Ujdhesa
| Wednesday, 01.10.2007, 10:37 PM |  

Koha e harroi në kaltrinë e shqetësueme
Nji pjesë të blertë të veprës së vet;
E rrahin pa mëshirë tallazet e tërbueme,
Por ajo krenare vetëm përcjell e pret.

Nji pulëbardhë e lëshueme nga dhimba klith;
N’palcë t’eshtnave nji vullkan ma gjurmon,
Athue n’fole t’ujdhesës zogjt po i kërkon
Apo dashuninë e vet, që për loçkë e lidh.

Ujdhesa veshin e ven në guaca të thata:
Do fosile këndojnë ninulla t’shekujve jetikë,
Sa herë në prehën të bonacës e ven nata.

Dikush e ndezi dritën që njiherë e pat fikë,
Për ta vu përmendore n’oqeane ose në det,
Pa u frigue se do t’shuhet ajo, apo ai vetë.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •