Nëse një ditë
do kthej sytë nga fat i mallkuar
dhe emrin tënd do kem nëpër buzë,
rrugëve do bredh gjith’ duke kërkuar
ëndrrat e rinisë, netëve pa gjumë.
Këtu e përhumbur vegimesh të sjell
në zhgënjim e lot nuk di kë të zgjedh
të vërtetën si vdekja që përgjon zgjuar,
apo ëndrrën harruar mjegullës per tmerr.
Dhe sërish largohem kësaj rruge vetmuar,
me sy që të shuar më kalben në dhe,
marr shpresën me vete përjetë e mërguar
nga toka e dashur - dhimbje që s'vdes!