Edmond Shallvari
| Saturday, 05.10.2008, 06:48 PM |  

Edmond Shallvari
Edmond Shallvari ka lindur në qytetin e Korçës më 1957. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën Ekonomist për Industrinë. 'E megjithatë...jetojmë!' është libri i parë i tij, me shkrime e kujtime të ndryshme, një pjesë e të cilave janë botuar në shtypin gazetaresk të Korçës. Është larguar nga Shqipëria në vitin 1997, jeton në Selanik, Greqi.

Pak hyrje, per me tej...

Vargu eshte casti, por jo cdo çast merr rrugen e vargut.
Vargu eshte ngacmim shpirteror dhe fizik, por jo cdo ngacmim i tille kthehet ne varg.
Vargu jam une, por une nuk arrij dot te jem i gjithi ne varg.
Me falni nese nuk e kam arritur, sa e si duhet, kete percjellje vargu, tek ju miq lexues.
Lutem dhe uroj te jem nje borxhli korekt, per shlyerjen e kredise tuaj.
  
Edmond Shallvari

Diku… dikë… dikush
Poezi nga Edmond Shallvari

Nga A.Gusho

Shikoj dhe nuk besoj atë që shikoj/
Besoj dhe nuk shikoj atë që besoj.
Duke lexuar këto vargje të Mondit, në dorëshkrim, ndala për një çast dhe i ripërsërita fjalët me mendje. Edhe njëherë. Dhe u mundova t’u marr gjithë kuptimin. Po unë çfarë shikoj, çfarë besoj, çfarë nuk shikoj. E humba fillin...
Në fakt, pasi vazhdova leximin, e kuptova se poezitë e këtij autori, që vjen për herë të parë në shtëpinë tonë botuese, nuk janë lojëra fjalësh. Autori vjen me librin e tij të parë me poezi “Diku… dikë… dikush”, pasi ka kaluar sprovën në prozë. Vjen me poezinë e tij të brishtë, por edhe të fortë njëkohësisht. Në një vëllim si ky autori ka mundur të ngërthejë në vargje të gjitha gjërat që e shqetësojnë në këtë botë, fati i emigrantëve shqiptarë, fati i Shqipërisë, të cilën e la pas viteve ’97 për të emigruar në Greqi, varfëria e njerëzve, edhe shpirtërore, vese që po i marrin frymën shoqërisë së sotme, klasa e mjerë politike.
Me një revoltë sociale autori ngre krye aty-këtu, ironizon, bën sarkazëm, por është edhe meditativ, filozofon për jetën, për të tashmen, për të ardhmen, zhgënjimet, shpresat e pashuara, fatin, të pathënat, iluzionet e jetës...
Poezia “Iluzion jete” është krejt e veçantë, në stil, në përmbajtje. Eshtë befasuese.
U zgjove?/ Shyqyr!/ E shojte gjumin./ Hëngre? Shyqyr!/ E shojte urinë./...Çfarë? prapë nuk ndihesh mirë?/ Asgjë s’paske shojtur, or mik!
Por sa epik shfaqet në disa poezi, aq lirik është Mondi në poezinë e dashurisë, në poezinë e ndjenjës. Është i ndjeshëm dhe i mbushur me përjetime nga më të bukurat, të cilat ua transmeton lexuesve me vargje që s’kanë si mos të ngelen gjatë në mendje.
“S’ka fund për mua pranësia jote/ Sado përqafuar, s’arrij deri në ngopje” (poezia “Pafundësi dashurie”)
“Dhe të preka përtej prekjes
përtej puthjes seç të putha
ndjeva veten përtej vetes
përtej lumturisë ç’u mbusha!” (poezia “Përtej”)

Kopertina e librit me poezi te porsa dale nga enti botues "D.I.J.A. Poradeci"

 



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •