Cikёl me poezi nga Yll H. Ymeri
| Sunday, 02.05.2012, 10:58 AM |  

Yll H. Ymeri

 

 

ME FAT DITЁLINDJA ZEMЁR

 

Me plotё guxim

Mё lindi nёna sot

Tё gjithё patёn gёxime

Edhe I madhi zot.

 

Zёri im i mirё

U dёgjua nё pyll

Babaj ёmbёlm ё thirri

Eja i vogёli Yll!

 

Mё vuri nё prehёr

Dukem ё pёrkёdhelё mё dorё

Me fat  ditёlindja zemёr

Dhe vijimi nё shkollё.

 

11 janar 2007.Iliria Post

 

NЁNЁ E KE KOSOVЁN

 

Mё thanё pёr nёnёn

Se ka qenё e mirё

Mё duket kudo

Se ajo mё thirrё.

 

Babi ka ruajtur

Tё shtrenjtin portret

Sa herё e shikoj

Nёna ёmbёl mё flet.

 

Biri im vogёl

YLL I lumturisё

Nёnё e ke Kosovёn

Mbi tokёn e gjithёsisё.

 

8 nёntor 2009.kosova sot.

 

NЁ HULAJA

 

Ylli I vogёl

Luante nё hulaja

Babi I thonte:

Yll,paja,paja!

 

Ai nga hulaja

Kishte pa hёnёn

Asaj I thonte:

-Gjema mua nёnёn!

 

Mirёpo qielli

Ia fali urtёsinё

Bukurinё dielli

Natyra lumturinё!

 

Tё gjitha I ka

Veç diç I mungon

Nёnёn e zhdukur

Kudo e kёrkon!...

 

26.12.2007.

 

LEPURUSHI

 

Ti flej nё pyll

Mos ha rrush!

Lepur,lepur,

Lepurush!

 

Flej nёn mollё

E flej nёn dardhё

Natёn ha

Laker tё bardhё!

 

4.7.2008.

 

SHKOLLA IME

 

Shkolla ime

Si ne pushon

Shkarravinat tona

Na I pastron…

 

Ne ne pyll

Nё brigje e det

Kujtimi shkollor

Me ne flet.

 

-Alo,alo,shkollёn

E thirri me celular

-Ne jemi zbukurua

Pёr klasё tё parё.

 

VJESHTA NЁ FSHAT

 

Arat po mbiellёn

Kudo nё natyrё

Po buzёqeshin fёmijёt

Mё tё artёn fytyrё.

 

Bjeshkёt po zhvishёn

Nё kёtё stinё

Erёrat dhe shiu

Rahat s’po rrinё.

 

Vjeshta e bukur

Me molla e ftonj

Vera si nuse

Diku shkoj.

 

Tё gjitha tё mirat

Vijen nё pranverё

Edhe dallёndyshёt

Duke lozur me erё.

 

kidz@zeri.info

22 tetor 2010.

 

TRIDHJETЁ E GJASHTЁ  TINGUJ

 

36-tё tingujtё e shqipes

Jetojnё kudo nё planet

Edhe planeti qiellore

Gjuhёn shqip  fletё.

 

29-tё vёllazёr

Vallёzojnё me shtatё motra

Janё tё pёrjetshme

Nё tё vetat votra.

 

Qerdhёn e kanё

Nё çdo tru shqiptari

I ruajti,i kёndoi

Gjon Buzuku i pari.

 

Rrugёt i kanё tё qelura

N’tetё horizontёt e botёs

Por mё se miri vallёzojnё

Nё livadhёt e Lokёs.

 

DITЁLINDJA IME

 

Nё mes tё dy stinёve

U linda unё

Me puthi dielli

Sa isha nё gjum.

 

Me pёrgdhelte era

Nё tё lartёn bjeshkё

Iku vera nusёrore

Tani ёshtё vjeshtё.

 

Unё festoj ditёlindjen

Mё pesё tetorё

I mbushi njёmbёdhjetё vite

Nё nёn qiellin arbёror.

 

Ditёlindja ёshtё e mirё

Per çdo njeri

Por mё e dashur

Pёr secilin fёmijё.

 

FAQЁT KUQ SI MOLLЁ

 

Dikur kam shkruar

Pёr barinje e baresha

Tani nuk jetojnё nёpёr fusha

Por vetёm nё kodrina e bjeshka.

 

Pushime verore I bera

Nёpёr malёt shqipetare

Syrin dielli e vente

Nё timen abetare.

 

Me zgjonte blegrima e deleve

Dhe cjapi me kembonё

Zёri I shqiponjёs duke na thёnё:

-Zgjohuni mos t’ju bёhёt vonё!

 

Çdo gjё tё bukur

N’bjeshkё e kam parё

Por uji dhe shkёmbi

Ishin tё pa ndarё.

 

Sikur tё ishte n’thep

E ndertuar njё shkollё

Çdo fёmijё do shihte tёrё atdheun

Me faqёt e kuqe si mollё.

 

Nёse dёshironi gjate me jetua

E mos tё keni pleqёri

Pushimet bёni  fёmijё tё dashur

Vetёm nё malёsi!

 

REALI MЁ MUA FITON

 

Qesh I vogёl e u rrita

N’preher t’barcёs jam mёrzitё

Po mёsoj me luajtё e pasu

Nё Real futbollin kam me e rritё.

N’Real  shkoj dhe mesoj

Pёr madriljanet shumё ushtroj

Disiplinё nga ata kёrkoj.

Shpejt si ketri tё vrapoj.

Mesoj me lujtё mё dёshirё

Trajnjeri ёmbёl mё thirrё

Djalo e kemi njё ndeshje tё vёshtirё

Ne kampion duhet me fitua

Nё histori t’fudbollit me u shёnua.

Barcelonen e mashtroj

Milanon e mundoj

Intervistat i smadhoj

Unё jam bardhё e zi

Qe frikohesh,rri nё shtёpi

Mos mendo se fiton

Se Realin topi e don.

Barcelonё je si era

Do tё fitosh herave tjera

Se lojtari Lionel Messi

Po I merren mendet tash te dera

Mblidhё e mblidhё manaferra.

Luni,luni e vallёzoni dorёpёrdore

Se Reali me mua shkon nё fitore!

 

KLASA IME

 

Klasa ime

Me nxënës fshati

Keshtu mua nga qyteti

Me zuri fati.

 

Jemi të lindur

Pas çlirimit

N”fytyrat tona

Shkëlqen gëzimi.

 

E duam njeri-tjetrin

Si motër e vëlla

Deri n’barim t’shkollimit

Kurrë s’kemi m’u nda.!

 

ABETARET TONA

 

Abetarët tona

Janë me plotë kallxime

Nxënësve u tregojnë drejtë

Sikur nënat jetime.

 

Zanorët dhe bashkëtingëllorët

Punëtore si bletë

Na treguan rrugën

E dijes për jetë.

 

KENGË PER HALLËN

 

N’vend të nënës halla

Me donte shumë.

Me puthi në ballë

Sa isha në gjumë.

 

Ajo shkoj

Në fat të vet

Une me të foli

Veç ne internet.

 

Në jastak e kishte shkruar

-Beru djale i ditur,

Këngën e nisur mos e nda!

Se ajo te bënë te ditur!

 

Në faqe ia shoh

Lotin kokerë.

-Pse qanë për mua

E imja moterë?!

 

Unë I buzëqeshi

Në internet.

Duke i shkruar hallës

U bëra poet.

 

PRANVERA

 

Erdhi pranvera

Me plote gezim

Dielli dhe era

Sjellin lulezim.

 

Ringjallet gjithesia

Zbukurohet bjeshka

Embel lulezon kajsia

Ne shpatie dardha,pjeshka.

 

Bujku ne ara

Natyra e thirre

Zogu mbi dardha

Ligjeron me deshire.

 

ABETARET TONA

 

Abetaret tona

plote kallxime

Nxenesve u tregojne drejt

Sikur nenat jetime.

 

Zanoret dhe bashketingelloret

Punetore si blete

Na treguan rrugen

E dijes per jete.

 

VJESHTA

 

Tak-tak-tak

Troket vjeshta

Mbetet pa gjethe

Fusha dhe bjeshka.

 

Shpezet shtegtare

Iken tog

Zogjet vendas

Mbeten ne log.

 

Punon bujku

Me zell ne are

E mbjelle grurin

Pa u ndale.

 

Frutash pemesh

Kemi strehu

Gjate dimrit

Per t'u embelsu.

 

Vjeshta ecën si jeta

 

Bien gjethet

Si nga syri loti

Ndryshon natyra

Ndryshon moti.

Fryjnë erërat

Jug e veri

Shkollat kosovare

Janë të mbushura me fëmijë.

Shoku më i mirë,

Është libri për mësim

Të kërkojmë dije

Kudo me nxitim.

Mos të rrimë si bjeshka

Sepse vjeshta vrapon

Mos ta humbim kohën

Se jeta na mallkon.

Vjeshta ecën e ecën

Siç ecën jeta

Ne duhet të punojmë

E të dimë sa bleta...

 

KUR BABAI ME QORTON

 

Mё sё shumti babain

Unё e dua

Kur ai mё tё drejtё

Mё qorton mua.

 

Kam orarin shtёpiak

Se si me mёsuar

Kur kёtij s’I pёrmbahёm

Unё e di se kam gabuar.

 

Shpesh habitёm

E luaj mё top

Kur shkoj nё fusha

Me dele e lopё.

 

Por e ka babai

Njё tё mirё

Sa herё kam detyra

Ai ёmbёl mё thirrё.

 

-Kryej detyrat shkollore

Se ato pёr ty qajnё

Tё mirёn dhe tё keqёn

Me prindёr i ndajё.

 

Besa rrije gjatё

Kur shkruaj nё internet

Shpesh me skuqёn sytё

Babi pёr kёtё me flet.

 

-Mos rri shumё

Nё dritёarzёn e botёs

Se ai t’I prishё sytё

Sikur mua e motrёs.

 

kidz@zeri.info

31 tetor 2010.

 

HARABELI VENDAS

 

Zogu mё I miri nё botё

Ke ne ёshtё harabeli

Kёngёs nё dimёr ia thonё

Tё bjeshka dhe zabeli.

 

Zogjetё shtegtar vijёn

Çёrdhёt I mbarojnё

Deri nё fund tё verёs rrijnё

Marrin rrugё pёr tjetёr vend.

 

Shpendet pendelhollё

Kudo janё refugjatё

Çёrdhёt I lёnё n’çati,lis e mollё

Kudo qё shtegetojnё sjellin fate.

 

“Iliria-post”,8 shkurt 2007..

 

GJELI

 

KAM NJё GJEL

Lara-lara

Tanё ditёn

Kullotё n’ara.

 

Ecё I pari

Si zoteri

Pas tij,pulat

Si ushtri.

 

Gjeli me pula

Shkon nё vikend

Serish kthehёt

N’kotec flen.

 

kidz@zeri.info.

26.tetor 2010.

 

LAPSI IM

 

Lapsi im si fluturё

Me shumё ngjyra

Kur shkruaj bukur

I buzёqeshё fytyra.

 

Kurrё nuk mёrzitёt

As kur bёnё vizatime

Nё matematikё rritёt

Mё mua bёnё ushtrime.

 

Lapsi I njeh tё gjitha lёndёt

Pёr atё e dua shumё

Ёmbёl I kёndon kёngёt

Pa mua nuk bie nё gjumё.

 

“Iliria-post,18 janar 2007.

 

SKЁNDERBEU

 

Mё dhunё e morёn

Nga prehri I nёnёs

Ikёn pёr Turqi

Nёpёr rrezёt e hёnёs.

 

Skёnderbeu u rrit

U bё ushtar

Nuk e harroj Shqipёrinё

Si çdo shqiptar.

 

E mbrojti atdheun

Me shpatёn rrezore

Dhe vdiq trimёrisht

Pёr tokat atёrore.

 

kidz@zeri.info

 

POEZIA KA EMЁR

 

Kudo kur mё ka ardhur frymёzimi,

Nё zhurmё apo nё qetёsi

Pёr pesё vjetёt e lulёzimit

I shkrova tridhjetё poezi!

 

Secila poezi,

E ka emrin e vet.

Ajo mё mirё se unё

Me ju dёfrehёt e flet.

 

Nёse ti poezinё

Me fjalё e ngacmon,

Ajo mё me buzёqeshje

Pёrseri tё pёrqafon.

 

Poezia ime e vogёl

Jeton nё çdo shpirt,

Si nёnё I bashkon fёmijёt

Nga ata kurrё nuk ikё.

 

“Zogmёngjesi”,nr.1o\2010.

 

PIONIERI

 

Sa herё e lexoj pionierin

Shoh AGIM DEVЁN

Karavanin e shkrimtarёve

Sikur ADAMIN e EVЁN.

 

Mё ta kam lexuar

Poezinё e TRIMЁS

Se si u flijua

Nё shesh tё KLINЁS.

 

Gazeta ime

Sikur bukё gruri

E ёmbёl dhe e fort

Sikur nё bjeshkё guri.

 

kidz.@zeri.info

 

ZOG MALI

 

Erdhi nga mali

Zogu nё qytet

Yllkёs sё vogёl

Diçka po I flet.

 

-Tani dimri

U bё trim

Mbi tokё sot

S’kam ushqim.

 

-Mirё se vjen

Zog nga lisi

Unё tё jap

Kokrra misri!

kidz@zeri.info

 

14 janar 2o11.

 

GJARPRI

 

Çdo kush frikohet

Nga gjarpri gjahtar

Kur e sheh te lumi.

Pёr herё tё parё

 

Ai del nga vrima

Pёr t’u rrezitё

-Pёrse ti e sulmon

Kur nga ti ikё?

 

Mbitoka e nёntoka

S’ёshtё  veq e jotja njeri

Por e tё gjithёve nga pak

Toka me gjithёsi.

 

Mos e ngacmo gjarperin

Edhe pse ti s’e do

Territorin e vet e mbron

Pёr atё tё kafshon…

 

27janar2011

 

LEJLEKU

 

Lejleku,

Qafёgjatё

E ka sqepin

Si sёpatё.

 

Lejleku,

Pakezё flet

Çerdhёn e mbaron

Nё tё lartin plep.

 

Ai fluturon

Sikur pёllumb

Ushqimin e merr

Veç nё lum.

 

Kudo qё shkon

Quhёt refugjatё

Fёmijёve ju sjellё

Lumturi dhe fat.

 

“zeri”f.21.21.04.2011.

 

SHKURTI

 

Vёllezёrit mua

Keq mё kanё ndarё,

Me borё sytё

M’I kanё larё.

 

Unё e adhuroja

Ngricёn dhe fёrfёllimёn,

Ata tё tjerёt

Diellin dhe gjelbёrimin.

 

Ndёr vёllezёrit

Isha I dyti,

Nuk mё duronin

Mё kapnin pёr fyti.

 

M’I morёn tri ditё,

Tё mbetёm sa kuti,

Mё pagёzuan

Me emrin Shkurti.

 

Pak ditё ,

Unё jetoj,

Vёllerёrit e m’i

I mallkoj.

 

“zogmengjesi”2011.



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •