Xixa stralli
| Wednesday, 01.10.2007, 10:42 PM |  

Fundi i një stine në gjethë e bleruar,
Në një shkëmb të murëm kënga zgjuar rri.
Fjalën e panjohur veç një xixë e ndi –
Klithjen e një lumi në det të shkum’zuar.

Fund’ i këngës sonë, fundi ku është vallë?
Fjala e amshuar po merr ngjyrë të diellit.
Ia lamë peng përherë muzgjeve të prillit
Do relikte t’natës, e prapë mbetëm gjallë!

Vallja e qëndresës në nji degë të tharë –
Hap’ i Hamletit në breg të dyshimit…
Përherë do jem fëmijë kërkimtarë të marrë.

Me flamuj të grisur në prag të ngadhënjimit.
Penelopja jonë pret në rudha t’ballit.
Po udhëtojmë prore kah xixa e strallit…


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •