Te dashurat e mia
| Friday, 01.12.2007, 04:59 PM |  

Sot
Lexova
Dhe rilexova Homerin
(Iliaden, Odisene)
Koka m’u mbush me imazhe heronjsh
Greko-trojane,
Fytyra,
Gjoksi
M’u cirkos
Me gjak trojanesh, akejsh,
Zjarri i Trojes me percelloi syte,
Helena
Gati me divorcoi me gruan,
Penelopa ra ne dashuri me mua…
Odise dinaku
Odise rivali
Me ngriti
Nje kurth te drunjte,
Nje kurth dinak kali,
Akili
Me thirri ne duel,
(Me mori per Hektorin),
Çirçja
Me kerkoi nje puthje,
Kasandra me tha:
Mos!
Parashikoi kthimin tim ne derr.
Dhe une s’e putha magjistricen
I besova zonjushe Kasandres menjehere.
Shpetova…
S’u tregova diffident si trojanet
Qe s’i besuan per Kalin e drunjte
Per kalin enigma dhe kurth
Si Agamemnoni
S’u tregova mosbesues
Per kurthin vrases
Te gruas kuçke,
Perendeshe
Aferdita
Me beri Parid,
Edhe Helena,
Edhe Penelopa
Me dashuruan me shpirt,
Edhe pse une s’mesova qe s’mesova
Te dashuroja greqisht…


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •