Cikël poetik nga Ganimete Jashari
| Thursday, 01.03.2013, 02:26 PM |  

GANIMETE JASHARI

NË DETIN E AKULLT

Akull e dimër, larg nga një dashuri,
zjarr e muzë, afër në mbrendësi.
Mjegulla nga deti pëlhurë në sy,
në barkë lundrimesh në mendje rri.

Me një fener do lundroja në barkë me ty,
acari, mjegulla do na ngrohnin pa mëri.
Me një pelse të bardhë mbuluar,
me dashurinë zjarr të krijuar,
mjegulla nga deti do ta largojmë,
drejt kullës me fener do lundrojmë.

Atje lart dimrin te mplakim,
detit të ftohtë ngrohtësinë ti japim.
Lulebora të haliset, të qeshë mbi dhe,
Ne, pulëbardha shtegëtojmë në kullën e re...

LOT I LARË..

Loti mbetet në qerpik,
fjala e pa thënë në grykë pa dalë,
zemra rrah e tërbuar,
ilaçi i vetëm dashuri e shuar!

Shpirti trupin ka liru,
në vendin e tij një gur ka vu.
Peshë e madhe mbi gjoksin zjarr,
digjet trupi për së gjallë.

Disa zëra ndihen e disa kalojnë,
shpirtin në akullime e shtangojnë.
Në tempull murgu,
murgeshë pa ty,
zëri yt - heshtje përjetësisht do rri.
Syt e tu zjarr i akullt,
fjalët tua tabu e mplakur.
Lotin e tharë kripë të bardhë,
e mori lumi për te larë..

STREHORE E DHIMBJES

Mbi dëborë ecurash kujtoj,
fërkem vetmie, mbi të vendoj.
Shpirt brengosur për një mik
përtej oqeanit,
intuitë dhimbje shpon në shpirt.

E ndiej peshën e dhimbjes
gjunjët ligësu,
ndaje dhimbjen, o mik,
vetëm pak me mu.

Vendose kokën në timin krahrorin,
brengën ndaje me shpirtin tim.
Do ti lëkund qiell dhe skëterrë,
tek ti mik të vij, ky është betim.

Do bëhem shkëmb për ty, mik i forcës,
ti gjejmë besimin,
edhe po të jetë në fundin e botës....

ME VESHTRO

O trandafil i lirë ëndërrimtar,
Vargje do thur për dashurinë!
Do të fus në hon të shpirtit,
Do të të ngej me afshin tim!
Mbështjellur në petale zemre,
Si stinët që kërkojnë lirinë,

Hapja dyert zemrës pak nga pak,
Me hapin ritmik të dashurisë,
Endrra të duket me vlerë.
Ta shohësh,pranverë në park,
Ngrohur nga ethet që lindin,
Stines hyjnore – dashuris’ së munguar,

Të duket bota e vogël ,
Ku endrra mbetet si ne lak,
S' kupton ne ç' enderr je,
harresa rrembeu pluhurit henor,l arg?
Fluturimthi kalon si shpend gjithësisë,
dhe pi sisë ne gjoks të dashurisë,

Mërri për pak flatrat e tua të dlira.
E botën sfidoje shperthyer n'kraharor.
Kur mungesen ndjell ethshëm në sy,
Shpertheje vullkanin ujvarë shkëmbinjsh,
Afrou shpirt, te jap dashuri, trazimin të gjejmë.
Prekjeputhja shkrin vargje për të ndjerë ty,
Gjuhën e kësaj jete e dime vetëm ne të dy.

PËR ZEMRËN TËNDE

Trajto jetën me detin.
Zemrën tënde e ke bregun,
valët e detit të janë shoqëria,.
Mos mendo,

sa i trazuar është deti me valët e tija.
Për zemrën tënde,

ajo valë që prek bregun është shoqëria.

ENGJËLL MBROJTËS

Puhizë e leht erdhi afër,
engjëll mbrojtës ndalet pranë,
sy më sy bie shikimi,
trupi humbet nga vështrimi.

Buza akull bëhet, zjarr,
ndjenjë thithëse si kurr më parë.
Dora jepet dhe dora mirret,
shpirti ndihet, kurr nuk vdiset.

Krahët ulur, të mos i shihen,
gojët e mëkatarëve në të mbyllen.

Engjëll mbrojtës,
nga parajsa kush të largojë?
Në tokën e mëkateve pse të vendoj?
Po lulet nga bora, si i bëre të lulëzojnë ?

ROB I KOHËS

Koha ndryshon,

njerëzit, ecin që nga kohë e vjetër,
ndjenja dallgëzon,
në jetë besa merr kahje tjetër.

Mos beso në ndjenjën

kur njeriu ndryshon me kohën.
Beso, kur koha ndryshon,

dhe ndjenja ndryshon botën...

Ti linde të ndjesh,
kur koha të afroj ajrin, jetën,

mësoju që të vlesh,
por në shpirt mbaj të vërtetën…

Kohës i mbetesh rob në shekuj,
Ndjenja kurrë nuk ka per të vekur…
Ajo mbetet qiri me flakë pa fjetur…

ATY KU GJURMËT HUMBËN

Rrezet e diellit shalojnë qiellin,
në polet e veriut prekin tokën,
deti akull, qiell e det të bëra një.

Një trishtim më kaploi,
mbylla sytë,

një çast i bukur te unë vrapoi.

Erë parfymi nuk vonoi,
grabitqar deti në akull e nguroi.
Loti në sy mu bë varg,
aty kuptova qe ti je larg.

Largësia sa e ftohtë,
të mallkoj për të qenë,
të mallkoj për mallin,
për provat e ankthit si hënë.

Harroi gjurmët ku mbetën,
aty ku kënga ishte dëshmi,
aty ku loti thoshte të vërtetën,
ku gjurmët shkruanin dashuri,
aty po të pres tani!

ZËRI I NDRYSHKUR

Kitarë e pluhrosur ,në qoshe e vendosur,
të mora në duar,

pluhurin me erën largova, trupin për ta lehtësuar.

Telat ndryshkur, tingëllimë e harruar,
vargjet e thurura, asnjëher të kënduar.
Mollëzat e gishtrinjëve, një melodinë duan,

gryka e fytit , kitarë për t’u liruar.

Menduar rri, nga t'ja filloj,
ti e heshtur pret mallin të çlirosh.
Notat e ruajtura në pluhurin e kohës,
vargu fshehur, në mbrëndësi të memorjes.

Të ikim bashkë kitarë, kur të bie shi,
shiu me notat te bëhen një.
Vargu nga unë e zëri i ndryshkur nga ti,

vetëm loti, shiu mund ti shkrijë në një zë….

MË BESO, TI MË BESO

Pëllumb i bardhë folëm sot,
mos këndo, por mu bëj shok.
Mallërishëm jam, o shënjë lirie,
mbytma mua këtë mall vetmie.

Pendohem,pendohem më vonë,
por tani pëllumb mallin kam.
Më beso, Ti, më beso,

po të mos ketë deti ujë,
toka për jetë do mbetet e etur,
anijet mbeten me velat ngrehur.
Atëhër me beso , dhe ta dish,
përmallin tim,

toka detin e bën shkretëtirë trefish.

Livadhet blegëruar, fluturimthi shikon,
dhe lulet e kuqe nuk ngjyrojnë,
më beso, Ti më beso, bleta nuk mjalton,
diçka atje ka ndodh,
zemrën malli prush e djeg, e shkrumon.

Nëse foshnja kur lind nuk qan,
nëse nëna dhimbje nuk mbanë,
yjet natën nuk vezullojnë,
hëna dritën ndal, dhe ofshan…

Më beso, Ti, më beso, shpirtin nga unë malli,
ka rrëmbyer zvarrë, pranë shtëpisë te livadhi…

I LUTEM NATËS

Natë, o natë,me sy shihemi,
me ndjenja njihemi,
dua të prek,ballin ta puthë,
e bukura natë, më merr në një ninull.

Më vërë tani në djepin e një hëne,
folëm ëmbël, të ndjej dashuri ëngjëllore.
Vezullimthi më ngri në lartësinë tënde,
të ndihem mbretëresh e shoqërisë yjore.

Të flë harkuar me yjet,sikur ti hënë,
me mëndafshin e ngrohur të më përqafosh.
Endërra të bukura të më falësh, si nënë,
agimesh, mëngjesesh kur të më mungosh.

Ndahem nga ti, do më puthësh ballin,
natën që vie do ja lë tjetër kujt radhën...!



(Votes: 2 . Average: 5/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30