Irma Kurti ka lindur në 20 mars 1966 në Tiranë. Ka kryer studimet në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega anglisht në 1988. Ka punuar si mësuese e gjuhës angleze dhe më vonë gazetare në disa organe shtypi, gazeta “Mësuesi”, “Dita Informacion" etj. Në shtator 1997 ndjek në Universitetin e Athinës, Greqi, kursin 1 vjecar për mësimin e gjuhës dhe kulturës greke. Ka kryer kurse të ndryshme specializimi e trajnimi për gazetari në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, SHBA, Francë, Itali, Zvicër etj.
Irma Kurti ka nisur të lëvrojë poezi në moshë të hershme. Në 1980 u nderua me çmimin e parë në Konkursin Kombëtar me rastin e 35-vjetorit të Revistës “Pionieri”. Në 1989 nderohet me çmimin e dytë në Konkursin e organizuar nga Radio Tirana, me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.
Në publikun e gjerë Irma Kurti njihet si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Është pjesëmarrëse në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere. Shumë prej këngëve me tekstet e saj janë nderuar me çmime e poezitë e tyre kanë mbetur ende tek dashamirësit e muzikës së lehtë. Spikasin bashkëpunimet me Ilir Dangëllinë e këngëtaren Ermira Babaliu: “Urimi yt”, “Mbrëmja që mban dashurinë time”, “Pranë të kaltrit det”, “Letër malli”, “E njejta ëndërr”, po dhe të tjera si: “Fotografia”, “Trokite tek dera”, “Nuk iu zemërova pranverës”, “Të jem për ty Number
Për auditorin e muzikës së lehtë në maj 1998 ajo lançoi kasetën e më vonë cd me disa nga këngët e saj më të mira nëpër vite: “E njëjta ëndërr”.
Irma Kurti është përfshirë në disa botime të Librarisë Ndërkombëtare të Poezisë në
Poezitë e saj janë përfshirë në antologjitë: “Il Federiciano” publikim i Shtëpisë Botuese Aletti Editore 2010, Antologjinë e Konkursit "Diffusione Autori” 2011 të "GDS Edizioni".
Irma Kurti jeton në
Veprat
Këtë natë me ty-poezi, 1999
Shihemi në një tjetër botë, poezi 2002
Qirinjtë janë fikur, poezi 2003
Bëj sikur fle-poezi, 2005
Puthja e fundit-poezi, 2007
Midis dy brigjeve-libër autobiografik, 2010
Libra në gjuhën italiane
Tra le due rive (Midis dy brigjeve), botim i Shtëpisë Botuese Kimerik, 2011
Risvegliare un amore spento (Të rizgjosh një dashuri të shuar)-poezi, botim i Shtëpisë Botuese Aletti Editore, 2011
Un autunno senza ritorno (Një vjeshtë pa kthim) - tregime, botim i Shtëpisë Botuese Kimerik, 2012
Çmime:
* Çmimi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës 2010 “Napoli Cultural Classic”, Itali, në kategorinë e autorëve te huaj.
* Çmim special në Konkursin Ndërkombëtar “Coluccio Salutati”, Borgo a Buggiano,
* Çmimi i parë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës 2011 “Napoli Cultural Classic”, në kategorinë e autorëve te huaj.
* Çmimi i parë ne seksionin e prozës në Konkursin Ndërkombëtar “Lago Gerundo- Europa e Cultura” edicioni i 9-të, në Paullo, Milano për librin “Midis dy brigjeve”.
* Çmim nderi në Konkursin Ndërkombëtar “Terre di Liguria
* Çmimi i kritikës në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë e Prozës 2011 “Integrimi kulturor për një botë më të mirë” në Milano me përmbledhjen poetike: “Të zgjosh një dashuri të shuar”.