Lekura e qenit I
| Friday, 01.12.2007, 05:31 PM |  

Ti more persiper te behesh prifti im. Keshtu qofte! Po pranoj te rrefehem ne shtepine tende si ne nje tempull.
Rrefimi im me shume do te jete nje histori, nga ato qe njerezit nuk kan me asnje deshire per ti degjuar, u prishin humorin. Me pyete per medalionin dhe mua me duhet te them se ai ka nje histori. Me kete nuk dua te te prish humorin.
Medaljoni i perkiste nenes sime. Ajo vete e kishte trasheguar prej nenes se saj dhe sot asnjera, as tjetra nuk jane me. Ketu nuk ka ndonje gje te vecante, qe te ngjalle interes. Interes nuk ngjallin as vdekja e babait te nenes sime, as ajo e tim eti. Njerezit nuk e cajne me koken. Te gjithe vrapojne si te cmendur, shumica nuk e dine per se dhe per ku, mjafton te vrapojne, te mos mbeten prapa, po mbete prapa je i humbur, kurrkush nuk merakoset per ty, edhe sikur te shohin se po te shqyejne egersirat ne mes te dites, besnike ndaj asaj shprehjes se vjeter sipas se ciles “delen qe ndahet nga tufa e ha ujku”.
Une kam qene gjithe jeten nje dele e ndare nga tufa. Historia e ketij medalioni eshte ajo e deles se ndare perjestesisht nga tufa. Nuk me kujtohet kur e ne c’rrethana ma ka treguar nena per here te pare kete medalion. Me kujtohet vetem nje gje: atehere ne ishim banore te Viles se Shtrigave.
Ne te vertete ajo nuk ishte ndonje vile. Ishte nje ngrehine e vjeter trekateshe me tulla te kuqe, e pasuvatuar, me nje cati tjegullash. As banoret e saj nuk ishin shtrigane apo shtriga. Ishin ca gjallesa te rraces njerezore, por atyre qe i shihnin nga jashte ata u ngjallnin friken e vdekjes. Me kete shpjegohej edhe emri Vila e Shtrigave. Nuk dihej kush e kishte quajtur keshtu, te jashtmit, qe e shihnin nga larg oa gucuar t’i afroheshin., te thuash se ishte nje koloni leprozesh, apo banoret e saj. Qarkullonte dhe nje variant i trete: ky emer, i pranuar nga te dyja palet, ne nje fare menyre qe rrenjosur qyshse dikujt atje, s’dihej se si, i kishte mberritur nje leter ku poshte adresesh, me shkronja te dukshme shenohej, Vila e Shtrigave.
Meqe ra fjala, per sa kohe qendrova ne ate bote te perjashtuar, une nuk mora ndonje leter. Ne fillim sepse nuk dija te shkruaja, pra as dergoja, as merrja letra. Kur mesova te shkruaja, nuk kisha kujt t’i shkruaja. Nena, perkundrazi, ulej dhe shkruante letra. Me shumice. Jo mikeshave, as te afermve. Mikeshat dhe te afermit e kishin braktisur. Letrat e saj i drjetoheshin tim eti, e ky ndodhej ne burg. Une nuk e mbaj mend tim ate. Kur e futen ne burg tim ate kam qene shume e vogel dhe fytyren ia njoh vetem nga fotografite. Me te rralle nena merrte prej tij ndonje pergjigje. Sa here merrte pergjigje, ajo qante. Pastaj ulej ne tryeze dhe shkruante.

Letren e pare nga Vila e Shtrigave nena ia shkruajti tim eti me te mberritur atje. Kjo ndodhi nje pasdite ndaj te ngrysur, pas nje udhetimi ne karrocerine e nje kamioni, ku ishin ngarkuar plackat tona. Nena me kishte thene se do te shkonim per te banuar per ca kohe ne nje qytet tjeter dhe, kur mberritem, e derrmuar nga lodhja, nuk pashe as qytet, as dicka te ngjajshme me qytetin. Makina kishte ndaluar para nje ngrehine rreze nje kodre te zhveshur, perreth nuk kishte as shtepia as dyqane. Tutje ne muzg, shquheshin nje varg pallatesh. Disa te lene pergjysem, disa te braktisur qysh ne themele e ndonje pothuajse i perfunduar por pa dritare, e te gjitha dukeshin si skelete kafshesh te ngordhura. Me vone mesova se atje kishin dashur te ndertonin nje qytet por s’kishin mundur te benin gje tjeter pervec asaj ngrehine te zymte para se cilesh gjendeshim ne.
Me te shkarkuar plackat makina u largua dhe nje cope here te dyja me nenen mbetem me kembe pa ditur c’te benim. Ne katin e siperm te ngrehines levizi nje kanat, dikush nxorri koken ne dritare dhe, njekohesish me kete, para nesh u shfaq nje burre trupmbadh, si te kishte mbire nga dheu. Prita te me pyeste per emrin. Te gjithe burrat qe flisnin me nenen ne pranine time, para se t’i drejtoheshin asaj, me pyesnin si quhesha dhe une kisha nje kenaqesi te lige t’i perbuzja, pa denjuar t’u pergjigjesha, e nena me qortonte, nuk ishte sjellje e edukuar te mos u pergjigjeshe te rriturve kur te drejtonin ndonje pyetje. Burri trupmadh nuk me drejtoi ndonje pyetje. As nuk m’i hodhi syte fare. Me pas Sergei me tha se banoret e viles e quanin Cerber. Sergei me shpjegoi se Cerber ishte emri i nje qeni te frikshem. Se cfare ishte vertet une e mesova vite me vone. Ate mbremje une nuk e njihja Sergein, nuk e kisha degjuar as fjalen Cerber. Por kur burri trupmadh u shfaq befas, une ngriva. Sot do te thosha u hipnotizova. Si nje mi para syve te gjarperit. Ai nuk na pyeti kush ishim, as cfare kerkonim. Ai e priste mberritjen tone. Nxorri nga zhpi nje celes dhe prane nesh u afruan dy burra te tjere, ata qe kishin shkarkuar makinen. Do t’ju ndihmojne te ngjisni plackat larti, tha Cerberi duke i zgjatur celesin nenes. Ne katin e trete. Formalitetet i bejme neser. Sic me tha Sergei, kjo miresjellje i kishte habitur te gjithe. Te Vila e Shtrigave nje priviliegj te tille nuk e kishte gezuar kurrkush.
Cerberi qendori me ne derisa dy te tjeret ngjiten lart dhe karrigen e fundit. Asnje nga banoret e ngrehines, pervec atij qe nxorri koken ne dritare, nuk u be i gjalle. Kur u ngjit lart dhe karrigia e fundit, ishte errur plotesisht. Cerberi u largua duke i kujtuar nenes shprehjen “Formalitetet i bejme neser”. Ajo po me mbante per dore dhe une ndjeva dridhjen e dores se saj. Pastaj, ne dhome, midis rremujes se plackave, mua me erdhi per te qare. Nuk e di perse: nga dridhja e dores se nenes kur Cerberi i kishte thene shprehjen lidhur me formalitetet, nga era e rende qe vinte ne ate dhome me mure te piste, nga buburrecat qe vertiteshin ne dysheme pa u shqetesuar prej nesh, apo nga ndricimi i vdekur i nje llambe elektrike ne tavan. Dicka e turbullt me bente te mendoja se gjithcka po ndodhte me mua dhe me nenen lidhej me tim ate. Ai ishte ne burg dhe ne burg mbylleshin njerezit e keqinj, por im ate nuk ishte njeri i keq. Kur syte zune te me mjergulloheshin, nena ishte ulur prane tryezes ne mes te dhomes dhe po shkruante nen ndricimin e vdekur te llambes. Mendova se po i shkruante babait.

Nena i shkroi tim eti disa letra radhazi por ai nuk iu pergjigj. Pergjigja e pare e tij erdhi pas gjashte muajsh. Ne kete pikepamje, periudhen e qendrimit tim te Vila e Shtrigave une e mas me intervalet e pergjigjeve te tim eti ndaj letrave te nenes. Sic me del tani, morise se letrave te saj, ai i pergjigjej dy here ne vit. Une nuk e dija se nena i ruante pergjigjet e tij. Qe i ruante, e zbulova kur ajo nuk ishte me. I gjeta ne nje kuti, gjithsej shtate cope, te lidhura me fjongo. Nderkaq kisha mesuar te lexoja dhe sigurisht, sapo i gjeta, i lexova. Jane ca letra te shkurtera, te mbyllura ne te njejtin tip zarfi, te shkruara me laps kopjativ, te gjitha me njolla ngjyre vjollce, cka le te kuptosh se, kur i ka lexuar, nan ka qare.
Atyre letrave u jam kthyer shpesh. I di gati permendesh. Mund te them se eshte e njejta leter, te njejtat fjale, i njejti mendim i perseritur oer vite me rradhe dhe ne fund vret mendjen te gjesh se cili ka qene qellimi i tyre, perse jane shkruar ne ate menyre, me nje dykuptimesi mizore, pas intervalash te gjata heshtjeje po aq mizore. Qe im ate duhet ta kete dashur si i cmendur nenen time, kjo kuptohet. Megjithate ai bere cmos per ta fshehe. Dhe nuk i shkruan asgje per veten. Nga ato letra te shkurteranuk merr vesh asgje per jeten e tij ne burg, asnje hollesi sado te vogel, mua nuk me ze ne goje gjekundi, sikur te mos ekzistoja, per Vilen e Shtrigave nuk ben asnje pyetje. Perkundrazi, nentekstet e hidhura jane vazhdimisht te pranishme, te thuash se ka patur nje qellim te vetem: ta bente nenen te vuante. Nese ky ka qene vertet qellimi i tij, ia ka arritur.
Une kisha nje menyre timen per te shpjeguar vuajtjen e nenes. Sipas meje shkaktare te vuajtjes se perheshme te saj ishin meshkujt. Kur nena mori pergjigjen e pare prej tim eti, per mua kishte kaluar nje shekull dhe si bujtese ne Vilen e Shtrigave kisha fituar nje fituar nje pervoje po aq te gjate, shekullore. Fale asaj pervoje, ne pikepamje teorike, per mua nuk kishte me asnje te fshehte lidhur me deshirat qe e benin nje burre ti afrohej nje gruaje. Pra, per mua nuk kishte me asnje te fshehte lidhur me deshirat qe i shtynin burrat ti afroheshin nenes sime dhe c’kerkonin prej saj. Ato kohe, te gjithe meshkujt e botes une i fusja ne kategorine e cerbereve. Perjashtim benin vetem dy prej tyre, te cilet nena i pranonte per ndonje vizite ne shtepi, nese mund te quhet e tille dhoma jone ne Vilen e Shtrigave.
I pari ishte Sokrati i Rrjedhur. Ky qe nje burre plak, i thate, pak i kerrusur, fliste me ze te ulet, banori me i lashte i Viles, i vetmi qe vazhdonte te ndodhej atje qysh prej themelimit te saj. Ate kishin filluar ta therrisnin prej kohesh me emrin e filozofit te lashte dhe prej kohes askush nuk e mbante mend emrin e tij te vertete. Disa talleshin, thoshin se nuk e mbante mend as ai vete, per kete e quanin Sokrati i Rrjedhur. Sokrati, qe nenes nuk i dukej aspak i rrjedhur, cdo mengjes shkonte bashke me tjeret ne nje ferma nja pese kilometra me tutje, tokat e se ciles kufizoheshin nga nje kenete. Shumica e banoreve te rritur te Viles punonin ne arat prane kenetes. Nena ime, ndyshe nga shumica, punonte ne stallat e lopeve, larg kenetes. Shkollat ku ndodheshin femijet e fermes, ku zura te shkoja dhe une, ndodhej edhe me larg, prane ca zyrave perdhese dhe nje ndertese njekateshe, se ciles ia kishin friken te gjithe: strofulla e Cerberit. Me kohe zuri te flitej se nenen time e shihnin te hynte e te dilte atje. Kjo perkoi me ndryshimin e vendit te saj te punes, nga sallat e lopeve, pastruese ne zyrat e fermes. Kur nena mori letren e pare prej tim eti, ajo punonte ende ne stallat e lopeve dhe fjalet sipas se cilave shihej te hynte e te dilte ne strofullen e Cerberit nuk kishin mberritur ne veshin tim. Por une thashe se ajo pranonte per ndonje vizite ne shtepi vetem dy meshkuj. Pas Sokratit te Rrjedhur, mashkulli i dyte ishte Sergei.

Sergein e njoha te nesermen e mberritjes te Vila e Shtrigave. Kur hapa syte, nena po rrinte prane tryezes, te thuash se tere naten kishte qendruar aty, duke i shkruajtur leter babait. Zbehtesia e fytyres se saj me beri t’i bindesha pa fjale per cdo gje. Me kerkoi te ngrihesha dhe une u ngrita. Me kerkoi ta ndiqja nga pas dhe une e ndoqa ne nje kthine ngjitur me dhomen. Ajo me tha te lahesha, vete qendroi jashte: atje nuk mund te futeshin dy vete. Era e qelbur qe clirohej nga banja alla turka m’i ngriti zorret ne gryke por une nuk doja ta merzisja nenen me naze. Sapunisa duart, sapunisa fytyren, u lave dhe gjithnje pa fjale pranova qe ajo te me fshinte me peshqir. Pastaj u ula ne tryeze, ajo me vuri perpara nje pjate ku qene vendosur dy feta buke te lyera me recel dhe megjithese, perseri nuk me hahej, zura te pertypesha derisa i mbarova te dyja fetat. Atehere ajo me tha te mos merzitesha. Sot do te me linte vetem, kishte ca pune per te kryer, po te doja me vone, mund te dilja jashte sa per te marre pak ajer, por ne asnje menyre te mos largohesha. Kur te kthehej, te dyja bashke do te rregullonim dhomen, sendet tona vazhdonin te ishin rremuje, mbi te gjitha me premtoi se do te perpiqej te gjente nje ilac per te zhdukur ato buburrecat e zeza te neveritshme.

Sergein ma zune syte nga dritarja nja nje ore pasi nena kishte humbur ne nje rruge qerresh ne fushetiren qe shtrihej tutje. Ai po luante me dy breshka. Deri ate dite une nuk kisha pare breshke te gjalle. Sergei me shpjegoi se sapo i kishte kapur ne nje ferre duke bere dashuri. Ai me pyeti ne me kishte qelluar te shija si benin dashuri breshkat dhe une ju pergjigja jo, nuk kisha parevdhe iu luta te me lejonte ti prekja me dore. Ai me lejoi, por me kujdes, me tha, po ta marresh ne dora breshka trembet, i shpeton shurra dhe shurra e breshkes eshte e bardhe, te ben pis dhe mban ere te keqe. Si tha keshtu ai me beri nje pyetje te papritur. Ai pyeti perse na kishin sjelle ketu dhe une u hutova. Nuk e di, i thashe, por ndoshta per shkak te babait, babai im ndodhet ne burg e kjo duhet te jete nje gje shume e keqe. Ndersa une, tha Sergei, ndodhem ketu prej nenes, nena ime eshte ruse dhe ne, dua te them babane dhe Romeon, vellane tim te madh, na sollen ketu pak koha pasi ate e futen ne burg, kur une isha shume i vogel, s’kisha filluar te shkoja ne shkolle ende. Tani hyj ne klase te katert, por emri me prish pune. Me quajne Sergei. Djemte me largohen per shkak te emrit e gati pernate i lutem babait te ma ndryshoje, te gjithe me quajne djali i spiunes sovjetike. Mua me quajne Lori, i shpjegova, sivjet futem ne klase te pare. Sa per emrin nuk e di, eshte shqiptar spo sovjetik.

Nuk ishte sovjetik, ma shpejgoi nena ate mbremje. Mesova dhe dicka qe nuk e dija. Emri im ishte shkurtim i emrit te nenes. Kishte qene deshira e tim eti te me quanin me shkurtimin e emrit te nenes. Te gjitha keto desha t’ia tregoja te nesermen Sergeit. Te nesermen une kreva te njejtat veprime mengjesore, i hengra te dyja fetat e bukes me recel, qendrova ne dritare derisa nena humbi ne rrugen e qerreve ne fushetire dhe prita qe poshte te shfaqej Sergei me breshkat. Ai u shfaq por pa breshkat. Ne vend te tyre kishte nje kuti te vogel prej kartoni, e brenda kutise, dy zhuzhage. Kur une zbrita poshte, ai sapo kishte lidhur ne kemben e njerit prej tyre nje fije peri. Desha ta pyesja se ku i kishte gjetur ata zhuzhake. Nuk e pyeta. Pata frike se mos thoshte se i kishte kapur duke bere dashuri. Mos me pyeste nese kisha pare ndonjehere zhuzhake duke bere dashuri. Dhe kesaj rradhe, per te mos u trguar e paditur do ta genjeja, do ti thosha po, ndonese e verteta ishte ndryshe, deri ate dite une nuk kisha pare zhuzhake as duke bere, as duke mos bere dashuri. Ne vend te kesaj iu luta prapa te me lejonte t’i prekja me dore. Sokrati i Rrjedhur mberriti prane nesh kur Sergei me lejoji te zhuzhakun e lidhur, e ai hapi krahet, deshi te fluturonte, dhe vertet fluturoi, por nuk shkoi larg, Sergei e mbante ne anen tjeter te fillit. Sokrati i Rrjedhur e perfshiu me nje veshtrim te eger. Iu afrua, ai rrembeu fillin nga dora, nje cope here u mor me zgjidhjen e peritne kemben e zhuzhakut e meqe nuk po e zgjidhte dot, m’u drejtua mua: zgjidhe, me urdehroi me nje ze qe nuk linte shteg per kundershtim, dhe une bera sic me tha, e zgjidha, e zhuzhaku fluturoi, u zhduk tutje, sic u zhduk dhe tjetri sapo plaku e vuri ne pellemben e dores dhe i fryu. Pastaj na tundi gishtin qortueshem, na ktheu krahet u largua dhe une mbeta e shtangur, nuk e kuptova perse ma tundi gishtin pikerisht mua.

E ndjej dhe sot e kesaj dite veshtrimin e tij. Si nje qortim nga nje bote e vdekur. Zakonisht ai vinte ne shtepine tone mbremjeve. Ne e kuptonim nga menyra e trokitjes, tri goditje te lehta. Une ngutesha te shkoja te hapja deren dhe ne kuadrat shfaqej fytyra e tij me nje mjekerr te thinjur e te parruar. Nena i nxirrte raki ne nje gote kristali. Ai pinte ngadale, nuk e kalonte kurre nje gote. Mua me dukej se me shume i kenaqej gotes se kristalte, qe e mbante dhe e rrotullonte neper duar, si nje relike te nje jete te dikurshme, sesa rakise. Ai nuk i nderpreu vizitat dhe kur nenen e braktisen te gjithe, sidomos grate e Viles, me te cilat hynte e dilte ndonjehere. Nenen e merzisnin bisedat, ajo pelqente te rrinte mbyllur ne dhome. Dhe pinte. Ne raste te tilla kushdo te trokiste, ne nuk e hapnim deren. Nuk e di nga e moren vesh grate e Viles qe ajo pinte, megjithate vazhdonin t’i benin vizite, sic u shkonte dhe ajo. Ate e bojkotuan kur u hap fjala se po shihej te hynte e te dilte te strofulla e Cerberit, por kjo ndodhi me vone, kur une shkoja ne shkolle. E ketu eshte vendi te pohoj mekatin me te madh te jetes sime, ato kohe une e urreja nenen. Tani me del gjumi naten, nje makth me shtrengon per fyti: me duket sikur bej pjese dhe une ne turmen qe e coi ate drejt vdekjes.

Perpiqem shpesh t’i gjej nje shpjegim urrejtjes sime te athershme. Mirepo spiralja e arsyetimit me fut ne nje rruge pa krye. Gjithcka duhet te kete nisur kur une kuptova se gjerat e kesaj bote nk po me benin me pershtypje dhe kete e lidhe me nje mbremje te nxehte. Nena nuk gjeti dot kurre nje ilac per buburrecat, ato vazhdonin te vertiteshin neper dhome sovrane. Nen driten e vdekur te llambes elektrike nena rrinte ne kembe ne mes te dhomes, me nje vrastare ne dore, pergjonte buburrecat, sapo shfaqej ndonje i sulej, e vriste, qellonte qe nuk e vriste. Edhe po te vriste ndonje, ato nuk zhdukeshin, dilnin nga rrezat si nje kaloresi e zeze dhe ajo nevrikosej, sidomos me mua. Prej kohesh une nuk e ndihmoja me ne luften kunder buburrecave. Ata nuk me shqetesonin, ishin banore te asaj dhome po aq sa ne dhe ne nuk ndryshonim shume nga buburrecat. Pikesrisht ate mbremje te nxehte, kur nena ishte bere nervoze nga buburrecat, po ndoshta me shuma nga une, ne dere u ndien trokitjet e Sokratit te Rrjedhur. Vrapova te hapja deren. Nena e nderpreu betejen, e ftoi te sapo ardhurin te ulej dhe i nxorri raki me goten e kristalte.

S’mund te them nese Sokrati i Rrjedhur ia tregoi nenes fundin e babait te saj ate mbremje. Mundet t’ia kishte treguar me pare, mundet t’ia kete treguar me vone, nje mbremje tjeter. Por mua me kujtohet qarte se ndodhi ne nje mbremje te nxehte pavaresisht se kur, qe nje histori te cilen nenen e beri te qante, mua me la indiferente, ndonese fjala ishte per gjyshin tim. Se kush ishte gjyshi im nga nena e kuptova me vone. Hija e tij me ka ndjekur nga pas qysh nga ajo mbremje e nxehte e femijerise ne Vilen e Shtrigave, kur nga goja e Sokratit te Rrjedhur mesova fundin e tij. Nena nuk me kishte folur kurre per te. Deri atehere une njihja gjyshen nga babai, por ajo ndodhej larg, ne qytetin M. Ne nuk mund te shkonim tek ajo, as ajo nuk mund te vinte te ne. Sa per gjyshin dhe gjyshen nga nena, ata kishin vdekur, vetem kaq dija. Dhe u habita kur nga goja e Sokratit te Rrjedhur degjova gjyshi im nuk paskej vdekur.

Po rrija shtrire ne kanape. Nuk e kisha mendjen fort te biseda e tyre, ja ngaqe nxehtesia mbytese e mbremjes nuk me lejonte te perqendrohesha, ja ngaqe me terhiqnin me shume buburrecat. Ato shfaqeshin ne qoshet e erreta, ne fillim te druajtura, tere vigjilence. Pastaj u dilte frika, nuk u kanosej ndonje rrezik, e shihnin, dhe vraponin tere hare nga nje qoshe e dhomes ne tjetren, dhe une prishja me kureshtje nese do te ciftezoheshin, me kishte rastisur te shihja buburreca te ciftezuara, duke bere dashuri, do te thoshte Sergei. Me ne fund syte me zune dy prej tyre prane njeri tjetrit, te palevizshem, si te ngrodhur dhe ate cast Sokrati i rrjedhur tha dicka qe me terhoqi vemendjen. Ai tha se gjyshin tim e kishin vrare me urdher te Hadit. Nuk e di, me beri shume pershtypje me shume pershtypje fakti qe gjyshin e kishin vrare, apo emri Had, i shqiptuar prej vizitorit neper dhembe, me ze te ulet. Pa i shqitur syte nga buburrecat, ia vura veshin bisedes. Une kam qene deshmitar i krimit, vazhdoi Sokrati i Rrjedhur, isha i shtruar ne spitalin e burgut ne te njejten kohe me te. Kurohej nga veshkat por betohem se gjendja e tij nuk kishte arritur piken e fundit. Ate e vrane me nje injeksion, e ai u perpelit pa i ardhur ne ndihme askush, asnje mjek nuk u gjend ta shihte kur perpelitej ne agonine e vuajtjeve derisa dha shpirt dhe u hap fjala se kishte vdekur nga nje krize azotemie. Genjeshtra! Hadi nuk mund te flinte i qete pa e pare ate te vdekur. Ai vagabond keshtu i zhduku te gjithe, njeri pas tjetrit, sic me mban dhe mua te mbyllur ne kete humbetire ku me eshte harruar dhe emri. Tet eti se paku i ka mbetur emri.

Duket nena nuk u ngushellua qe babait te saj i kishte mbetur emri. Ate e mbyti denesa. Ajo tha se dicka te tille e kishte degjuar, por jo nga deshmitare okulare. Ajo shtoi se ato kohe kishte qene e vogel. Ja, verejti duke shikuar nga une, sa Lori, dhe ndodhesha ne te njejtat rrethana si tani, ne nje grope midis dy malesh. Kur nena veshtroi nga une pata nje ngasje te ngrihesha. Te shkoja tek ajo, t’i thosha se me vinte keq per te gjitha. Per gjyshin qe e kishin vrare ne spitalin e burgut. Per ate vete qe ne moshen time kishte jetuar ne nje grope mes dy malesh. Ta pyesja nese ajo se paku e kishte njohur te atin para se ta vrisnin. Une per vete nuk e mbaja mend tim ate, fytyren ia njihja vetem nga fotografite dhe, sidoqofte, ajo nuk duhej te qante tani, sic nuk po me vinte per te qare mua, ndonese im ate ndodhej ne burg dhe kisha afersisht te njejtat arsye per te qare. Nuk leviza. Syte me vajten te buburrecat, ato nderkaq ishin ciftezuar dhe mendja ime u shperqendrua. Buburrecat ciftezoheshin si breshkat. Si buajt. Nje dite kisha vajtur me Sergein nga keneta te gjenim fole me veze rosash te egra dhe ne vend te tyre zbuluam dy buaj te ciftezuar. Bualli ishte trupmadh, buallica trupvogel. Une u tmerrova nga pamja qe mu shfaq para syve. M’u duk sikur bualli i ngritur mbi dy kembet e prapme dhe dy te perparmet mbi trupin e buallicesi me ca levizje te shemtuara dhe koken qe mezi e mbante perpjete, do ta shtypte nen vete buallicen. Do ta zhyste ne kenete. Mirepo buallica nuk bente asnje perpjekje per te shpetuar, ajo rrinte pa levizur, e lejonte buallin te bente c’te donte, ndersa Sergei kenaqej duke i veshtruar, dhe zuri te leshonte ca klithma. Pata frike se ne ate dalldi ai do te bente me mua ate qe po bente bualli me buallicen. E trembur ua mbatha, u ktheva ne shtepi me nje fryme duke vrapuar neper fushetire, me pamjen e buajve qe nuk me shqitej dhe friken e paprovuar ndonjehere nga dalldia e Sergeit.



(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •