Albulena Pllana
| Wednesday, 12.26.2012, 01:52 PM |  

Albulena Pllana u lind në Vushtrri, më 28 shkurt 1992. Në moshë shumë të re filloi të thur vargje për të dashurit që e rrethonin, për librin dhe për lodrat e veta. Takimi me mësuesen  në moshën gjashtë vjeçare në klasën e parë në SHF “ILIRIA” në Prishtinë  i hapi horizont të ri të vazhdojë me shkrime letrare, vjersha e tregime të shkurtra. Poezinë e parë “Mësuesja ime” e botoi në revistën “Pionieri” derisa ishte nxënëse në klasën e katërt fillore. Librin e parë me poezi për fëmijë “Dashuria për lulet” e botoi më 2004. Ky libër u mirëprit nga arsimtarët dhe nxënësit e shkollës. Poezi e tregime botoi në revistën e shkollës “Flamuri , pastaj në revistat për fëmijë “Pionieri”, “Zog mëngjesi”, si dhe në revistën “Shkëndija” . Me të përfunduar të semimaturës, i vazhdoi mësimet në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Gjimnazin e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm. Tani është studente, në vitin e dytë, në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filologjik, Departamenti i Gjuhës angleze në Prishtinë.

Në vitin 2011 ka botuar poezinë “Nëna Terezë” në revistën elektronike “Dielli Demokristian” në Vjenë.

Libra të botuar

“Dashuria për lulet”, poezi për fëmijë, Prishtinë, 2004.

“Në pritje”, poezi për fëmijë, Prishtinë, 2005.

“Njomëza arbërore për pavarësi”, poezi për fëmijë, Prishtinë, 2005.

“Doli Ylberi”, poezi për fëmijë, Prishtinë, 2006.

“Zana dhe miku i saj dreri”, tregime për fëmijë, Prishtinë, 2007, 2010 (botim i dytë i plotësuar).



(Votes: 15 . Average: 4.5/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  •  
  •  
  •  
  •