Niko Kacalidha: Poezi nga libri ''Pagëzimi i zogjve''”
| Sunday, 02.19.2012, 11:36 AM |  

Niko Kacalidha”

 

Me siguri Paridi s’e ka puthur

 

Me siguri, Paridi s’e ka puthur...

 

E ku të linin pleqtë e Trojës që përgjonin bukurinë nga muret ?

E ku të linte Menelau që e ndoqi pas mes zjarreve detare ?

E ku të linte Odiseu që me vite priste brenda kalit ?

E Poseidoni që me fushnje i tërbonte detet ?

Po ku të gjente një minutë Paridi për ta puthur ?

Gjithë gjullurdia e Trojës pa një puthje !

Gjithë ai gjak i derdhur kot, pa asnjë puthje

Se po ta kishte puthur,do zbuteshin dhe detet.

 

Me siguri, Helenën s’e ka puthur...

 

Menopauza e gurit

 

Tani që bari i shterpësisë rrënojave ka mbirë,

Dhe një fjalë mistike e ngurtësimit vidhet nga skëtera.

 

Tani,mbi gurë çka mbetur për të thënë më për pjellorinë?

Tani që mbin në brigje menopauza e gurit?!.

 

 

Aristokracia e prillit

 

Gjiri me pushin e virgjërisë dhe shega e bigëzuar në birësimin e brinjës

Cimbalit i bie brigjeve zogthi i shkalluar.

Shtëpitë e përhumbura në gjethërimin e blirit.

Brigjet e mbështetura në gjirin e jargavanit.

Ndanë shtëpive tona shtiza e ëndrave duke pëshpëritur në veshin e yjeve

Prilli çap pas çapi i pushton brigjet e barit.

Nuancat e klorofilit derdhur nëpër rrasat e oborit.

 

 

Koka e Gjon Pagëzorit

 

Për gjirin e Salomes që përdridhej

farfurimeve të hënës.

 

Për lumin përvëlues që dredhonte

gjer te gjethi i saj i fikut.

 

Për bebëzën e saj dhe për një puthje

pse mos ti jepte në sini Herodi

kokën e prerë të Gjon Pagëzorit ?



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30