Irma Kurti
| Sunday, 01.29.2012, 01:58 PM |  

Irma Kurti ka lindur në 20 mars 1966 në Tiranë. Ka kryer studimet në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega anglisht në 1988. Ka punuar si mësuese e gjuhës angleze dhe më vonë gazetare në disa organe shtypi, gazeta “Mësuesi”, “Dita Informacion" etj. Në shtator 1997 ndjek në Universitetin e Athinës, Greqi, kursin 1 vjecar për mësimin e gjuhës dhe kulturës greke. Ka kryer kurse të ndryshme specializimi e trajnimi për gazetari në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, SHBA, Francë, Itali, Zvicër etj.

Irma Kurti ka nisur të lëvrojë poezi në moshë të hershme. Në 1980 u nderua me çmimin e parë në Konkursin Kombëtar me rastin e 35-vjetorit të  Revistës “Pionieri”. Në 1989 nderohet me çmimin e dytë në Konkursin e organizuar nga Radio Tirana, me rastin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Në publikun e gjerë Irma Kurti njihet si krijuese e talentuar e teksteve të këngëve të lehta. Është pjesëmarrëse në dhjetëra anketa muzikore, festivale kombëtare e koncerte pranvere. Shumë prej këngëve me tekstet e saj janë nderuar me çmime e poezitë e tyre kanë mbetur ende tek dashamirësit e muzikës së lehtë. Spikasin bashkëpunimet me Ilir Dangëllinë e këngëtaren Ermira Babaliu: “Urimi yt”, “Mbrëmja që mban dashurinë time”, “Pranë të kaltrit det”, “Letër malli”, “E njejta ëndërr”, po dhe të tjera si: “Fotografia”, “Trokite tek dera”, “Nuk iu zemërova pranverës”, “Të jem për ty Number 1”, “Ndihem ndryshe”, “Befas zgjohem”, ”Nën dritën e qirinjve” etj.

Për auditorin e muzikës së lehtë në maj 1998 ajo lançoi kasetën e më vonë cd me disa nga këngët e saj më të mira nëpër vite: “E njëjta ëndërr”.

Irma Kurti është përfshirë në disa botime të Librarisë Ndërkombëtare të Poezisë në Maryland, USA si: “Forever spoken”(Të thëna përgjithmonë),  Antologjinë poetike: “The best poems and poets of 2007” (Poezitë dhe poetët më të mirë të 2007) etj.

Poezitë e saj janë përfshirë në antologjitë: “Il Federiciano” publikim i Shtëpisë Botuese Aletti Editore 2010, Antologjinë e Konkursit "Diffusione Autori” 2011 të "GDS Edizioni".

Irma Kurti jeton në Bergamo, Itali.

 

Veprat

Këtë natë me ty-poezi, 1999

Shihemi në një tjetër botë, poezi 2002

Qirinjtë janë fikur, poezi 2003

Bëj sikur fle-poezi, 2005

Puthja e fundit-poezi, 2007

Midis dy brigjeve-libër autobiografik, 2010

 

Libra në gjuhën italiane

Tra le due rive (Midis dy brigjeve), botim i Shtëpisë Botuese Kimerik, 2011

Risvegliare un amore spento (Të rizgjosh një dashuri të shuar)-poezi, botim i Shtëpisë Botuese Aletti Editore, 2011

Un autunno senza ritorno (Një vjeshtë pa kthim) - tregime, botim i Shtëpisë Botuese Kimerik, 2012 

 

Çmime:

* Çmimi i tretë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës 2010 “Napoli Cultural Classic”, Itali, në kategorinë e autorëve te huaj. 

* Çmim special në Konkursin Ndërkombëtar “Coluccio Salutati”, Borgo a Buggiano, Pistoia.

* Çmimi i parë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës 2011 “Napoli Cultural Classic”, në kategorinë e autorëve te huaj.

* Çmimi i parë ne seksionin e prozës në Konkursin Ndërkombëtar “Lago Gerundo- Europa e Cultura” edicioni i 9-të, në Paullo, Milano për librin “Midis dy brigjeve”.

* Çmim nderi në Konkursin Ndërkombëtar “Terre di Liguria 2011”(Tokat e Ligurias) në La Spezia për librin “Midis dy brigjeve” . 

* Çmimi i kritikës në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë e Prozës 2011 “Integrimi kulturor për një botë më të mirë” në Milano me përmbledhjen poetike: “Të zgjosh një dashuri të shuar”.



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •