Resmi Osmani, ka lindur më 5.5.1940 në Mazrek të Çamërisë. Për nga arsimi,i takon fushës së agronomisë.Pas një veprimtarie të gjatë në këtë fushë si specialist prodhimi, kërkues shkencor e pedagog dhe punonjës në administratën e lartë shtetërore,ka publikuar nje sërë librash tekniko-shkencorë,mban titullin akademik Profesor doktor.
Në vitet 2004 e në vazhdim i është kushtuar letërsisë dhe ka publikuar këto libra:
1- Në vitin 2004, jeta e Bedri Lumanit,me parathënie të Prof.Dr. Hysen Çobanit, monografi.kushtuar një mjeshtri të shquar të pemëtarisë shqiptare, i cili ka dhënë ndihmesë të çmuar sidomos në prodhimin e fidanave dhe shtimin e ullirit. Monografia paraqet gjithë peripecitë dhe luftën e tij për tu shndrruar nëpermjet vullnetit të tij të hekurt nga një autodidakt ne një mjeshtër të shquar.
2-Në vitin 2008,monografinë letrare "Lule në Gur",kushtuar specialistit të shquar të vreshtarisë Todo Gjermani. Botimet "Toena".Në këtë libër,me parathënie të Prof.Dr.Andrea Shundit,në një far mënyre rrëfehet historia e vreshtarisë shqiptare dhe arritjeve të kësaj fushe.
3. në vitet 2008-209, librat "Bashkbisedim me Shokët" dhe librin "Kumte nga kohë të largëta"
4.Në vitin 2010:
-Aleksandri i Madh i Maqedonisë-Miti dhe Njeriu.Botues "Luma Grafik" Tetovë, esse historike me një analizë të plotë karakteriale të kësaj figure historike dhe rolit të tij në histori,
-Mbretërimi i Pirros së Epirit. Roman. Botim i Shoqatës kulturore "Bilal Xhaferri", "Kristalina KH".Parathënia nga Prof. Gjergj Titani. Në këtë roman,autori,paraqet artistikisht jetën,bëmat,mbretërimin dhe lavdinë e këtij mbreti të ilirëve epirotë.
-Bilal Xhaferri Poeti i Shpirtrave Njerëzorë, me parathënie të shkrimtarit Shefki Hysa. Ese,ku shqyrtohet me një kënd vështrim të ri krijimtaria e këtij poeti dhe prozatori të shquar të viteve 60-të të shekullit të shkuar.
5.Në vitin 2011:
-Vëllimi me tregime "Edhe yjet Vdesin" me subjekt nga folklori dhe bota çame. Me parathënie të shkrimtarit Enver Kushi.Botim i Sh.K."Bilal Xhaferri"
-Romani historik "Mbretëresh Olimpia",që sapo është hedhur në qarkullim.Botim i SH.K."Bilal Xhaferri,"Kristalina -KH".Pasqyron jetën , luftën dhe fundin tragjik te kësaj princeshe dhe mbretëreshe epirote,që ishte gruaja e mbretit Filip të maqedonisë dhe nëna e Aleksandrit të Madh.
Ka në proces botimi esenë "Veçoritë Stilistike të prozës së shkrimtarit Enver Kushi dhe vëllimin me tregime "Plaga e trembëdhjetë.
dhe nëna e Aleksandrit të Madh