Ali Asllani
| Monday, 04.02.2007, 01:08 PM |  

Ali Asllani, liriku i madh i poezisë shqipe

Ali Asllani
Ali Asllani është pa dyshim ndër personalitetet më të shquara të poezisë shqiptare, sidomos në vitet pas periudhës së pavarësisë kombëtare e në kohët e vona. Ai hyri në letërsinë shqipe si një rilindas i vonë. Zëri i tij poetik u shfaq i plotë në jetën letrare shqiptare, ne vitet ’20-’30, kur ende shkruanin, Andon Z. Çajupi, Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, Asdreni, Fan S. Noli, Mitrush Kuteli, kur kishin nisur fillesat a krijimtarisë së tyre: Ernest Koliqi, Et’hem Haxhiademi, Ramiz Harxhi, Lasgush Poradeci etj. Në këtë kuadër të përgjithshëm të jetës sonë letrare, poezia e Ali Asllanit shquhet për origjinalitetin dhe autentitetin e zërit të vet. Është një poet i veçantë, një zë tjetër i bukur, që i bashkohet korit të përgjithshëm, poezisë së vërtetë të atëhershme shqiptare. Në atë klime, në atë botë letrare dhe në atë kohë krijoi e jetoi ai. Poezia shqiptare e viteve ’20-’30, përshkohet kryesisht nga motivi patriotik. Duke trashëguar këtë motiv prej Rilindjes Kombëtare, De Radës e Naim Frashrit, pastaj Fishtës e Çajupit, poezia shqiptare frymëzohet prej përpjekjeve të popullit tonë, për çlirim dhe progres demokratik. Është e vështirë të gjesh në atë kohë një poet që nuk e përpunoi motivin patriotik. Ajo që e dallon Ali Asllanin është se ai, motivin patriotik e ka të drejtpërdrejte, domethënë, ai është zëri i atypëratyshëm i ngjarjeve kapitale të historisë së re shqiptare, ngjarje të cilat Ali Asllani (poeti) i përjetoi personalisht dhe thellë, gjë që tronditi ndërgjegjen e tij artistike. Pas botimeve të para në shtypin e kohës, kur ishte nxënës në gjimnazin Zosimea të Janinës dhe student ne Stamboll, në vitin 1914, gjejmë fillesat e tij poetike. Në vjershërimit e para to tij, gjejmë përjetimet djaloshare të fshatit shqiptar sidomos të fshatit Vajze të Vlorës. Ndihet qysh aty lidhja e madhe e krijimtarisë se tij me këngën popullore te Labërisë, që gjithmonë do të përbeje një nga karakteristikat themelore to poezisë se tij. Në fillim të këtij shekulli pas fitores se Revolucionit Xhonturk, ngjarjet në Perandorinë Osmane, në Gadishullin Ballkanik e veçanërisht ne Shqipëri precipitojnë. Nën ndikimin e Ismail Qemalit dhe te klubit shqiptar të Janinës, Ali Asllani u përfshi në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Sipas të dhënave të shtypit të atëhershëm, Ali Asllani ishte njeri ndër përkrahësit më të zjarrtë të Ismail Qemalit dhe nga të parët që u kërcënuan nga qeveritaret osmane me arrestim dhe internim në Alep to Sirise. Ai, pas arratise në Korfuz, përfaqësoi klubin “Bashkimi” të Janinës në Kongresin e Dibrës 1909. Pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, në vitet e Qeverisë së Vlorës, u be bashkëpunëtori i Ismail Qemalit. Në këtë kohe, ashtu si Ismail Qemali, edhe Ali Asllani, si një intelektual poet ka kundërshtarët e vetë. Kështu (më 1914 ai arratiset ne Itali dhe qëndron atje disa kohë. Në mërgimin dhe arratinë në Itali shkruan tanimë, në hapësira të gjera poetike. Njihen 28 poezi të kësaj periudhe, një pjesë janë të botuara në shtypin e atëhershëm të Vlorës si “Shpresa Kombëtare”, “Mbrojtja Kombëtare” dhe disa ruhen në dorëshkrim

Gazeta Vlora 2005-12-02



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •