Franco Esposito
| Monday, 02.12.2007, 07:17 PM |  

Prezentim

Qetësisht i tronditur për mrekullitë dhe ligësitë e botës, Franco Esposito, me këtë përmbledhje të fundit bën, njerëzisht e për pasojë edhe letrarisht një hap të rëndësishëm përpara: janë këto vargjet e pjekurisë së tij, të një lidhjeje me ngohtësinë e bardhë në mes të bjeshkëve arbëreshe, ku ka lindur dhe pjesërisht është rritur, dhe lago Maggiore, Stresës ku jeton dhe boton që nga viti 1979 “Microprovincia”-n, revistën jehonëdhënëse të Rosminit, Continit, Reboras, Sinigaglias, Chiaras, Serenit, Emanuelit dhe heronjëve të tjerë tashmë mitikë apo në rrugën e mitizimit. Është sikur në Homerin e Verbër, Sibari i mrekullueshëm i kujtimeve të para, me greqitetin e tij akeas të shkrihej nga shkaku i një gjesti magjie, pa humbur as edhe një grimë nga profili i tij i dendur, në pejsazhin e hijëzuar liqenor të Veriut, duke bashkëjetuar me të.
Poeti është liqenizuar, por ngelet në shkrimet e tij ai realitet jonik i shtresuar, i injektuar në ujëra të tjera dhe të ndryshme, megjithëse edhe këto amniotike dhe placentare, të shëndrruara në gjak dhe linfë të re. Hijëzimet mjegullore të liqenit e kanë shtrënguar t’a mprehë vështrimin ashtu si edhe verbësia e Homerit, e përmendur prerazi që nga titulli, dhe që përmendet shpesh në disa poezi, kishte shtrënguar rapsodin enigmatik të përdorte një sy tjetër, dhuratë perëndish, me të cilën depërtonte në fshehtësitë e qiellit dhe tokës.
I mëdyshur në mes të dorëzimit dhe kundërshtimit drejtë asaj që na japin ditët tona, Esposito i komponon këto dy qëndrime në një realitet të tij lehtësisht të imagjinuar, prej një të huaji në Atdhe. Nëse ebreu Chagall i bënte të fluturojnë violinistët e tij, Franco Esposito u jep krihë vajzave që i do tepër:

“Femrat flokëgjatë gjiforta
e lënë erën të flasën, fluturojnë lartë
drejtë shtertërve të shkujdesur…”


Karakteri i veçantë i këtij libri është një tendencë harmonizuese ndonëse në kohë të një”kanibalizmi” letrar fluturak, dhe subeksperimenteve të tjera. Autori i jep vetes të drejtën të mos përgjigjet sinqerisht, si shumë poetë të ri, të mos ketë baballarë poetikë, por i bën të qarta disa detyrime ndaj poezisë së madhe të këtij shekulli dhe kërkon para amoralitetit të shëndrruar në rregull sjelljeje një të drejtë për indinjim:

“Vrapojmë nëpër asfalte
të lëmuar nga urrejtja dhe vdekja, ndërsa milingonat
vrapojnë të pijnë gjakun tonë.Homeri i verbër.”


Në dërrasën e zezë të mbushur me shenja të një civilizimi pagan të hershëm, gërshetohen ato të një pietas kristiane që përmbushë kalimin, në Letër një mikeshe, nga i verbëti i madh i Iliadës në të verbëtin e Gjericos. E kaluara, në dukje e papërsëritshme, futet në të tashmen, bashkëjeton ngushtë me të, perënditë e së kaluarës me miqtë e afërt, të lidhur nga një ndjenjë dashurie e ankthtë.
Ta bëj që të ndikoj në vetëdije, një fakt jo i vogël ky, këtë poezi, janë shumë pyetje të fshehura dhe të drejtëpërdrejta pa u thirrur në retorikën e fjalisë pyetësore. Homeri, pasi që është lënë t’i bie heksametri, i veshur me rrobat një njeriu të ditëve tona, i ulur në një bar të Lisbonës si Pessoa apo të Stresës-kafe Gjigji, i pranishëm në këto vargje-si Franco Esposito, vazhdon të shkruajë në fletë të vlefshme fatet e botës, ashtu siç ai i verbëti i rremë, me ndonjë fërgëllim, i sheh.

Carlo Della Corte - Perkthyer nga Diamant Abrashi, i cili ka perkthyer te gjitha poezite qe kemi zgjedhur per faqen tone.


(Votes: 0)

Write Your Comment
Your Name:
Your Email:
Security Code:
Title:
Comment:

Other news:



  • Su
  • Mo
  • Tu
  • We
  • Th
  • Fr
  • Sa
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •