e ndali zhvillimin, nuk u rrit më asnjë centimetër, po ai çuditërisht gjeti dimensione të tjera rritjeje që rrallë kush  i gjen. Adriani nuk është hero romanesh si “Si u kalit çeliku” apo “Përsëri në këmbë” që u servireshin njerëzve vullnetpakët në stinët e orientimeve komuniste, sado edukativë të ishin, sepse letërsia qëllimmirë nuk mund të mirret kurrë nëpër gojë. Ai është një fenomen i një rrace të fortë, të paepur, që nuk sprapset nga ligështia në të cilën u përpoq ta hidhte organizmi.

 

Kur e mori në dorëzim Prokusti, Adriani kishte bërë vetëm 6 klasë shkollë.Pa lëvizur nga krevati ai u kulturua plotësisht, mësoi anglishten, deri sa arriti të jepte leksione të kësaj gjuhe në atë dhomë të ngushtë për duzina ndjekës të tij, mësoi italishten dhe nëpërmjet saj, në atë kohë, natën, kur televisioni italian Rai Uno jepte leksione të plota të degëve të ndryshme ai ndoqi me rigorozitet dy syresh.Në moshën 28 vjeç boton librin e parë me poezi, “Në krahët e një fluture”, në vitin 2002, vëllimin “Zëri i zemrës” e me radhë dy vëllime të tjera me fymëzime fetare, nën ndikimin e kishës Ungjillore. La disa vëllime të tjera lirike në dorëshkrim. Ai përgatiste e botonte fashikujt e “Gazetës Dashuri” me përmbajtje po fetare, të mbushur me shkrime për të gjitha moshat, me përkthime e poezi të tij.

 

Tempulli i tij u bë një vend pelegrinazhi jo vetëm për të rinjtë, por edhe për shkrimtarë, gazetarë e veprimtarë të ndyshëm, si Adem Demaçi, Pandeli Koçi, Ilinden Spasse, Niko Kacalidha, Bardhyl Maliqi, etj. Qëllimi im është që nëpërmjet këtij portali, të prezantoj për disa herë me radhë krijimet e tij, pa bërë asnjë koment për to dhe më pas, ftoj dashamirësit e letërsisë, analistë të ndryshëm, kritikë, për të portretizuar e vlerësuar këtë fenomen të rrallë të stoiçizmit e vullnetit mbinjerëzor. Poezitë e mëposhtëme janë shkëputur nga vëllimi “Në krahët e një fluture”, të botuar në shtëpinë botuese “Milosao”, Sarandë.



(Votes: 2 . Average: 4/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •