Zonja Lu
| Friday, 02.02.2007, 01:14 PM |  

Nje dite dola per shetitje,
Afer udhes ne varreza
Pashe nje zonje me shume habitje
Veshur krejt me rrob' te bardhe
Duke i bere veri nje varri,
Qe ti besh veri nje varri
Eshte pune e nje te marri.
Iu afrova.. nje flori
Mrekulli nje bukuri...
Dore e saja vente vinte
Ben veri e ben veri!

E un' teper i cuditur
I them zonjes te me fale
Dhe si gjysem ngushellimi
Peshperita dy- tre fjale
Dhe iu luta te me thoshte
I kujt eshte ky varr i ri
Varr i fresket e i njome
E perse i ben veri?
Zonja kuqet e sterkuqet
Ben te thote e nuk me thote
Nuk me thote asnje pergjigje
Lutja ime vajti kot.

Rrobe e bardhe qe kish veshur
Me tregoi se mbante zi
Sado heshti buze e kuqe
Foli syri saj i zi!
Lem te lutem.. dhe vazhdoi
Perseri e perseri...
Dore e saj s'kish te lodhur
Ben veri e ben veri...

Nuk me ikej nga meraku
Po kur shoh se aty afer
Po ma ben me dore nje grua
Ajo ish nje plake e varfer
E me thote eja e di une
Te rrefej se c'jane ata,
Ate varr e ate grua
Ne me jep disa para!

Edhe une more zoteri
Me keto parate e tua
Shkoj e blej nje nuske nga prifti
Te me zgjatet jeta mua,
Pse ne vendin ton' te dashur
Me fuqirin e florinjve
Edhe jeta blihet shitet
Rrofte magji e prifterinjve!

Tash ajo qe pyesni ju
Eshte zonje e nje poeti
Edhe quhet zonja Lu.
Varri eshte i te shoqit
Ish poet i madh i vendit
Qe peshohej kenge e tija
Me derheme te argjendit!
Burre e grua mish e thua
çift i embel, çift me shije
çift o çift qe ska te dyte
si dy kokerra qershije.

Nje dite burri u semur
Dy plevite ne nje vend
Nje semundje shume e rende
Zonja Lu u prish nga mend
Dhe i thote burrit te saj
Nese mbyllen syte e tu
Une veten do ta vras
Dhe bej be qe ate cast
Me ke prane e me ke pas
Ti ma bere shtratin tim
Kryefron te dashurise
Dhe une varrin tend do ta bej
Shtratin tim te nuserise.

Jo, te lutem-i thote burri
Shume te lutem mos e bej
Mire athere, une do mbetem
Gjithe jeten nje e ve
Jo, te lutem, Luja ime
Mos e bej dhe kete be
Si pra une te duroj
Ne me zente kjo rrebe?
Pra te pakten do te mbyllem
Dhe do rreshkem disa vjet
Jo, te lutem Luja ime,
Eshte e shkurter jete e shkrete.
Vetem prit e ki durim
Sa te thahet varri im.

Tash poeti ra e fjeti
Ra e fjet' per mote jete
Gjeme e madhe qe e gjeti
Zonja Lu therret bertet
Me oi e me oi
Per ate qe benej fli
Nje minute e dy vili!
Ç'me gjet mua,çme gjet mua
Ulurin e zeza grua
U plagos, u shkaterrua
U Plagos e u gjakos
Me bicakun e fildishte
Fije fije beri floket
Cope cope i beri mishte.

Pas dy diteve vjen nje djale
Nje djalosh nje bukurosh
E i thote zonjes Lu
Ti shendoshe e une shendoshe
Ti e une nje cift i embel
Çift i bukur,çift me shije
Çift, o çift qe ska te dyte
Si dy kokerra qershije.

Mirpo zonja eshte besnike
Ka dhene fjalen ka bere be
Sa te thahet varri burrit
Doemos do rrije e ve
Meqe varri eshte ifresket
Eshte i njome e eshte i ri
Qe te thahet shpejt e shpejt
Zonja Lu i ben veri!



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •