Xixëlloja
| Wednesday, 01.10.2007, 10:39 PM |  

Ti fluturake e pangushllueme n’errësi
Dhe pjesë e diellit tim të plasun,
Ti yll i kallun e në shkamb i rrasun,
Që lind mbas muzgut e bredh në stuhi.

Xixëllojë, eshkë mitare e mendjes time,
Gurrë e ndezun e livadheve të mia;
Xixëllojë, komet që të pret gjithsia –
Frymë e vringllueme, xixë për premtime.

Ti je flakë e fjalës – poezi e shkrueme –
Dalë nga afshi ynë – votër e pikëllimit,
Ti je shpuzë pa plang e mall’ i prendimit.

Ti i ndriçon netët – kangët e harrueme,
E frymëzimin e mban në flatrimin tand,
Që n’qerpik’t e mi tashi digjet gand.
Merimanga
Nji mize n’pritë i dole si cub i vështirë
E kambët ia mblodhe në rrjetën tande.
O, kush nuk ta njeh at’ lojë të pamëshirë,
Eshtnat do t’i mbesin të thamë si krande.

Ti lakmon diellin n’kambë e thonj me i shti,
Me u ba sunduese e natës dhe e ditës.
Kushdi ndonjëherë ata sy a kanë me t’u ngi,
Edhe bardhësinë sikur t’ia marrish dritës.

Je fshehë në nji qoshe me flamur të zi,
Që e ngreh për nder t’viktimave në kalim,
Përherë t’dobëtit n’pritë n’habi tue i pritë.

Merimangë, shoqe e shpirtit e një fisi të zi,
Q’prej teje nji “stoli” tash i mbet trashëgim:
Sot dhe njerëzit po t’i përvetësojnë shprehitë.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  •  
  •