Lum Lumi
| Friday, 03.02.2007, 01:23 PM |  

A thua eshte dita jote e fundit ne spital
do t'i biem deri ne fund a thua
edhe kesaj dite te lodhur ne oren e familjes.

Nuk te kam share as nuk te kam rene kurre
vetem te kam thene;Ai ne hapsi atje larg jam Une.

Ne jete, ne art vrasesit me te medhenj jane frikacaket.
mjeshteria e tyre; gjuajtja ne gabime, dhelperia.

Ti meso te duash vogelush. Ti meso te ecesh me kembet e tua
mbi te keqen mbi te miren, mendo me koken tende
kurre mos peshtyj ne dashuri, as ne pleh;
Mallkim i fisit.
Shkolla jote antike; te dish te celesh deren e shtepise
ne cdo kohe,
te dish te thuash fjalen kur duhet thene.
Urrejtja eshte me e rende se vrasja.

Me dite me shikon nga krevati i vjeter;spitali teper i vogel
per dhimbjet e tua
per shtate plaget e tua
per ditet, per netet e tua plot klithje.

spitali teper i vogel
i vogel teper spitali
nen te Danubi i thelle e i kalter.
A thua tere jeten do te na vije era jod
semundje , murtaje
do peshtyjme gjak e vrer,
a thua tere jeten t'i dezifektojme plackat, enderrat, fjalet.
A thua edhe kete dite do ta kalojme ne spital.
Te shikoj; ne syrin tend flaka, etja, qielli,
ne syrin tend asnje dredhi, asnje mllef
pastertia e syrit tend me ka perbire te terin.
Ne fund te syrit tend
hap fatin tim te kobshem.
Ai nuk jam Une
Ai nuk je TI
Kush jam, kush je?
Syri yt mbyllet, dhe frengjia ne Kulle.
Poezia me e bukur ende s'eshte shkruar
as do te shkruhet
perderisa zhytesit ende jetojne
Vogelushi im, thellesia mashtron, vetem largon nga e verteta
dhe cdo fund eshte tragjik.
Po c'ka aty poshte ne materie
Miu i Bardhe, antimateria.

Do te vije koha kur do te me hapesh si nje liber
te vjeter psalmesh
kur do te mesoj te ecesh neper pluhurin tim
por koha ecen shpesh here ne shpine te breshkes.

A thua na u sosen fjalet, kenget,
na mundi enderra, udha,
a thua edhe kjo dite po na le me shpirt nder dhembe.

Ti je me i madh, vogelush, me i forte se ky spital
per inat kete dite ta sosim deri ne fund.
Lum Lumi.



(Votes: 1)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •