Elena Gjika
| Saturday, 02.10.2007, 11:33 PM |  

Elena Gjika
(1829 - 1888)

Shkrimtare dhe publiciste përparimtare rumune me origjinë shqiptare. Mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kulturore përparimtare të Evropës si kundërshtare e sundimit despotik monarkik dhe e shtypjes kombëtare. Përkrahu nxehtësisht lëvizjen kombëtare shqiptare, mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar të saj, si: Jeronim De Rada, Dh. Kamarda, Z.Jubani, Zef Serembe, Th. Mitko etj. dhe rrahu mendime për organizimin e lëvizjes kombëtare sidomos në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në një varg studimesh: Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore (La nationalité albanaise d'après les chants populaires, 1866), Shkrimtarët shqiptarë të Italisë Jugore (Les ecrivains albanais del' Italie Méridionale, 1867), Shqiptarët në Rumani (Gli albanesi in Rumenia, 1873) etj., ajo vuri në dukje nëpërmjet këngëve popullore historike luftën shumëshekullore të popullit shqiptar kundër sundimit osman. Në shenjë mirënjohjeje për ndihmesën e dhënë në njohjen e çështjes shqiptare nga opinioni publik botëror, patriotët rilindës dhe arbëreshë të Italisë e të Greqisë i kushtuan librin me titull: Dora d'Istrias-Shqiptarët (A Dora D'Istria-Gli Albanesi, 1870), një përmbledhje vjershash patriotike.



(Votes: 11 . Average: 4/5)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:




  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •