Elvira Dones
| Thursday, 05.10.2007, 07:51 PM |  

Elvira Dones
Kam lindur në Durrës (Shqipëri) në 1960. Jam diplomuar në letërsi shqipe e angleze në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Nga viti 1988 deri në 2004 kam jetuar e punuar në Zvicër. Aktualisht jetoj e punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kam shkruar e publikuar në gjuhën shqipe:

DASHURI E HUAJ, roman, shtëpia botuese Çabej, Tiranë 1997
KARDIGAN, roman, shtëpia botuese Çabej, Tiranë 1998
LULE TË GABUARA, vëllim me tregime, shtëpia botuese Onufri, Tiranë 1999
YJET NUK VISHEN KËSHTU, roman, shtëpia botuese Sejko, Elbasan 2000
DITË E BARDHË E FYER, roman, shtëpia botuese Sejko, Elbasan, 2001
I LOVE TOM HANKS (PËRRALLA MODERNE), tregime, shtëpia botuese Sejko, Elbasan, 2002
MË PAS HESHTJA, roman, shtëpia botuese Sejko, Elbasan, 2004

Romanet YJET NUK VISHEN KËSHTU, DITË E BARDHË E FYER e MË PAS HESHTJA janë pjesë e një trilogjie të titulluar "Trilogjia e dhimbjes".

Botuar në gjuhën italiane:

SENZA BAGAGLI (nga origjinali shqip "Dashuri e huaj"), BESA Editrice, Nardò (Lecce), 1998
SOLE BRUCIATO (nga origjinali shqip "Yjet nuk vishen kështu"), Feltrinelli Editore, Milano, 2001

BIANCO GIORNO OFFESO (nga origjinali shqip "Ditë e bardhë e fyer"), Interlinea Edizioni, Novara, 2004

Në gjuhën franceze:

Shtëpia botuese Anne Carrière e Parisit do të botojë së shpejti romanin "Yjet nuk vishen kështu", aktualisht në fazë përkthimi, me titullin SOLEIL BRULÉ.
Fragmente nga vepra të mia, letrare apo esestike, janë botuar në gjuhët angleze, gjermane, rumune.
Krahas krijimtarisë letrare lëvroj punën si gazetare dokumentariste e skenariste filmi.

Gazetari:

Për Televizionin e Zvicrës italiane gjatë vitit 2003 realizova dokumentarin CERCANDO BRUNILDA, 43', (finalist i Çmimit të gazetarisë "Ilaria Alpi 2004").

Po për të njëjtin televizion në pranverë 2004 realizova në malet e Shqipërisë së veriut dokumentarin : "I NGUJUAR (Inchiodato)", 53'.
I NGUJUAR u nderua me çmimin FIPA D'ARGENT në seksionin "Grands Reportages de faits et societé" në Festivalin Ndërkombëtar të Programeve Audiovizive, Biarritz, Francë, janar 2005.

Ndërkohë vazhdoj aktivitetin si publiciste për disa gazeta shqiptare.

Kam shkruar tre skenarë filmash artistikë me metrazh të gjatë:

skenar për filmin SENZA BAGAGLI I ("Dashuri e huaj"), 1998
skenar për filmin SOLE BRUCIATO ("Yjet nuk vishen kështu"), 2003, bashkëprodhim evropian me producentë nga Zvicra, Italia e Franca. Do të drejtohet nga regjisori shqiptar Fatmir Koçi. Xhirimet nuk kanë filluar ende.
skenar në gjuhën italiane per filmin televiziv GUARDIE DI CONFINE, 2004, prodhuar nga Televizioni Zviceran, aktualisht në fazë realizimi.

Po punoj mbi një roman në gjuhën italiane: HANA DELLA GONNA STORTA. Jam në fazën fillestare të punës mbi një vëllim me tregime e një roman në gjuhën shqipe.

Jam anëtare e Shoqatës Zvicerane të Shkrimtarëve (ADS).

Informacioni si dhe nje pjese e krijimeve jane marre tek faqja zyrtare e shkrimtares: www.ElviraDones.com



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •