Breshka dhe Kali
| Thursday, 01.11.2007, 12:22 AM |  

Dalëngadalë rrezes malit
doli breshka para kalit
shume ngadalë e përgjunjur
ecte qete dhe turinjtë ulur

kali larte i fuqishëm
ecte shpejte dhe furishëm
kur pa breshkën balle përball
nuk e shkeli e la te gjalle

ndaloj hapin dhe e pyeti
pse këtej ç’e mire te gjeti
por nga frika breshka stepi
kur pa kalin te madh sa plepi

fol o breshk se me vjen keq
s’ecën dot dhe shume po heq
ti je breshke zvarre po hiqesh
as ke frik se mos digjesh

vapë e madhe pyll i dendur
jo rastësisht unë jam gjendur
po te them o kali larte
unë jam breshk dhe s’rri rehat

dalëngadalë dhe ne shtegtim
s’jam e qete dhe ne mërgim
pështy shpesh me helmin tim
nuk jam kalë si ty o trim

unë helmoj me gjuhen plot
s’jam e zonja e s’punoj dot
fame te madhe si breshk kam unë
llomotis e gënjej shume

qe te njihem ane e mbanë
te sinqerte kurrë s’me panë
nen samar unë përgjoj
autorësinë kurrë se pranoje

se jam breshk e me vjen turp
here kafshoje e here unë nduk
s’bëje te mira unë jo kurrë
nga inati digjem furre

dhe njëherë ne një konkurs
vetëm unë mora notë plus
me cilësuan me te mirën
me gëzuan plotësuan dëshirën

ndaj o kalë shume mos u mburr
nuk ka trim jo nuk ka burrë
te me shaj mua si breshk
e trullos e ndez si eshk

se jam breshk e ndyresi
nuk jam kalë si mbahesh ti
s’eci shume por beje dredhia
ku ka helm janë gjurmët e mija

ti o kalë je shume i drejte
thonë se je kafshë e shenjte
dhe ne jete sjell mbarësi
unë helmoj, i mbare je ti

nganjëherë dua te mbrohem
se jam breshk mos diskreditohem
vete mburrem vete lëvdohem
shume naive unë tregohem

breshka shkoje tek nallbani
por me kot si eci plani
kalin donte te imitonte
nuk mendoj se do te pësonte

për tu mbathur sapo hyri
ju drodh trupi i lëvizi syri
kur nallbani gozhdët i nguli
shume thelle sa i iku truri

dhe pastaj kërkoj ndihme
u dëgjua si një oshtimë
dhimbja breshkës nga ulërima
s’janë breshka por paska trima

ja kështu e pësoj breshka
zvarranikja qejfelesha
gjithë jetës helme lëshoje
sa ne funde vete e pësoj

23/07/2005



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •