Nuk kam bere kurrgje per Lumin
| Friday, 03.02.2007, 01:24 PM |  

E pranoj nuk kam qene i qete asnjehere
kam bere njemije e nje te zeza per te jetuar.
e di lagjia e Bajram Currit, e di lagjia e Cullakeve
e kam prishur qetesine kur me eshte pritur
kam thyer dritare kam thyer drunj
kam shterrur kroje
ne pusa te Drinit, sic thote i cmenduri i kodres se henes
kam kercyer nga Ura e Shenjte(mjere ai qe s'ka pasur kurre ne jete nje Ure te Shenjet)
ne fyt kohes i kam mbetur,shihni si shkumbon,
degjoni si turfullon
per shkak te miresjelljes, plehin asnjehere nuk kam nxjerre jashte
Lumin kurre nuk e kam degjuar deri ne fund
fjalen, kengen, vajin s'e kam lene ta kryeje
shpirtin ia kam prure ne maje te hundes
me shantazhe, me kercenime ia kam helmuar femijerine
nenen ia kam share , ia kam share fisin, zotin
per veshi e kam nxjerre nga shkolla, nga loja
neper shtepi e kam ndjekur si i cmendur
E pranoj, Lumi ka shkuar me larg; nuk ka pasur komplekse fare
askujt nuk i eshte perkulur, vete zotyne ka qene
ka thyer dritare me shume se une lule e ka bere ulpianen
me mire e njeh asfalti i nxehte.
kurre nje rruge nuk eshte shtegu te ri
per te Bota nuk ka filluar as nuk ka mbaruar ne Gjakove.
ka qene me koke forte se une, disa here eshte pergjakur
(per te verteten u zura o baba, e nuk e shihja sa kohe)
nuk ka qene i kenaqur me qetesi ne shtepi
te rrije, nje dritare cel vazhdimisht ka kerkuar
pa i rene ne fund kurre nuk ka pasur zakon ta mbylle perrallen
as c'sheh ne enderr te shkruaje, te vizatoje,
aq shume e ka enderruar bukendoren, sa dhembet i ka thyer
neper vjershat kosovarce
me ka dashur me shume se une ate
nuk me ka denoncuar per mall te botes
ajo qe flitet per te nuk eshte e vertete
ne bixhoz asgje nuk ka lene...



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •